9 arsye përse obeziteti nuk është një zgjedhje

9 arsye përse obeziteti nuk është një zgjedhje

Në 2016, rreth 30% e të rriturve kishin gjasa të bëheshin obezë. Shumë njerëz mendojnë se shkaqet janë zgjedhjet e gabuara ushqimore ose pasiviteti fizik, por nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë. Të tjerë faktorë mund të kenë efekte të fuqishme në peshën trupore dhe obezitetin, të cilat mund të jenë jashtë kontrollit tonë. Kjo përfshin gjenetikën, faktorët mjedisorë, gjendjet e caktuara shëndetësore ose më shumë.

Ky artikull liston 9 arsye përse obeziteti nuk është një zgjedhje:

1.Gjenetika dhe faktorët prenatalë
Shëndeti është veçanërisht i rëndësishëm gjatë fazës së parë të jetës, pasi ndikon në shëndetin tuaj për pjesën e mbetur të jetës. Në fakt, shumë mund të përcaktohen që kur bebeja është në barkun e nënës. Dieta e nënës dhe stili i jetesës kanë goxha ndikim te bebeja.  Studimet tregojnë që femrat të cilat shtojnë shumë në peshë gjatë shtatzanisë kanë më shumë gjasa të kenë bebe me peshë të madhe. Fëmijët të cilët kanë prindër ose gjyshër të cilët janë obezë kanë më shumë gjasa të jenë obezë sesa fëmijët që kanë prindër me peshë normale. Pra, gjenet që ju trashëgoni nga prindërit tuaj mund  të përcaktojnë predispozueshmërinë tuaj ndaj shtimit në peshë. Megjithëse gjenetika dhe faktorë të tjerë nuk janë plotësisht përgjegjëse për obezitetin, ato kontribuojnë duke ndikuar në shtimin në peshë. Rreth 40% e fëmijëve mbipeshë, do të vazhdojnë të kenë atë peshë edhe në vitet e adoleshencës, dhe rreth 75-80% e adoleshentëve obezë do të vazhdojnë të kenë atë peshë edhe kur të jenë të rritur.

2.Lindja dhe zakonet gjatë fëmijërisë
Megjithëse arsyeja akoma nuk është e ditur, fëmijët që lindin me lindje cezariane kanë më shumë gjasa të preken nga obeziteti më vonë. Kjo është gjithashtu e vërtetë për fëmijët që ushqehen me formulë, të cilët kanë si tendencë të kenë më shumë peshë sesa ato bebe që ushqehen me gji. Kjo mund të jetë për shkak se të dy grupet zhvillojnë baktere të ndryshme të zorrëve, të cilat mund të ndikojnë në ruajtjen e yndyrës. Eshtë e rëndësishme të theksohet që këto faktorë në përgjithësi nuk bëhen me zgjedhjen e nënës, por mesa duket ekziston një lidhje me obezitetin. Pra, të formoni regjime të shëndetshme ushqimore dhe ushtrimesh fizike gjatë fëmijërisë mund të jetë masa më e vlefshme që parandalon obezitetin dhe sëmundjet kronike. Nëse fëmijët konsumojnë ushqime të shëndetshme, i ndihmon ata të mbajnë një peshë normale gjatë jetës së tyre.

3. Mjekimet ose gjendjet mjekësore
Shumë gjendje mjekësore mund të trajtohen vetëm me mjekime farmaceutike. Shtimi në peshë është një efekt anësor i shumë mjekimeve si mjekimet për diabetin, anti-depresantë dhe anti-psikotike. Këto mjekime mund të rrisin oreksin tuaj, të reduktojnë metabolizmin ose madje të alternojnë aftësinë e trupit tuaj për të djegur yndyrën, duke rritur depozitimin e yndyrës. Megjithatë, shumë gjendje mjekësore mund të ndikojnë që të shtoni në peshë. Një shembull është hipotiroidizmi.

4. Hormonet e urisë

Uria dhe ushqyerja pa kontroll nuk shkaktohet vetëm nga mërzia apo nga mungesa e vullnetit. Uria kontrollohet nga hormone të fuqishme dhe përbërje kimike në tru, që përfshijnë zona në tru që janë përgjegjëse për ndjesinë e urisë së pakontrolluar. Këto hormone nuk funksionojnë si duhet te njerëzit me obezitet, e cila alternon sjelljen e ushqyerjes dhe shkakton një stres psikologjik që ju bën të hani akoma më shumë. Truri juaj ka një zonë “shpërblimesh”, e cila fillon të sekretojë dopaminë dhe kimikate që ju bëjnë të ndiheni mirë kur hani. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz shijojnë ushqimin. Ky sistem gjithashtu sigurohet që ju të hani mjaftueshëm ushqim që të merrni të gjithë energjinë dhe nutrientët që ju nevojiten.

