Dieta mesdhetare është më e mira në botë, 7 arsye për t’ju bindur!

Dieta mesdhetare është më e mira në botë, 7 arsye për t’ju bindur!

Një dietë e cila është e pasur në fruta dhe perime, yndyrna të shëndetshme dhe drithëra mund të zvogëlojë riskun për disa probleme shëndetësore. Veç të tjerash është dhe shumë e shijshme. Ndihmon mbajtjen e peshës në kontroll, ka shumë benefite për trurin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon për të jetuar më gjatë. Ja 7 mënyra sesi dieta mesdhetare i bën mirë shëndetit tonë.

 

  • Lufton inflamacionin – Peshqit e pasur me acide yndyrore omega 3 si salmoni, sardelet, etj, janë shumë efektivë për të reduktuar inflamacionin.
  • Tonifikon lëkurën – Acidet yndyrore omega 3 të gjendur tek peshqit ndihmojnë për të mbajtur qelizat e lëkurës të forta dhe elastike.
  • Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve – Një përbërës i gjendur tek vaji i ullirit i cili quhet oleocanthal ka të njëjtin efekt me analgjezikët si ibuprofeni e aspirina.
  • Redukton riskun e kancerit – Një dietë mesdhetare mund të reduktojë riskun e kancerit të mitrës dhe të gjirit.
  • Mbron zemrën – Dihet tashmë që dieta mesdhetare është miqësore me shëndetin kardiovaskular, por sipas një studimi të ri, gratë që ushqehen sipas dietës mesdhetare përfaqësojnë një risk 25% më të ulët ndaj sëmundjeve të zermës. Në harkun kohor të 12 viteve, hulumtuesit kanë studiduar më shumë se 25 000 gra që ushqehen sipas një regjimi me bazë bimët, yndyrat e shëndetshme dhe vaj ulliri (dhe e ulët në mish dhe sheqerna) dhe kanë zbuluar se ky stil ushqyerjeje i cili redukton inflamacionin, zvogëlon riskun e sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Mban trurin në formë – Ushqimet e pasura në antioksidantë si arrat dhe vaji i ullirit mund të ndimojnë vonesën e shfaqjes së problemeve mendore.
  • Ndihmon për të jetuar më gjatë – Efektet antioksdiuese dhe anti-inflamatore të frutave, perimeve dhe vajit të ullirit ndihmojnë për të luftuar dëmtimet e shkaktuara nga oksidimet të lidhura ngushtësisht me plakjen.
error: Nuk lejohet kopjimi!