Detoksifikimi është një proçes i rëndësishëm i organizmit nëpërmjet të cilit eleminohen substancat toksike të futura në trup ose të prodhuara brenda trupit nga proçese metabolike të ndryshme.
Detoksifikimi vjen nëpërmjet hapave të ndryshem, të cilat me ndihmën e enzimave specifike transformojnë substancat që duhet të eleminohen. Gjatë ketij transformimi prodhohen produkte të ndërmjetëm, veçanërisht toksik dhe të dëmshëm që duhet të ‘inaktivizohen’ me shpejtësi dhe të eleminohen.
Enzimat e përfshira në detoksifikim kodifikohen nga gjene që mund të kenë variante të cilat ndryshojnë aktivitetin enzimatik.
Prandaj kapaciteti për detoksifikim i një organizmi nuk është i njëjtë për të gjithë personat. Karakteristikat gjenetike të një personi mund ta bejnë atë shumë herë më të ndjeshëm ndaj ndotësve, ose ndaj ushqimeve të ndryshme, krahasuar me një tjetër person.
Ekzistojnë substanca që sigurisht janë të dëmshme për kedo, si përshembull duhani, por për disa persona këto substanca janë shumë herë më të dëmshme.
Rekomandime:
– Është e rëndësishme të sigurohet marrja adekuate e antioksidantëve për të mbështetur kapacitetin tuaj antioksidues që është reduktuar pjesërisht
– Një marrje adekuate e selenës për ju është shumë e rëndësishme. Marrja e një, maksimumi dy, arra braziliane në ditë, eshte shumë i pasur me selen, është një integrator i shkëlqyer
– Është e rëndësishme të stërviteni gradualisht sepse kapaciteti juaj antioksidues pas përpjekjeve intensive rimëkëmbet më ngadalë
– Gjatë një periudhe trajnimesh është e dobishme për të marrë lëng shege, pasi lengu i sheges ka një aktivitet të veçantë antioksidant të dobishëm në rastin tuaj
– Konsumi i vajit ulliri ekstra të virgjër në dietë gjithashtu ka një efekt pozitiv në kapacitetin tuaj antioksidues
– Pirja e duhanit për ju është e dëmshme pasi zvogëlon në masë të madhe aktivitetin tuaj antioksidues dhe përkeqëson më tej stresin oksidativ të shkaktuar nga aktiviteti fizik