Veshkat janë organet më vitale në trupat tanë. Ata janë forca që filtron të gjithë gjakun në trupat tanë. Veshkat nxjerrin jashtë mbetjet e gjakut dhe ndihmojnë në mbajtjen e lëngjeve dhe niveleve të elektroliteve sipas normave, duke nxjerrë jashtë të gjithë mbetjet që nuk janë të nevojshme përmes urinimit. Nefronet qe jane qelizat e veshkave për çdo 45 minuta filtrojnë 5 litra ujë, që i përmban gjaku. Për këtë arsye, organizmi i shëndetshëm mund që çdo 24 orë të largojë rreth dy litra mbetje të panevojshme në formë të urinës. Vjen një moment, kur veshkat tuaja nuk funksionojnë si duhet. Kjo mund të vijë si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut ose për arsye të tjera, dhe atëherë vjen momenti që keni nevojë për ndihmë.
Këtu ju vjen në ndihmë dializa. Eshtë trajtimi që ju ndihmon të filtroni gjakun kur veshkat tuaja nuk munden.
Sëmundja e veshkave
Për të kuptuar se si funksionon dializa, duhet të kuptoni fillimisht se përse ju duhet. Dializa është e nevojshme, atëherë kur veshkat nuk janë më të afta të filtrojnë gjakun vetë. Kjo ndodh gjatë fazës finale të sëmundjes kronike të veshkave (CKD), sëmundja kryesore që ben qe veshkat tuaja të shkatërrohen deri në atë pikë ku nuk munden më të funksionojnë.
CKD-ja është një gjendje kronike që zhvillohet shumë shpejt ose përgjatë disa viteve. Por cilido qoftë rasti, rezultati final është i njëjti: gjaku juaj ka nevojë të pastrohet/filtrohet dhe ju nevojitet ndihmë për ta arritur këtë.
Janë 5 faza të sëmundjes kronike të veshkave, ku sejcila varion në sa gjak ose mbetje veshkat tuaja mund të filtrojnë brenda një minuti. Doktori mund të bëjë një test për të parë nivelet e “creatininës”-një produkt ky mbetjeje-për të parë nëse veshkat tuaja po e filtrojnë gjakun si duhet.
Faza më e butë (faza e parë) ndodh kur veshkat nuk funksionojnë normalisht, por sërish mund të filtrojnë 90 ml gjak për minut. Nivelet do të variojnë derisa të arrihet në fazën e 5 (finale)-ku veshkat tuaja kanë absolutisht nevojë për ndihmë për të filtruar gjakun.
Sëmundja e veshkave, statistika
Statistikat ne amerike mendohet te jene keto: rreth 14% e popullatës janë në nivelet e para të sëmundjes kronike të veshkave dhe 650,000 persona janë në fazën e fundit të sëmundjes.. Një studim vuri re që “individët mbi 65 vjec janë mosha më e prekur”. Jo vetëm që kjo shifër po rritet, por gjithashtu mendohet që rreth gjysma e njerëzve të moshës 65 vjecc janë në fazën e CKD-së, do të thotë që janë në rrezik që sëmundja të avancojë në fazën finale.
Shkaqet
Shkaqet për shfaqjen e sëmundjen e veshkave janë të shumta dhe shumë shkaqe ndikojnë në cilësinë e gjakut, të cilat më pas sjellin një sërë efektesh negative në trup. Shkaqet e meposhtme rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjes së veshkave:
-Presioni i lartë i gjakut
Një nga shkaqet kryesore të sëmundjes së veshkave është presioni i lartë i gjakut i cili mund të dëmtojë fundet e nervave dhe enët e gjakut. Kjo ndikon që veshkat të mos funksionojnë si duhet sipas “National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases”.
-Diabeti
Diabet do të thotë që nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të larta, të cilat ndikojnë në aftësinë e veshkave për të filtruar gjakun. Një në tre pacientë me diabet kanë sëmundje kronike të veshkave.
-Gjenetika
Keni më shumë gjasa për t’u prekur nga sëmundja e veshkave nëse dikush nga familja juaj është përballur me këtë problem në të shkuarën.
