Menopauza e hershme definohet si menopauza që ndodh kur një grua është ndërmjet moshës 40-45 vjeçe. Ndërkohë që mosha më e zakonshme për fillimin e menopauzës është diku te 51 vjeç, është përllogaritur që rreth 5% e femrave përjetojnë menopauzë të hershme. Në një studim të ri, studiuesit morën në vëzhgim një grup femrash dhe identifikuan lidhjen ndërmjet menopauzës së hershme dhe rritjen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studiuesit ekzaminuan të dhëna nga 301, 438 femra- 12,963 prej tyre të cilat kishin përjetuar së paku një sëmundje kardiovaskulare edhe pasi kishin kaluar në menopauzë; 9369 ishin prekur nga një sëmundje koronare e zemrës dhe 4338 prej tyre kishin pësuar goditje. Kur studiuesit krahasuan këto statistika me statistikat e femrave të cilave menopauza kishte filluar në moshën 50-51 vjeçe, ata zbuluan që ato femra që fillonin menopauzën në moshën 40 vjeçare kishin rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Dieta dhe ndryshimet në stilin e jetesës kishin efekt të jashtëzakonshëm pozitiv në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë dhe shëndetin e zemrës dhe të hormoneve, përpara, gjatë ose pas menopauzës. Strategjitë kyçe në stilin e jetesës për të parandaluar sëmundjet e zemrës përfshijnë përmirësimin e niveleve të kolesterolit, reduktimi i niveleve të triglicerideve, marrja e sasisë adekuate të yndyrnave omega-3, monitorimi i niveleve të hekurit, normalizimi i niveleve të insulinës si dhe shmangia e estrogjenëve të dëmshëm.
Mënyra të tjera të shëndetshme për të balancuar shëndetin dhe hormonet tuaja përfshijnë teknika për menaxhimin e stresit, shmangia e ushqimeve të përpunuara, limitimi i kafeinës dhe sheqernave, mbajtja e një peshe të shëndetshme, si dhe të bëni një gjumë të mirë.
Le të hedhim një sy cfarë është menopauza me saktësi.
“ Women’s Health Research Institute” në Northwestern University shpjegon që janë tre faza të menopauzës.
-Menopauza e hershme
-Menopauza
-Post menopauza (Pas menopauzës)
Ndryshe nga cfarë mund të keni menduar, menopauza nuk zgjat përgjithmonë dhe trupi juaj fillon të përshtatet me ndryshimet e reja që vijnë me kohë. Sesa kohë duhet varet nga secila femër, nga trupi i saj dhe gjendja e saj shëndetsore.
Menopauza është një fund i përkohshëm i ciklit menstrual të femrës dhe vitet e saj të fertilitetit. Teknikisht, menopauza është konsideruar të fillojë një vit pas përfundimit të ciklit menstrual të femrës. Kjo do të thotë që 12 muaj pas periodës suaj të fundit, jeni zyrtarisht në menopauzë dhe do të filloni të përjetoni disa simptoma të zakonshme të saj. Kjo kohë shënon dhe fundin e funksionit riprodhues te vezores dhe një sërë ndryshimesh hormonale. Simptomat e menopauzës zakonisht fillojnë të shfaqen rreth moshës 35 vjec, kur vezoret bëhen më të vogla dhe ndalojnë së prodhuari hormonet e estrogjenit dhe progesteronit që kontrollojnë ciklin menstrual.
Cfarë i shkakton simptomat e menopauzës?
Menopauza përfshin shumë ndryshime të tërë sistemit riprodhues te një femër, duke përfshirë organet e brendshme, indet e gjoksit dhe një sërë hormonesh riprodhuese dhe jo-riprodhuese. Rreth të 30-tave, ovariet fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen dhe progesterone.
Hormonet që ndikojnë në sistemin riprodhues të një femre si dhe në menopauzë, përfshijnë:
-Gonadotropin-hormoni clirues (GnRH)
-Follicle-hormoni stimulues (FSH)
-hormoni Luteinizing (LH)
-Estrogjeni (tre tipe duke përfshirë estrone, estridiol dhe estrioll)
-Progesteron
-Testosteron
Përpara menopauzës gjatë viteve riprodhuese, estradioli është një formë e estrogjenit, që lirohet i pari nga vezoret. Pas menopauzës, estroni bëhet tipi më i bollshëm i prodhuar nga estrogjeni, që është i lështuar nga qelizat dhjamore të femrave dhe gjëndrat e veshkave. Estrogjeni punon duke iu bashkangjitur receptorëve në qeliza brenda indeve, duke përfshirë ato në mitër dhe gji, gjithashtu dhe veshkat, zemrën etj.
Menopauza është një proces tepër kompleks. Por gjithashtu ndryshimet më të mëdha që ndodhin te një femër gjatë këtij tranzicioni janë sepse ndodh humbja e folikulave se vezoreve dhe një ulje e sasisë së estrogjenit të prodhuar.
Folikulat e pjekura sekretojnë estrogjen, kështu që nëse humbja e folikulave përshpejtohet, më pak estrogjen prodhohet. Nivelet e estrogjenit fillojnë të bien 6-12 muaj para menopauzës dhe vazhdojnë përgjatë gjithë procesit.
