Benefitet shëndetësore të konsumimit te gjelit të detit. Ja receta si t’a pergatisni gjelin e detit.
Mishi është një burim i mrekullueshëm i proteinës dhe nutrientëve të tjerë. Por kur vjen puna te një dietë e shëndetshme, është e rëndësishme të zgjidhni llojet e duhura të mishit dhe të keni kujdes me porcionet që konsumoni. Mishi i gjelit të detit shitet në forma të ndryshme, i plotë, i paketuar, vetëm pjesa e gjoksit e shumë forma të tjera.
Benefitet shëndetësore të konsumimit të gjelit të detit
-Gjeli i detit është një burim i pasur me proteina.
-Gjeli i detit pa lëkurë ka sasi të ulëta yndyrnash. Ndërkohë që mishi i bardhë ka më pak yndyrë se mishi i errët. Një gjel deti i zakonshëm konsiston në 70% mish të bardhë dhe 30% mish të errët.
-Mishi i gjelit të detit është një burim i hekurit, zinkut, kaliumit dhe fosforit.
-Gjithashtu është një burim i vitaminës B6 dhe niacinës, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë së trupit.
-Konsumimi i rregullt i mishit të gjelit të detit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit. Gjithashtu mund të ndihmojë në mbajtjen e qëndrueshme të niveleve të insulinës.
-Mishi i gjelit të detit përmban triptofan aminoacid, i cili prodhon serotoninë dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar.
-Gjithashtu është një burim i selenit, që është esencial për metabolizmin e hormonit të tiroides. Gjithashtu fuqizon sistemin imunitar dhe sillet si anti-oksidant.
Ana negative:
-Mishi i gjelit të detit mund të ketë sasi të larta kripe (natriumi).
-Mishi i gjelit i para-paketuar mund të përpunohet dhe të përmbajë substanca të tjera.
-Lëkura e gjelit të detit përmban shumë yndyrë.
-Studimet sugjerojnë që konsumimi i sasive të larta të triptofanit mund t’ju bëjnë gjumashë.
Disa këshilla:
-Nëse e blini, blijeni organik. Mishi i gjelit të detit i rritur në mënyrë organike ka më pak gjasa të përmbajë pesticide apo herbicide.
-Mishi i gjelit të detit thahet shpejt, kështu që nuk është e nevojshme ta mbi-gatuani.
-Mishi është i gatuar si duhet, kur gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.
-Nëse do e marinoni, vendoseni në frigoriferi menjëherë pasi të mbaroni, pasi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë.
Si t’a përgatisni gjelin e detit për festat e fundvitit.
Përbërësit e kësaj recete janë:
2.5 kg gjel deti, 1 kg gështenja, 20 ml konjak
60 gr gjalpë, 1 degë rozmarinë, 200 ml lëng mishi
200 ml verë e bardhë, 1 degë trumëz, 20 gr kripë
5 gr piper.
Fillimisht në një tenxhere me ujë të valuar hidhni gêshtenjat e lara për 10 minuta dhe pastaj hiqini nga zjarri.Më pas i pastroni duke bërë kujdes të hiqni të gjitha fijet. Pastrojini ndërsa janë të ngrohta. Nëse lëvorja është ende e fortë dhe nuk hiqet, lërini edhe disa sekonda më shumë në ujë të nxehtë. Spërkateni me kripë dhe piper, nga jashtë dhe nga brenda, gjelin e detit. Shtypni 2/3 e gështenjave , pasi u keni hequr lëkurën, dhe me masën e përgatitur mbushni gjelin . Lyejeni tavën me gjysmën e gjalpin dhe vendosni gjelin. Me pjesën tjetër të mbetur të gjalpit lyeni gjelin.Shtoni në tavë trumzën dhe rozmarinën, lëngun e mishit dhe vereni në furrën e ngrohur më parë, në temperaturë 200 gradë për reth 2 orë e 15 minuta. 10. Pas një ore shtoni në tavë verën dhe ulni temperaturën e furrës. Merrni lëngun dhe erëzat e tavës dhe hidhini në një tigan bashkë me gështenjat e mbetura. Kaurdisini në zjarr të ulët për rreth 15 minuta dhe në fund shtoni konjakun. Gjeli i detit dhe salca është gati për tu servirur.
Ju bëftë mirë!