Dieta e sindromës nefrotike

Dieta e sindromës nefrotike

Sindroma nefrotike është një çrregullim i veshkave ku trupi lëshon më shumë proteinë në urinë. Kjo redukton sasinë e proteinës në gjakun tuaj dhe ndikon në mënyrën se si trupi juaj balancon ujin.
Dieta nuk shkakton sindromën nefrotike, por ajo cfarë hani mund të përkeqësojë simptomat dhe të shkaktojë komplikacione të tjera, si presioni i lartë i gjakut, insuficensë renale dhe rritja e yndyrës në gjak.

Si dieta ndikon në sindromën nefrotike?
Ndryshimi i regjimit ushqimor është thelbësore për të shmangur dëmtimin e veshkave. Për shkak se ky crregullim rezulton nga humbja e proteinave, disa njerë mund të rikuperojnë këtë humbje duke konsumuar një dietë të pasur në proteina. Megjithatë, një dietë me përmbajtje të lartë proteinike nuk është e rekomandueshme për sindromën nefrotike. Një sasi e lartë proteine është e rrezikshme sepse mund të dëmtojë nefronet (unitet funksionuese të veshkave) dhe të shkaktojë insuficensë renale. Marrja e ulët ose e moderuar e proteinave është e rekomandueshme, në varësi të gjendjes së veshkave tuaja. Flisni me doktorin tuaj për të përcaktuar nevojat specifike. Një dietë me kripë të ulët gjithashtu është e rekomandueshme. Një sasi e lartë kripe që merret përmes dietës mund të shkaktojë mbajtje lëngjesh dhe kripe, duke rezultuar në ënjtje të parehatshme dhe hipertension. Për shkak se ky crregullim mund të shkaktojë rritjen e sasisë së yndyrnave në gjak, reduktimi i yndyrnave mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.  Për te menaxhuar këtë gjendje, është e rëndësishme të kuptoni se cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni dhe cilat jo.

Ushqimet që duhet të konsumoni për sindromën nefrotike:

-Mishra të butë (mish shpendësh, peshku)
-Fasule të thata
-Gjalp kikiriku
-Fasule soje
-Fruta të freskëta ose të ngrira (mollë, shalqi, dardhë,portokall, banane)
-Perime të freskëta ose të ngrira (sallatë jeshile, domate)
-Perimet e konservuara me pak kripë
-Patatet
-Oriz
-Drithërat e plota
-Gjiza
-Tofu
-Qumështi
-Gjalpi ose margarina

 

Ushqimet që duhen shmangur:
-Djathrat e përpunuara
-Mishrat me kripë të lartë
-Mishrat e konservuar
-Perimet turshi
-Patatinat
-Krakers me kripë

Këshilla dietike për të prekurit nga sindroma nefrotike
Monitorimi i dietës suaj mund të jetë sfiduese, por mund të përmirësojë shëndetin tuaj dhe të lehtësojë simptomat e sindromës nefrotike. Ja disa këshilla:
-Sasia e rekomanduar proteinike për sindromën nefrotike është 1 gr për kilogram peshe trupi në ditë. Megjithatë, kjo sasi mund të variojë në varësi të gjendjes shëndetësore të veshkave tuaja.
-Limitoni marrjen e kripës në 400 miligramë (mg ) për vakt (150 mg për vakt të ndërmjetëm). Lexoni me kujdes etiketat e ushqimeve.
-Gjithmoni gjeni një zvëndës për ushqimet që kanë përmbajtje të lartë kripe.
-Përgatisni vaktet në shtëpi. Vaktet në restorante kanë përmbajtje të lartë proteinike.
-Gatuani me vajëra të shëndetshëm si vaji i ullirit ose kokosit.
-Hiqni kripën nga tavolina.
-Zgjidhni perime të freskëta dhe kujdes me sasinë e kripës te perimet e konservuara.

Komplikacionet:

Komplikacionet mund të ndodhin nëse ju nuk ndiqni këto rekomandime dietike. Nëse lihen pa trajtuar, komplikacionet e sindromës nefrotike përfshijnë:
-Mpiksja e gjakut
-Kolesteroli i lartë në gjak
-Trigliceridet e larta në gjak
-Kequshqyerja
-Humbje peshe
-Deficensa e vitaminës D dhe kalciumit
-Presion i lartë gjaku
-Probleme me veshkat
-Sëmundje kronike veshkash
-Infeksion për shkak të humbjes së anti-trupave në urinë.

Parandalimi i sindromës nefrotike
Sindroma nefrotike nuk mund të parandalohet, por të bëni ndryshime në ushqyerjen tuaj mund të ndikojë në parandalimin e përkeqësimit të simptomave. Opsionet e trajtimit mund të përfshijnë mjekime për presionin e gjakut, diuretikë, hollues gjaku, mjekime për reduktimin e kolesterolit ose steroide nëse sëmundja e veshkave shkakton inflamacion.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!