Dieta për sëmundjen kronike të veshkave (CDK)

Dieta për sëmundjen kronike të veshkave (CDK)

Ju keni nevojë për një regjim ushqimor të shëndetshëm kur jeni të prekur nga sëmundja kronike e veshkave (CDK). Të kujdeseni për të cfarë hani ose pini, do t’ju ndihmojë të qëndroni më të shëndetshëm. Ky informacion është për njerëzit të cilët janë të diagnostikuar me sëmundjen e veshkave por nuk po bëjnë dializë.  Ky informacion duhet të përdoret si guidë bazike. Cdokush është i ndryshëm dhe cdo trup ka nevoja të ndryshme nutricionale.

Pse një plan ushqimor është i rëndësishëm?

Ajo cfarë hani dhe pini ndikon në shëndetin tuaj. Të qëndroni në peshë stabël dhe të hani një dietë të balancuar me pak kripë e pak yndyrë, mund t’ju ndihmojë të kontrolloni presionin e gjakut. Nëse keni diabet, ju mund të kontrolloni sheqerin në gjak duke zgjedhur me kujdes cfarë hani dhe cfarë pini. Të kontrolloni presionin e lartë të gjakut dhe diabetin mund t’ju ndihmojë që të parandaloni përkeqësimin e sëmundjes së veshkave.  Një regjim ushqimor i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të mbroni veshkat tuaja nga dëmtimi i mëtejshëm.

Bazat e një diete të shëndetshme:
Duhet të jeni shumë të vemëndshëm në sasinë e nutrientëve që po merrni:
-Kalori
-Proteina
-Yndyrna
-Karbohidrate

Në etiketë mund të gjeni seksionin e fakteve të nutrientëve. Në këtë mënyrë do të orientoheni sesa proteina, karbohidrate, kalori dhe kripë po merrni. Disa nga pikat kyce që duhet të shikoni me kujdes përfshijnë:

Kaloritë
Trupi juaj merr energji nga kaloritë që ju hani ose pini. Kaloritë vijnë nga proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat në dietën tuaj. Se sa shumë kalori keni nevojë varet nga mosha juaj, gjinia,  pesha dhe niveli i aktivitetit fizik. Disa njerëz duhet të limitojnë kaloritë që marrin. Të tjerë mund të kenë nevojë për më shumë kalori. Por me ndihmën e mjekut dhe dietologes mund të kuptoni sesa për sa kalori keni nevojë.

Proteina
Proteina është një nga “blloqet ndërtuese” të trupit tuaj. Trupi juaj ka nevojë për proteina të rritet, të shërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm. Nëse merrni sasi të pakët proteinash mund të shkaktojë që lëkura, flokët tuaj dhe thonjtë të jenë të dobët. Por edhe të merrni një sasi të tepërt proteinash mund të jetë një problem. Për të qëndruar të shëndetshëm dhe të ndiheni më mirë, ju duhet të konsumoni një sasi të përshtatshme proteinash. Sasia e proteinave varet nga pesha, niveli i aktivitetit fizik dhe shqetësimet shëndetësore. Disa doktorë rekomandojnë që njerëzit me sëmundje veshke duhet të limitojnë proteinat ose të ndryshojnë burimin e proteinave. Kjo sepse një dietë e pasur në proteina mund të bëjë që veshkat të punojnë më fort dhe mund të shkaktojë më shumë dëm. Duhet të konsultoheni me mjekun se cila është sasia e duhur e proteinave që duhet të merrni dhe cilat janë burimet më të mira proteinike. Mbani mend që edhe pse një ushqim mund të jetë në sasi të limituara proteinash, nuk është e shëndetshme të konsumohet në sasi të larta.
Ushqime me përmbajtje të ulët proteinike:
-Buka
-Frutat
-Perimet
-Makaronat dhe orizi

Ushqimet më përmbajtje të lartë proteinike:
-Mishi i kuq
-Peshku
-Vezët
-Mish shpendësh

Karbohidratet
Karbohidratet janë lloji më i thjeshtë i energjisë që trupi mund të përdorë. Burimet e shëndetshme të karbohidrateve përfshijnë frutat dhe perimet. Burimet e pashëndetshme të karbohidrateve përfshijnë sheqerin, mjaltin, pijet e gazuara dhe pijet me sheqer. Disa karbohidrate janë të pasura në kalium dhe fosfor, të cilat mund të duhet t’i limitoni bazuar në fazën që sëmundja juaj e veshkave ndodhet.

Yndyra
Ju keni nevojë për disa yndyrna që të qëndroni të shëndetshëm.Yndyra ju jep energji dhe ju ndihmon të përdorni disa vitamina në trupin tuaj. Por një sasi e lartë yndyre mund të cojë në shtim peshe dhe sëmundje zemre. Mundohuni të limitoni yndyrën në regjimin tuaj ushqimor dhe zgjidhni yndyrna të shëndetshme.
Yndyrnat e pangopura ose yndyrnat “e mira” përfshijnë:
-Vaj ulliri
-Vaj kikiriku
-Vaj misri
Yndyrnat e pangopura mund të ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit. Nëse doni të shtoni në peshë, mundohuni të hani më shumë yndyrna të pangopura. Nëse doni të humbni peshë, limitojini. Një sasi e tepërt e yndyrnave të pangopura mund të shkaktojë probleme. Yndyra e ngopur mund të rrisë nivelin e kolesterolit si dhe të rrisë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Shembuj të yndyrnave të ngopura përfshijnë:
-Gjalpin
-Mishrat etj.

Limitoni yndyrnat e ngopura dhe në vend të tyre zgjidhni yndyrna të pangopura. Të hiqni dhjamin nga mishi dhe lëkurën nga pula, mund t’ju ndihmojë të limitoni yndyrnat e ngopura. Ju duhet të shmangni yndyrnat trans. Kjo lloj yndyre rrit kolesterolin LDL dhe ul nivelin e kolesterolit të mirë (LDL). Kur kjo ndodh, ka më shumë gjasa të prekeni nga sëmundjet e zemrës, të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave.

Kripa
Kripa është një mineral që gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet. Një sasi e lartë kripe mund t’ju bëjë të ndiheni të etur, e si pasojë ju con në ënjtje dhe rrit presionin e gjakut. Kjo mund të dëmtojë veshkat tuaja dhe të bëjë zemrën të punojë më fort.
Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të qëndruar të shëndetshëm është të limitoni kripën që konsumoni. Disa këshilla:
-Mos shtoni kripë në ushqimin tuaj kur gatuani ose hani. Mundohuni të gatuani me erëza të freskëta, lëng limoni etj.
-Zgjidhni perime të freskëta në vend të atyre të konservuara.
-Shmangni ushqimet e procesuara si proshuta, salcicet etj.
-Konsumoni me shumë fruta dhe perime.
-Shmangni supat e konservuara që kanë përmbajtje të larta kripe.
-Shmangni ushqimet me shumë kripë si turshitë.
Kujdes! Kini kujdes me zvëndësuesit e kripës dhe ushqimet me “kripë të reduktuar” Shumë zvëndësues kripe kanë përmbajtje të lartë kaliumi. Një sasi e lartë kaliumi mund të jetë e rrezikshme nëse keni sëmundje veshke.

Porcionet
Të zgjidhni ushqime të shëndetshme është një fillim i mbarë, por të konsumoni shumë porcione, madje edhe ushqime të shëndetshme, mund të jetë një problem. Një pjesë e rëndësishme e dietës së shëndetshme është kontrolli i porcioneve. Hani ngadalë dhe ndaloni së ngrëni kur nuk jeni më të uritur. Nevojitet rreth 20 minuta që stomaku t’i thotë trurit tuaj që ju jeni të ngopur. Nëse hani shumë shpejt, ju mund të hani më shumë sesa keni nevojë. Shmangni konsumin e ushqimit kur jeni duke parë televizor ose po ngisni makinën. Kur nuk jeni të përqëndruar, ju nuk e kuptoni sa shumë hani. Kontrolli i porcioneve është një pjesë e rëndësishme e regjimit ushqimor.

