Muaji i Ramazanit është një periudhe mjaft e bukur dhe e veçantë për besimtarët myslimanë, ndaj edhe ne aspektin nutricional duhet parë si e tillë, një periudhë e bukur, me larmishmëri ushqimesh, ushqime që të bëjnë t’a përballosh më së miri këtë periudhë, pa patur vështirësi, pa probleme shëndetësore dhe që të bëjnë të ndihesh më mirë dhe më pranë qëllimit që i ke vënë vetes.
Agjërimi në përgjithësi përdoret në mjekësi për arsye shëndetësore, duke përfshirë menaxhimin e peshës ,rregullimin e aparatit te tretjes dhe për uljen e lipideve. Agjërimi Islam është i ndryshëm nga dietat që jepen në fushën e mjekësisë për kurimin e disa sëmundjeve, pasi në këtë rast nuk ka kequshqyerje apo konsumim të pamjaftueshme kalorish. Agjërimi në Ramazan është vullnetarisht dhe nuk është një imponim i përshkruar nga mjeku apo dikush tjetër.
Nëse gjatë gjithë vitit këshillohet konsumimi i 5 vakteve, në këtë muaj të Madhërishëm nuk lejohet më konsumimi i 5 vakteve por vetëm i 2 vakteve: syfyr ( vakti që konsumohet në agim) dhe iftar ( vakti që konsumohet në muzg) duke mos patur në mënyrë absolute mundësi as për të ngrënë e as për të pirë asgjë tjetër jashtë vakteve.
Lloji i ushqimit që konsumohet gjatë Ramazanit nuk ka ndonjë kriter selektiv siç ndodh shpesh në dietat e rënies ne peshe, të tilla si ato që janë vetëm proteina apo dieta me lloj frutash, ato pa karbohidrate, etj. Çdo gjë që është e lejuar të merret në sasi të moderuar.
Islami lejon besimtarët myslimanët të konsumojnë pothuajse të gjitha llojet e ushqimeve të shëndetshme, përveç mishit të derrit dhe produkteve që përmbajnë alkol. Kjo është gjë e mirë për shëndetin, sepse mundëson shumëllojshmëri dhe pasuri për pjatën e individit i cili agjëron.
Mungesa e konsumimit të ujit gjatë kësaj periudhe mund të shkaktojë shkakton përqendrimin e të një r dehidrim të lehtë. Trupi ka mekanizmin vet të konservimit të ujit, e kjo tregon se dehidrimi i lehtë dhe ruajtja e ujit, të paktën në jetën e bimëve ky fenomen përmirëson jetëgjatësinë e tyre.
Në Kongresin e parë Ndërkombëtar mbi “Shëndetin dhe Ramazanin,” i mbajtur në vitin 1994 në Casablanca, studimet mbi etikën mjekësore të agjërimit nxorën si konkluzion që përmirësimi i gjëndjes shëndetsore eshte vërejtur bindshëm tek çdo person që kishte agjëruar, Megjithatë pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, si diabeti apo semundjet koronare te zemres, gurët në veshka, gratë shtatzëna etj, janë të përjashtuar nga agjërimi dhe nuk duhet të përpiqen të agjërojnë. Agjërimi mund të përmirësojë shëndetin e individit, në qoftë se individi ndjek një dietë të balancuar, e cila plotëson nevojat e organizmit me sasi të duhura të karbohidrateve, yndyrave, proteinave dhe lëngjeve si dhe mikronutrientët – antioksidantët, vitaminat dhe kripërat minerale për të plotësuar rezervat e energjisë në mënyrë që trupi të shfrytëzojë nga glukoza dhe yndyrat energjinë duke e parandaluar shfrytëzimin e energjisë nga proteinat. Në rastet tjera kur ushqimi është i mangët dhe mungojnë lëndët ushqyese mund të kemi dhe përkeqësim të shëndetit.
Efekti fiziologjik i agjërimit përfshin : uljen e sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe uljen e presionit të gjakut sistolik. Agjërimi i Ramazanit është një rekomandim ideal për trajtimin e butë te obezitetit, për të moderuar diabetin jo insulinogjen tip II si dhe hipertensionin esencial dhe si i tillë ka dhe efekte shumë të mira psikologjike dhe kjo lidhet me stabilizimin më të mirë të glukozës në gjak gjatë agjërimit (hypoglicemia-përkeqëson ndryshime të sjellje).
Po le të kuptojmë se cfarë ndodh në organizmin e një personi që agjëron.
Gjatë agjërimit trupi hyn në gjendje agjërimi afërsisht pas tetë ore nga racioni i fundit, do të thotë se besimtarët agjërojnë rreth 16 orë, atëherë kur harxhohen vlerat ushqyese. Pas kësaj trupi shfrytëzon glukozën si burim energjie, më pas zbërthimin e yndyrave dhe pas disa ditëve në mungesë të burimeve tjera përdor proteinat nga muskujt si burim energjie gjë që mund të jetë e pashëndetshme nëse dieta nuk është e mirëbalancuar. Pas pak ditesh, nese mungesa e ushqimit vazhdon, trupi perdor proteinat e veta dhe ky eshte momenti ku trupi fillon të konsumojë rezervat e tij duke kaluar në fazen e urise.
Po çfarë duhet të konsumojmë gjatë kësaj periudhe?
Vakti i syfyrit duhet të përmbajë ushqimin e duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit.
Mishi i pulës, peshku dhe bulmeti dhe bishtajoret pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën si dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.
Frutat dhe perimet janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë dhe janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi ju pasin ndjesine e ngopjes, si dhe parandalojnë kapsllëkun.