Disa nga simptomat më të zakonshme të menopauzës janë:
-Periodat e parregullta: Kjo është e zakonshme gjatë peri-menopauzës, kur periodat kanë si tendencë të ndodhin 2-4 muaj mesatarisht. Periodat shkojnë e vijnë.
-Temperaturë dhe djersitje gjatë natës: “ John Hopkin’s University” raporton që rreth 75% e të gjithë grave që kalojnë në menopauzë përjetojnë temperaturë, 80% e cila ndodh për 2 vjet ose më pak. Rreth 15% e femrave që kalojnë në menopauzë raportojnë të kenë ethe të shkaktuara nga ndryshimet hormonale që ndikojnë në hipotalamus, i cili kontrollon temperaturën e trupit.
-Ndryshime me humorin: Kjo mund të përfshijë irritime, ankth ose depresion.
-Shtim në peshë-Si pasojë e metabolizmit të ngadaltë.
-Insomia dhe ndryshime në cilësinë e gjumit
-Flokë të hollë dhe lëkurë të thatë
-Ndryshimet në mitër, në vezore dhe në qafën e mitrës: Ndonëse nuk mund ta ndjeni këtë gjë, vezoret dhe mitra tkurren në madhësi dhe muskujt në mitër bëhen më të vështirë (fibrotike). Edhe qafa e mitrës bëhet më e vogël dhe më e ngushtë.
-Rrezik më i lartë për sëmundjet dhe komplikimet e tjera: Studimet tregojnë se pas menopauzës rritet rreziku i një gruaje për sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut (kardiovaskulare), si dhe për osteoporozën. Kjo është për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit, që ndryshon akumulimin e yndyrës dhe gjithashtu kontribuon në humbjen e densitetit të kockave, kockave të dobëta dhe rritjes së rrezikut të thyerjeve.
Përveç simptomave të listuara më lart, fundi i periodave së një gruaje dhe fertiliteti shpesh mund të nënkuptojë një ndryshim emocional në jetën e saj. Lëvizja nga një grua e re, jetëdhënëse, pjellore tek një grua e moshuar ndonjëherë mund të shkaktojë vështirësi për gruan si psikologjikisht dhe emocionalisht. Sidoqoftë, kjo ndodh vetëm nëse e lejoni vetë veten të bëni në këtë gjendje. Nëse mundoheni të kuptoni thelbin e menopauzës, mirëpriteni dhe përqafojeni atë duke përdorur terapi të përshtatshme që nuk e rrezikojnë shëndetin tuaj. Atëherë kjo mund të jetë edhe një nga kohërat më të mira dhe më kuptimplota të jetës suaj.
Kura natyrale për simptomat e menopauzës
- Ushtrimet
Një nga mënyrat më të mira për t’u përballur me simptomat e parehatshme të menopauzës është duke bërë ushtrime rregullisht. Ushtrimet funksionojnë më së miri për femrat në menopauzë kështu që nuk duhet të nënvlerësoni efektin që ato kanë. Jo vetëm që rrisin nivelin e serotinës, duke përmirësuar humorin tuaj, oreksin dhe ju ndihmon të flini e shumë të tjera. Nëse bëni ushtrime rregullisht ju do të ndiheni akoma dhe më mirë.
Rekomandohet të angazhoheni 10-30 minuta aktivitet aerobik disa herë në javë. Ushtrimet me pesha rrisin vetëbesimin si dhe ndihmojnë për të balancuar në mënyrë natyrale hormonet-plus ndihmon për të mbajtur masën muskulare, që është e rëndësishme për të parandaluar shtimin në peshë.
- Përgatitjet herbale
Shumë barna dhe ushqime përmbajnë hormone natyrale ose veti balancimi hormonesh që mund t’ju lehtësojë këtë tranzicion. Ndërkohë që janë një sërë opsionesh për të trajtuar simptomat e menopauzës me kura natyrale, disa mund të jenë më efektive se të tjerat.
- Një dietë e shëndetshme për të balancuar hormonet
Hippocrates tha, “Le të jetë ushqimi ilaçi juaj dhe ilaçi nga ushqimi juaj”. Të hani një dietë të shëndetshme është një mënyrë që shpesh përdoret për të ulur simptomat shqetësuese të menopauzës, si dhe për të ulur rrezikun për t’u prekur nga shumë sëmundje të tjera lidhur me moshën. Këshilla për të ngrënë një dietë të shëndetshme si dhe për të ndihmuar në balancimin e hormoneve përfshijnë:
Hani fruta dhe perime organike cdo ditë. Jo vetëm gjatë menopauzës por përgjatë gjithë jetës suaj. Eshtë një zgjedhje e shëndetshme të hani shëndetshëm dhe ushqime të freskëta.
Kijeni parasysh që ju duhet të konsumoni më pak kalori për të mbajtur stabël peshën tuaj.
Limitoni kaloritë e tepërta duke reduktuar ushqimet e përpunuara me sheqer etj.
Drejtohuni drejt ushqimeve me fibra për të kontrolluar urinë tuaj, për të përmirësuar sistemin tretës dhe benefite për zemrën tuaj. Pini shumë ujë. Sa më afër natyrës të gjeni një ushqim, është mënyra më e mirë për të kontribuar në shëndetin tuaj. Ju do të habiteni sa mirë do të ndiheni me trupin tuaj, mendjen dhe shpirtin. Plus që nuk do të përballeni me aq stress lidhur me peshën.