Çfarë ndodh me organizmin, kur konsumoni peshk ton?

Çfarë ndodh me organizmin, kur konsumoni peshk ton?

Peshku ton i konservuar, jo vetëm që është shumë i shijshëm, por përmban gjithashtu shumë vlera ushqyese. Atë mund ta shtoni lehtësisht në gatimet tuaja, si për shembull tek makaronat, sanduiçët dhe sallata. Megjithatë është e rëndësishme të mos e teproni me këtë produkt, pasi sasia e lartë e mërkurit që ai përmban, mund çojë në helmim.

Ja nga disa nga përfitimet shëndetësore të konsumit të tonit dhe çfarë duhet të kini kujdes në të njëjtën kohë.

Do të merrni më shumë proteina – Shtimi i proteinave në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm sepse do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe të konsumoni më pak kalori.

Mund të përmirësoni shëndetin e trurit dhe syve – Falë acideve yndyrore omega-3 që gjenden tek toni i konservuar, ju do të forconi funksionin e trurit dhe syve tuaj, qoftë edhe duke ngrënë një sanduiç me ton për drekë.

Acidet yndyrore omega-3 që ai përmban, jo vetëm që përmirësojnë kujtesën, por gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin dhe largojnë simptomat e syve të thatë. Nëse po kërkoni një arsye për të filluar të blini ton të konservuar, tani keni dy.

Mund të shtoni peshë – Toni i paketuar, përmban shumë vaj dhe si rrjedhojë ai ka më shumë kalori, yndyrë dhe mund të çojë në shtim të peshës. Nëse kërkoni të merrni më pak kalori dhe yndyrë, ju mund të blini variantin që përmban ujë në vend të vajit.

Mund të ndiheni të fryrë – Një përbërës që gjendet në të është natriumi. Edhe pse ai është thelbësor për rregullimin e lëngjeve të trupit, tejkalimi mund të çojë në fryrje të barkut. Pra, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për sasinë e tonit të konservuar që konsumoni çdo ditë, në mënyrë që të mos tejkaloni kufijt e lejuar të marrjes së natriumit.

Mund të helmoheni nga mërkuri – Toni i konservuar përmban më pak mërkur sesa toni i freskët, që do të thotë se ju mund ta konsumoni atë më shpesh. Si një neurotoksinë, mërkuri është diçka që duhet shmangur atëhere kur është e mundur.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!