Si burim karbohidratesh preferoni drithërat integrale si: buka e zezë, tërshëra, elbi, thekra, makaronat dhe orizin integral, patatet.
Vakti i syfyrit mund të fillohet me smoothie ose lëngje të shtrydhura frutash. Kastravecat janë nje burim shume i mire i plotesimit te ujit dhe elektroliteve. Nje kupë me kos dhe tërshërë, rrush të thatë, arra ose bajame, mjalte dhe fara lini eshte nje zgjedhje e shëndetshme. Mund të konsumoni dhe fruta si banane ose kumbulla te thata, hurma arabije ose fruta të thata si arra, bajame e lajthi.
Iftari është vakti ku ju rimbusheni me enrgji, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju japin ndjesinë e ngopjes.
Çdo ditë fruta dhe perime të stinës (me baze ngjyren jeshile), sa më pak të përpunuara
Çdo ditë drithëra integrale të ndryshëm (grurë, misër, oriz, bulgur, hikërror, tërshërë, elb); fasule te llojeve te ndryshme (thjerrëza, qiqra, fasule me ngjyra)
2-3 herë në javë peshk dhe prodhime deti; fruta të thata dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); erëza si rigoni, rozmarina, sherebela, mente, trumza etj.
Disa herë në javë, sasi te kufizuara mishi shpendësh, bulmet të yndyrshëm, vezë
Pak herë ne muaj: mish me dhjam dhe ëmbëlsira
Ne gatim përdoret vetëm vaji i ullirit i përpunuar në të ftohtë dhe shumë pak gjalpi i bagëtisë.
Rekomandohet të konsumohet ujë me limon për të ruajtur ekuilibrin e pH-së, lëngje apo smoothie të ndryshme nga frutat dhe perimet e stinës, çajëra organikë, supë me perime, sallatëra të ndryshme perimesh, mishi i bardhë këshillohet të konsumohet më shpesh, sepse është më i tretshëm.
Mishi përbën një burim të mirë të proteinave dhe hekurit, vitaminave B, B12. Këshillohet 2-3 herë në javë Për t’u tretur një copë mish viçi nevojiten rreth 5 orë dhe kjo është arësyeja pse këshillohet konsumimi i mishit. Gjatë kësaj periudhe shmangni mishërat e përpunuar si: sallamet dhe proshutat etj.
Për t’u ëmbëlsuar preferoni 1-2 kuadrate çokollatë e zezë 70% kakao, hurma ose kumbullat të thata, mjaltë organik.
KUJDES!
Kujdes me aciditetin, kufizo sheqerin e rafinuar, bulmetrat e yndyrshëm, yndyrën shtazore, sasinë e kripës, margarinën, kafeinën, kafeja, çaji i zi, ushqimet e përpunuara industrialisht që përmbajnë konservues, aditiv, ngjyrues artificial, aromatizues, frutat dhe perimet e trajtuara me pesticide dhe mishërat me hormone. Këta përbërës ushqimorë, shkaktojnë procese inflamatore në trup, po ashtu mund të shkaktojnë një sërë rregullimesh dhe patologjish.
Shembull i ushqimit ditor gjatë agjërimit
Syfyr
VARIANTI 1
2 feta bukë integrale me 2 kokrra vezë jo shumë të ziera, 1 cope djath dhije, 1 domate e 1 kastravec dhe 1 lugë gjelle fara kungulli ose luledielli
VARIANTI 2
1 tas me kos, tershere, fara lini, boronicë ose rrush I thatë, arra dhe 1 smoothie me: 1 kupë qumësht, 1 banane, fara chia dhe fara lini 1 lugë gjelle.
VARIANTI 3
1 kupë oriz integral me perime të kaurdisura ne qumësht, 2 vezë të ziera, 1 banane
Iftar
Sallate me domate, djathe dhie, kastraveca, speca dhe vaj ulliri. Thjerrëza me oriz integral dhe mish pule me salce kerri. Banane dhe mollë.
VARIANTI 1
SALLATE JESHILE – 30gr DJATHE DHIE- VAJ ULLIRI*-LIMON
200 gr peshk (salmon, sardele, koce, levrek), sallatë jeshile me qepë, speca të kuq , 1 patate e zier, 1 fetë bukë integrale, 1 porcion makarona me fruta deti , 1 frut
VARIANTI 2
Sallatë me lakër të bardhe dhe të kuqe, karrota dhe rrush të thatë, vaj ulliri e limon
220 gr mish pule, 120 gr bizele , 30 gr djath dhie – 1 lugë gjelle fara luledielli
1 kivi, 1 mollë jeshile
VARIANTI 3
Sallatë jeshile, spinaq, rukola, qiqra, salmon dhe ullinj, rizoto integrale 1 kupë, peshk në zgarë, 1 fetë bukë integrale, 1 kokërr dardhë.
qëndroni të hidratuar, Uji është i rëndësishëm për prodhimin e oksigjenit, dehidrimi është tensionimi trupor dhe rrënjë e shumicës së sëmundjeve degjenerative.
Rekomandohet aktivitet fizik, të paktën 40 deri 50 minuta në ditë ecje në natyrë si profilaksia më e mirë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, po ashtu muskujt tonifikohen, qarkullimi dhe thithja e oksigjenit përmirësohet, dhe jemi më vital. Në këto ditë karantinimi përfitoni nga mundësia e pakët që keni për të lëvizur ose për të bërë të paktë 30′ ushtrime ne shtepi.
Agjërim të mbarë!
© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE