Cdo gjë që duhet të dini për kërpudhat Maitake

Cdo gjë që duhet të dini për kërpudhat Maitake

“Maitake” do të thotë kërpudha e vallëzimit në japonisht. Kërpudha thuhet se ka marrë emrin e saj pasi njerëzit vallëzuan me lumturi kur e gjetën atë në natyrë, për shkak të tipareve të saj të jashtëzakonshme shëruese. Kjo lloj kërpudhe është një lloj adaptogjeni. Adaptogjenët asistojnë dhe ndihmojnë trupin për të luftuar problemet fizike dhe mendore. Ato gjithashtu ndikojnë në rregullimin e sistemeve të trupit që janë bërë të pabalancuara. Ndërkohë që kjo kërpudhë mund të përdoret edhe në receta, gjithashtu mund të përdoret edhe si metode medicinale.
Kërpudhat rriten në rajone të Japonisë, Kinës dhe Amerikës Veriore. Zakonisht mund ta gjeni gjatë muajve të vjeshtës. Megjithëse kërpudhat maitake janë përdorur për shekuj në Japoni dhe Kinë, në vendet perëndimore kanë fituar popullaritet vitet e fundit. Njerëzit po e perdorin këtë kërpudhë për shëndet, vitalitet dhe jetëgjatësi.

Cilat janë benefitet shëndetësore të kërpudhave maitake?
Krahasuar me kërpudhat e tjera, maitake kanë treguar rezultate të mrekullueshme në parandalimin dhe trajtimin e kancerit si dhe në gjendje të tjera shëndetësore. Ky lloj kërpudhash ka gjithashtu një efekt pozitiv në imunitetin në përgjithësi.

Kërpudhat maitake gjithashtu janë të pasura në:
-Antioksidantë
-Beta-glukane
-Vitamina B dhe C
-Kalium
-Fibër
-Mineral
-Amino-acid

Kërpudhat janë gjithashtu :

-Pa yndyrë
-Me sasi të ulët kripe
-Kanë kalori të pakta
-Pa kolesterol

Shkencëtarët aktualisht po studiojnë mënyrën unike se si kërpudhat suportojnë shëndetin në përgjithësi dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve.

 

Cfarë thonë studimet?
Studimet laboratorike sugjerojnë që ky lloj kërpudhash mund të jetë efektive në trajtimin e disa sëmundjeve të caktuara. Më shumë studime janë të nevojshme për të konfirmuar efektin që kanë te njerëzit, por studimet e fundit tregojnë rezultate premtuese.

Kanceri
Një studim i 2013 tregoi që D-fraksioni maitake mund të jetë i dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Studimet kanë sugjeruar që ky lloj kërpudhash mund të luftojë rritjen dhe riprodhimin e qelizave kancerogjene. Kërpudhat maitake kanë treguar që shtypin përhapjen e kancerit te minjtë. Gjithashtu mund të rrisin numrin e qelizave që luftojnë kancerin. Një studim zbuloi që D-Fraksion (D-Fraction), i cili është një ekstrakt, është mjaft efektiv në zhdukjen e qelizave kancerogjene te njerëzit. Eshtë marrë krahas një proteine që gjithashtu lufton kancerin dhe ka ndikuar në rritjen e efektivitetit të proteinës.

Kolesterol
Studiuesit në një studim të 2013 zbuluan që ekstrakti pluhur i maitake-s reduktonte nivelin e kolesterolit te minjtë. Gjithashtu ka treguar që ndikon në rritjen e acideve yndyrore që sigurojnë energji. Për shkak të kësaj, studiuesit dolën në përfundimin që konsumi i kërpudhave maitake mund t’ju ndihmojë që të mbani arteriet e shëndetshme.

Tipi 2 i diabetit
Konkluzionet e një studimi në 2015 treguan që konsumi i kërpudhave maitake mund të kenë një efekt pozitiv te minjtë me tipin 2 të diabetit. Gjatë këtij studimi, konsumi i kërpudhave maitake kishte një efekt pozitiv në nivelet e glukozës te minjtë. Kjo thekson potencialin e kërpudhave për të trajtuar tipin 2 e diabetit te njerëzit.

Kërpudhat maitake mund t’ju ndihmojnë të trajtoni gjendje shëndetësore:
-Të ftohtin dhe viruset
-Presionin e lartë ose të ulët të gjakut
-Funksionin imunitar
-Efektet anësore të kimioterapisë

Si të shtoni kërpudhat maitake në regjimin tuaj?
Mund të shtoni në çdo recetë që përmban kërpudha. Mund të përdoret në sallata, makarona, pizza, omelet ose supë. Gjithmonë konsultohuni me mjekun përpara se të merrni suplemente. Doza e saktë varet nga mosha, pesha dhe shëndeti juaj. Prandaj fillimisht konsultohuni me mjekun.

Faktorë rrisku që duhet të merrni parasysh
Megjithëse, reaksionet alergjike dhe shqetësimet e stomakut janë të pazakonta, mund të ndodhin. Por me përjashtim të këtyre rasteve, kërpudhat maitake tolerohen më së miri. Nëse keni diabet, duhet të konsultoheni me doktorin fillimisht. Ky lloj kërpudhash mund të ketë efekte në nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut, kështu që konsultohuni me mjekun. Ju nuk duhet të konsumoni kërpudhat maitake brenda dy javesh pas kirurgjisë ose nëse keni crregullime gjakderdhjeje. Nëse jeni shtatzanë, ushqeni me gji, ose keni sëmundje auto-imune, konsultohuni me mjekun përpara konsumit të këtij lloji kërpudhash.

error: Nuk lejohet kopjimi!