Një nga shkaqet më të zakonshme të fryrjeve është zakoni i të ngrënit me nxitim ,gjë që shkakton fermentim dhe gaz. Gjithashtu dhe disbioza ose ndryshe ndryshimi i florës mikrobike të zorrëve për shkak të kombinimit të gabuar të ushqimeve ,abuzim i ilaceve dhe stresi ,shkakton meteorizmin dhe zgjeron belin;
Hormonet kanë “peshën” e tyre në gjenezën e fryrjes ,dhe në fazën premenstruale dhe në menopauzë. Akumulimet e ajrit pozicionohen në pjesën e barkut: mund të jetë në pjesën poshtë të barkut dhe të zorrëve,ose më shumë në pjesën “qendrore” , në këtë rast përfshihet dhe stomaku.
Edhe në rastin e fryrjeve për shkak të akumilimit të ajrit ,ndërkohë që korrigjohet dieta është e dobishme marrja e një sërë integratorësh natyror që ribalancojnë florën bakteriale. Dhe nëse trupi reagon mirë ndaj kurës, mund të vazhdoni të merrni integratorët dhe për një muaj.
Bifidobacterium me kapsula ose bustina ( 7-14 doza), Gjethe të thata Anise (100 g), Fara Anise ( 100 g), Fara finoku ( 100 g), Gjethe dafine të thata ( 7 gjethe), Vaj bajamesh të ëmbla ( 1 shishe ). Esence trumze ( 1 shishe e vogël )
PROBIOTIKËT RREGULLOJNË TRETJEN – Çdo mëngjes para mëngjesit ,merrni një dozë probiotikë: pastrojnë dhe rigjenerojnë florën intestinale , me një efikasitet anti fryrje dhe të riekuilibruar.
SI TA BËSH: Kërkoni në farmaci integratorë probiotikë me Bifidobacterium dhe merrni një dozë në ditë ,me ujë. Veproni kështu për 7-14 ditë.
DAFINA DHE ANISE REDUKTOJNË BELIN – Dafina dhe Anise janë dy bimë që ,falë përmbajtjes të vajrave esenciale ,favorizojnë asorbimin e “plagëve” të zorrëve: Rezultojnë më efikase nëse i shtoni në çaj në fund të vaktit,për të përmirësuar proçesin e tretjes dhe për rimodelimin e belit.
SI TA BESH: Në një tenxhere të vogël me ujë shtoni një gjethe dafine dhe 2 lugë fara Anise dhe lërini së bashku 15 minuta ,më pas konsumojeni të ngrohtë.
FINOKU PARANDALON FERMENTIMET – Nëse arrini në fund të ditës me një ndjesi rëndese ,përpara se të shtriheni kujtohuni të bëni një çaj me fara finoku: kjo bimë favorizon deponimin e ajrit dhe të garanton një evakujim korrekt në mëngjes.
SI TA BËSH: Në një enë të vogël zieni ujin për 10 minuta me 3-4 lugë fara finoku ; filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë.
MASAZHI REDUKTIV – Në mëngjes dhe në mbrëmje masazhoni barkun me 1 lugë vaj bajamesh të ëmbla dhe 5 pika vaj esencial trumze; aplikoni vajin në pjesën abdominale me lëvizje të ngadalta , redukton dhimbjet e barkut, redukton fryerjen dhe përmirëson proçesin e tretjes.