Xhinxher (Zingiber Officinale) është një bimët më të vjetra të kultivuara. Historianët besojnë që xhinxheri është kultivuar për më shumë se 5000 vjet, qëkur indianët dhe kinezët e zbuluan dhe përdorën si tonik rrënjët e tij për të shëruar një sërë gjendjesh shëndetësore. Bima u prezantua me botën perëndimore kur u eksportua nga India në Perandorinë Romake. Më parë, xhinxheri konsiderohej një erëz me vlerë të madhe dhe ishte e vështirë të gjendej. Gjatë shekullit të 13 dhe 14, megjithatë tregtarët arabë mbollën rrënjë xhinxheri në udhëtimin e tyre në Afrikë, duke sjellë që bima të përhapej dhe çmimi të binte. Në ditët e sotshme, xhinxheri mund të gjendet lehtësisht krahasuar me vite më parë, ku përveçse ishte i vështirë të gjendej, çmimi ishte stratosferik.
Cfarë është çaji i xhinxherit dhe pse duhet ta konsumoni?
Një nga mënyrat më të mira më të marrë benefitet maksimale nga xhinxheri të është të bëni një çaj me rrënjët e xhinxherit. Eshtë një zgjidhje e thjeshtë dhe mjaft efektive.
Benefitet potenciale të xhinxherit janë të pafundme:
Për çfarë është i mirë çaji i xhinxherit? Përgjatë historisë, është përdorur nga shërues medicionalë dhe nga herbalistë për të lehtësuar një sërë problemesh shëndetësore. Të pini çaj xhinxheri rregullisht mund t’ju ndihmojë:
-Të lehtësoni përzierjet: Nëse keni përzierje për çfarëdolloj arsyeje, të pini çaj xhinxheri mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
-Sjellin lehtësim në problemet e stomakut: Të pini çaj xhinxheri mund të përmirësojë shëndetin e stomakut duke reduktuar efektet e tretjes jo-të rregullt kronike.
-Menaxhimi i inflamacionit- Vetitë anti-inflamatore të xhinxherit tashmë njihen. Të pini çaj xhinxheri ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së muskujve pas një stërvitjeje intensive.
–Lëhtëson gjendjet respiratore-Caji i xhinxherit mund të ndihmojë në lehtësimin e inflamacionit që lidhet me sistemin respirator si astma, duke ju lejuar të merrni frymë lirisht.
-Përmirëson funksionet e trurit-Në një studim, ku morën pjesë femra të shëndetshme (të moshës së mesme), studiuesit zbuluan që xhinxheri mund të përmirësojë vëmendjen dhe proceset njohëse pa shkaktuar efekte anësore.
-Lehtëson dhimbjet menstruale-Vetitë e xhinxherit për relaksimin e muskujve mund të sjellin lehtësim për dhimbjet menstruale, sic është treguar në një stuim.
-Forcon sistemin imunitar-Antioksidantët e shumtë që gjenden në çajin e xhinxherit mund të forcojnë sistemin imunitar, duke reduktuar rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet infektive.
Përmbajtja e kafeinës dhe fakte të tjera nutricionale të çajit të xhinxherit
Xhinxheri është një bimë që nuk përmban as kafeinë as sheqer, por përmban një përzierje vitaminash dhe mineralesh që funksionojnë së bashku për të sjellë benefite për shëndetin tuaj.Për më tej, xhinxheri përmban xhinxherol, një përzierje unike që mund të ndihmojë qarkullimin kardiovaskular.
Efektet anësore të çajit të xhinxherit
Caji i xhinxherit është i sigurtë të pihet dhe asnjë efekt serioz anësor nuk është raportuar. Megjithatë, ka raste të rralla që mund të shfaqet urthi, diarre dhe irritim në gojë.
Të shtoni xhinxherin në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë të arrini shëndet optimal
Xhinxheri është përdorur për mijëra vite dhe është mjaft i sigurtë. Vetitë e tij janë mjaft të njohura, të konsumoni këtë çaj mund të ndikojë në mirëqenien tuaj.
Pyetjet më të shpeshta rreth çajit të xhinxherit:
-A është çaji i xhinxherit i mirë për ju?
Caji i xhinxherit mund të sjellë benefite për shëndetin tuaj, pasi njihet për menaxhimin e inflamacionit, eliminimi i radikalëve të lirë dhe lehtësimi i përzierjeve.
-Eshtë xhinxheri i sigurtë të merret gjatë shtatzanisë?
Ka pak të dhëna rreth konsumit të çajit të xhinxherit gjatë shtatzanisë, por “American Pregnancy Association” e konsideron të sigurtë.
Receta:
-Xhinxher
–1 dhe kupë ujë të filtruar
Procedura:
1. Qëroni rrënjën e xhinxherit dhe grijeni hollë.
2. Zieni xhinxherin e prerë hollë në ujë të filtruar për 10 minuta. Nëse doni shije më të fortë, zijeni për 20 minuta dhe shtoni më shumë xhinxher.
3. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni çajin të qetësohet.
4. Shtoni lëng lime/ose mjaltë për t’i dhënë një shije akoma dhe më të mirë.
5. Ju bëftë mirë çaji!
Mund të provoni gjithashtu dhe çajin e xhinxherit me shafran për një pije plot me antioksidantë. Ja çfarë ju duhet.
Përbërësit:
-2 kupa ujë
-1/2 lugë çaji shafran
-1/2 e lugës së çajit xhinxher të freskët të grirë
-1 lugë gjelle mjaltë
-Pak limon
-1/2 e lugës së çajit kanellë (opsionale)
Procedura:
Për të përgatitur këtë çaj, përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe zieni ujin në nxehtësi të ulët mesatare për 10 minuta, më pas filtrojeni. Ju bëftë mirë!
Faktet nutricionale të xhinxherit
1 lugë gjelle xhinxher i freskët ka:
-4.8 kalori
-1.07 gr karbohidrate
-.12 g fibra dietike
-.11 g proteina
-0.5 g yndyrë
-.1 gr sheqer
Vitaminat dhe mineralet e pranishme të xhinxheri i freskët në sasi gjurmë:
-Vitamina B3 dhe B6
-Hekur
-Kalium
-Vitaminë C
-Magnez
-Fosfor
-Zink
-Folat
-Riboflavinë
-Niacinë