Një gotë vere në darkë mund të jetë shpërblimi yt pas një ditë të gjatë. Kjo gotë vere mund të ndikojë në trupin tuaj në një mori mënyrash brenda 24 orësh pasi ta keni pirë, duke filluar nga gjumi e deri te rrahjet e zemrës.
Sapo të pini një gotë, alkooli absorbohet shpejt në gjak dhe lëviz në të gjithë trupin. Rreth 20% shpërndahet në stomak, ndërsa pjesa tjetër tretet në zorrën e hollë. Mëlçia e tretë alkoolin me një shpejtësi prej rreth një pije në orë, që do të thotë që në kohën që të zgjoheni mëngjesin tjetër, një gotë vere që keni pirë në mbrëmje do të jetë përpunuar plotësisht.
Por jo të gjithë e përpunojnë alkoolin në të njëjtën mënyrë, ose në të njëjtën shpejtësi. Efektet e alkoolit pas një periudhë 24-orëshe, varen nga: sa shpejt trupi juaj mund ta tresë, nëse e keni pirë në stomak bosh, sa shpejt e keni pirë si dhe nga toleranca juaj. Nëse e konsumoni shumë rrallë, ka shumë të ngjarë që ju t’i ndjeni efektet më shpejt dhe me më shumë intensitet sesa dikush që e konsumon më shpesh.