Pse regjimi ushqimor është i rëndësishëm?
Kur veshkat tuaja nuk po punojnë si duhet, mbetjet dhe lëngjet grumbullohen në trupin tuaj. Me kalimin e kohës, mbetjet dhe lëngjet e tepërta mund të shkaktojnë probleme me zemrën, kockat dhe zemrën. Një plan ushqimor i shëndetshëm ju udhëzon sesa minerale dhe lëngje duhet të merrni.  Kjo ndikon që të mos ketë grumbullime lëngjesh që shkaktojnë probleme në organizëm. Se sa strikt duhet të jetë plani juaj, varet nga faza e sëmundjes së veshkave. Në fazat e hershme të sëmundjes së veshkave, ju mund të keni pak limitime në atë cfarë hani ose pini. Nëse sëmundja juaj përkeqësohet, doktori juaj mund t’ju rekomandojë të limitoni:
-Kaliumin
-Fosforin
-Lëngjet
-Kaliumin
Kaliumi është një mineral që gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet. Trupi juaj ka nevojë për kalium, që të vendosë muskujt në punë, por shumë kalium mund të jetë e rrezikshme. Kur veshkat tuaja nuk po funksionojnë si duhet, nivelet e kaliumit mund të jenë shumë të larta ose shumë të ulëta. Sasi të tilla mund të cojnë në probleme me muskujt, probleme me zemrën dhe dobësi të muskujve. Nëse keni sëmundje veshkash, duhet të limitoni sasinë e muskujve që merrni.

Ushqime me përmbajtje të ulët kaliumi

-Mollë, rrush, ananas dhe luleshtrydhe
-Lulelakër, qepë, speca, rrepa, lakër
-Pite, tortilla dhe bukë e bardhë
-Mish pule, oriz i bardhë

Ushqime me përmbajtje të lartë kaliumi
-Avokado, banane, portokall, kumbull dhe rrush të thatë
-Articokë, kungull dimri, spinaq, patate dhe domate
-Granola

Fosfori
Fosfori është një mineral që gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet. Funksionon me kalciumin dhe Vitaminën  D për t’i mbajtur kockat tuaja të shëndetshme. Veshkat e shëndetshme mbajnë sasinë e duhur të fosforit në trupin tuaj. Kur veshkat tuaja nuk funksionojnë si duhet, fosfori mund të grumbullohet në gjakun tuaj. Një sasi e lartë fosfori në gjak, mund të çojë që kockat të thyhen lehtësisht.  Shumë njerëz me sëmundje veshke mund të kenë nevojë të limitojnë fosforin. Flisni me doktorin tuaj.

Ushqime me përmbajtje të ulët fosfori
-Drithëra
-Kokoshka pa kripë
-Disa soda dhe lemonada te lehta

Ushqime me përmbajtje të lartë fosfori
Bukë me drithëra të plota
-Tërshërë
-Arra dhe fara luledielli
-Kola

Lëngjet
Ju mund të keni nevojë për ujë që të jetoni, por kur keni sëmundje veshkash, ju mund të mos keni nevojë për aq shumë. Kjo sepse veshkat e dëmtuara, nuk heqin tutje lëngjet e tepërta ashtu sic duhet të bënin normalisht. Shumë lëngje në trupin tuaj mund të jenë të rrezikshme. Mund të shkaktohet presion i lartë gjaku, ënjtje dhe probleme me zemrën. Gjithashtu lëngjet e tepërta mund të ndërtohen rreth veshkave tuaja dhe mund të vështirësojnë frymëmarrjen. Në varësi të fazës së sëmundjes së veshkave dhe trajtimit tuaj, doktori juaj mund të rekomandojë të limitoni lëngjet. Nëse doktori juaj jua thotë këtë, ju duhet të limitoni sasinë, edhe të prej disa ushqimeve që përmbajnë ujë. Shumë fruta dhe perime kanë sasi të larta uji gjithashtu.

Shqetësime që mund të shfaqen nga dieta
Vitamina
Të ndiqni një dietë të tillë, mund ta bëjë të vështirë për ju të merrni vitaminat dhe mineralet që keni nevojë. Doktori juaj gjithashtu mund të sugjerojë një vitaminë speciale D, acid folik ose pilule hekuri, për të parandaluar disa nga efektet anësore të sëmundjes së veshkave, si sëmundja e kockave dhe anemia. Multi-vitaminat mund të mos jenë të shëndetshme, nëse keni sëmundje veshkash. Ato kanë një sasi të lartë të një vitamine të caktuar dhe shumë pak nga të tjera. Doktori juaj do t’ju sugjerojë vitaminat  e duhura për ju.
Kujdes! Flisni me mjekun tuaj, për vitaminat, suplementet dhe mjekimet që po merrni. Disa  mund të shkaktojnë shumë dëme në veshkat tuaja ose të shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore.

error: Nuk lejohet kopjimi!