-Probleme me zemrën
Nëse dicka nuk është në rregull me zemrën tuaj, kjo do të thotë që ka një problem në qarkullimin e gjakut, problem i cili mund të ndikojë dhe në organet e tjera të trupit, përfshirë dhe veshkat.
Simptomat
Mënyra e vetme për të kuptuar nëse veshkat tuaja po reduktojnë funksionin e tyre është të shkoni te doktori dhe të bëni testet e nevojshme. Përpara se veshkat tuaja të arrijnë fazën finale, nuk ka shumë simptoma të cilat tregojnë që dicka po shkon keq. Por në momentin që sëmundja kronike e veshkave fillon e jep simptoma, disa prej simptomave përfshijnë:
-Përzierje
-dhimbje koke
-Urinim i shpeshtë
-Dhimbje kraharori
-Probleme me gjumin
-Humbje peshe
-Lëkurë e thatë
Nëse veshkat tuaja nuk po funksionojnë si duhet, ndikon në mënyrë direkte në cilësinë e gjakut tuaj, i cili qarkullon në të gjithë trupin. Kjo simptomë mund të ndihet kudo. Nëse veshkat tuaja arrijnë deri në atë pikë, atëherë ju vjen në ndihmë dializa.
Kur nevojitet dializa?
Dializa është e nevojshme në rreth 85-90% të rasteve kur veshkat tuaja nuk funksionojnë më. Megjithatë, ju mund të mos ndjeni asnjë simptomë derisa sëmundja të ketë avancuar në fazën finale. Sëmundja e veshkave zë vendin e 9 për vdekjet e shkaktuara në SHBA, sipas “American Kidney Fund”, kështu që është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi shëndetit të veshkave. Duhet të bëni testet e nevojshme si dhe të merrni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse vini re një nga simptomat.
Gjatë hemodializës pacienti është i lidhur për një makine, e cila merr përsipër punën e veshkave për filtrimin e gjakut. Para seancës së parë, mjeku duhet të krijojë një hyrje në një enë gjaku, ashtu që organizmi juaj të lidhet me makinën filtruese gjatë çdo vizite. Kjo quhet qasje (hyrje) vaskulare – është një vend në trupin tuaj, ku gjaku mund të dalë dhe të kthehet.
Kjo mund të bëhet:
- duke lidhur një arterie me një venë për të krijuar një zonë më të madhe të enëve të gjakut, e quajtur fistul.
- duke bashkuar (shartuar) një arterie dhe një venë së bashku duke përdorur një tub të butë plastik.
- duke futur një tub të hollë plastik në një venë të madhe në qafë ose në zonën e kofshës së këmbës; kjo formë e qasjes është e përkohshme.
Si do të ndikojë dializa në jetën tuaj?
Të keni nevojë për dializë është një kapitull i ri, por kjo nuk do të thotë që nuk do të keni një stil jetese normale. Për shkak të kohëzgjatjes së sesioneve të dializës, është sikur të keni një punë par-time. I gjithë qëllimi dializës është të ndiheni më mirë, veshkat të funksionojnë më së miri dhe të luftoni sëmundjen e veshkave.
Ndërmjet sesioneve të dializës, sugjerohet që të alternoni dietën tuaj që të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak si dhe nivelet e presionit të gjakut në norma normale. duhet t’i kufizoni lëngjet dhe kripërat. Mbani mend se lëngjet nuk gjenden vetëm në pije – supa, frutat, madje edhe akullorja, përmbajnë sasi të madhe të ujit që mund të ndikojë në baraspeshën ujore të organizmit. Po ashtu, mund të këshilloheni të kufizoni ushqimet që kanë shumë fosfor dhe kalium, si dhe të konsumoni ushqim të pasur me proteina.
Sugjerimet dietike përfshijnë:
-Të pini më pak alkool
-Të konsumoni më shumë perime dhe fruta
-Të mos pini duhan
-Të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe jo fast-food
Bimët mjekësore:
1-Trëndafil i egër.
2-Kamomil.
3-Lëng kumbullash.