Ditët tashmë kanë filluar të zgjaten dhe mendja jonë ecën më shpesh në pranverë. Por i ftohti mundet akoma të shtyjë trupin tonë në kërkim të ushqimeve kalorike duke na bërë të hamë më shumë se zakonisht. Përveç kësaj pranvera është koha e duhur për të hequr toksinat e akumuluara gjatë dimrit . Kemi përgatitur një dietë për ju me pjata të cilat janë shumë të lehta për t’u përgatitur. Për më tepër dieta mund të përshtatet dhe sipas shijeve tuaja përshembull: mund të ndërrosh ushqimet që ke në vaktin e drekës me ato që ke në vaktin e darkës, mund të zgjedhësh një lloj tjetër mishi ,peshku ose drithërash por gjithmonë duke ruajtur sasitë e dhëna në dietë.
NË ÇANTAT TUAJA TË PAZARIT DUHET:
PERIMET: Panxhar, karçof, karrota, lulelakër, lakra të ndryshme, qepë, kërpudha të kultivuara, çikore, sallatë jeshile, patate, selino, spinaq,brokoli
FRUTA: Portokalle, avokado, banane, mandarina, dardha, portokalle të kuqe, ananas
PESHK: sardele, levrek, koc, troftë, merluc
DIETA JAVORE:
E HËNË
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•qumësht i skremuar
•biskota integrale
Midis vakteve:
• 1 mollë
Dreka:
• vezë sode
•sallatë jeshile me spinaq dhe lakra
•bukë integrale
Midis vakteve:
•1 portokalle
Darka:
• gjellë me bizele dhe qepë
• karrota të ziera me limon
• Bukë integrale
E MARTË
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•kos pa yndyrë
• bukë e thekur integrale me një lugë mjaltë
Midis vakteve:
•1 portokalle të kuqe
Dreka:
•proshutë koto me karçof krudo dhe limon
• patate të ziera
Midis vakteve:
•ananas
Darka:
•peshk merluc të pjekur
•sallatë jeshile
• bukë integrale
E MËRKURË
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•qumësht i skremuar
•biskota integrale me dy lugë reçel sipas dëshirës
Midis vakteve:
•mandarina
Dreka:
•brokoli të ziera me djathë sipas dëshirës
• bukë integrale e thekur
Midis vakteve:
•banane
Darka:
•pasta dhe qiqrra
•sallatë mikse
E ENJTE
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•kos pa yndyrë
•muesli
Midis vakteve:
•portokalle të kuqe
Dreka:
•fileto gjeli të pjekura me rozmarinë
•panxhar
•bukë thekre
Midis vakteve:
•1 portokalle
Darka:
•levrek me salcë domatesh
•lulelakër e zier
•bukë integrale
E PREMTE
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•kos pa yndyrë me fruta
•drithëra integrale
Midis vakteve:
•1 dardhë
Dreka:
•kuskus me fasule,qepë dhe erëza aromatike miks
•spinaq i zierë
Midis vakteve:
•1 mandarinë
Darka:
• panine integrale me qofte viçi
•sallatë jeshile
E SHTUNË:
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•qumësht i skremuar
•biskota integrale
Midis vakteve:
•1 portokalle e kuqe
Dreka:
•djathë i bardhë i pjekur me katalonia
•bukë integrale
Midis vakteve:
• mandarina
Darka:
•pasta me salcë ragu
•sallatë mikse
E DIELË
Mëngjesi:
•kafe ose çaj
•kos pa yndyrë
•muesli
Midis vakteve:
•ananas
Dreka:
•kofshë pule pikante
•turshi me lakër
•bukë integrale
Midis vakteve:
•dardhë
Darka:
•rizoto me karçof dhe djath parmixhano
•sallatë mikse
ÇDO DITË DUHET TË KONSUMONI:
Biskota integrale dhe bukë të thekur: 30-40 g ose dhe drithëra integrale si muesli për mëngjes 30-40 g
Qumësht i skremuar: 150-200 g
Kos pa yndyrë 150 -200 g
Perimet: mund ti konsumoni pafund pa masë
Frutat: deri në 400 g
Erëzat: njësoj si perimet pa masë
Vaji ullirit: 4 deri në 6 lugë
Kripë: 2.5 gr
GJATË JAVËS:
Mish: 120-150 g
Peshku: 150-200g
Djathë: 100 g
Sallamëra pa dhjamë: 60-70g
Vezë: 2 (janë të lejueshme vetëm 1 herë në javë)
Kujdes!: Kjo diete nuk eshte e personalizuar por eshte nje diete orientuese.