5. Rezistente ndaj leptinës

Leptina është një hormon shumë i rëndësishëm që ndihmon në rregullimin e oreksit dhe metabolizmit. Prodhohet nga qelizat yndyrore dhe dërgon një sinjal në tru për t’ju treguar që të ndaloni së hani. Leptina rregullon numrin e kalorive që hani dhe digjni, si dhe sa shumë yndyrë trupi juaj ruan. Sa më shumë yndyrë ruhet në qelizat yndyrore, më shumë leptinë prodhojnë. Njerëzit obezë prodhojnë shumë leptinë. Megjithatë, ata gjithashtu kanë si tendencë të kenë një gjendje të quajtur rezistentë ndaj leptinës. Megjithëse trupi juaj prodhon shumë leptinë, truri juaj nuk e sheh as nuk e njeh. Kur trupi juaj nuk merr një sinjal leptinë, mendon gabimisht që po ngordh urie, edhe pse ka shumë yndyrë të ruajtur. Kjo shkakton që truri juaj të ndryshojë psikologjinë dhe sjelljen që të rifitojë yndyrën që mendon që e ka humbur. Uria rritet dhe ju digjni më pak kalori. Përpjekja për të ushtruar forcën e vullnetit kundër sinjalit të urisë të drejtuar nga leptina është pothuajse e pamundur për shumë njerëz.

6.Edukimi i dobët nutricional
Në shoqërinë moderne përballeni me pafund reklama, deklarata shëndetësore, nutricionale dhe ushqime jo-të shëndetshme. Përpos rëndësisë nutricionale, të rriturit dhe fëmijët në përgjithësi nuk janë mësuar të hanë si duhet. T’i mësoni fëmijëve rëndësinë e një diete të shëndetshme dhe ushqyerjes korrekte ka treguar që i ndihmon ata të bëjnë zgjedhje më të mira më vonë. Edukimi nutricional është i rëndësishëm, sidomos kur formoni stilin e jetesës dhe ushqyerjes korrekte.

7.Varësia ndaj ushqimit
Disa ushqime mund të krijojnë varësi. Kjo përfshin varësinë ndaj ushqimit, ashtu si dikush mund të jetë i varur nga alkooli. Kjo është më e zakonshme nga se mendoni. Në fakt 20% e njerëzve mund të jetojnë me varësinë ndaj ushqimit dhe kjo shifër rritet në 25% te njerëzit obezë ose mbipeshë. Kur ju bëheni të varur nga diçka, ju humbisni ndjenjën e lirisë dhe zgjedhjes. Kimia e trurit tuaj fillon e merr vendime për ju.

8.Efekti i baktereve të zorrëve
Sistemi juaj tretës mirëpret një numër të madh të baktereve, të cilat njihen si mikrobiota juaj e zorrëve. Shumë studime tregojnë se këto baktere janë tepër të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Eshtë interesantë që njerëzit obezë kanë si tendencë të kenë baktere të ndryshme të zorrëve sesa ato me peshë normale. Bakteret e zorrëve te individët mbipeshë ose obezë mund të jenë më efikase në “vjeljen” e energjisë nga ushqimi, duke rritur vlerën totale kalorike të dietës së tyre. Megjithëse studimet janë akoma të kufizuara, ka prova bindëse që sugjerojnë që këta mikroorganizma luajnë një rol të rëndësishëm në obezitet.

9.Mjedisi
Në disa zona të blini ushqim të shëndetshëm, nuk është një zgjedhje. Këto zona shpesh quhen “ëmbëlsira ushqimore” sepse janë të lokalizuara në zona ku nuk ka akses për ushqim të shëndetshëm. Këto janë zakonisht zona të varfra që nuk kanë mundësinë të kenë akses në zonat ku ofrohen ushqime të shëndetshme. Paaftësia për të blerë ushqime të shëndetshme dhe të freskëta rrit rrezikun për obezitet. Faktorë të tjerë mjedisorë luajnë rol në obezitet prsh drita artificiale nga elektrikët, kompjuterët, telefonat dhe televizorët. Por shumica e studimeve theksojnë edhe mungesën e ushtrimeve fizike. Megjithatë, ekspozimi ndaj dritës gjatë natës ndryshon ritmin e brendshëm circadian dhe mund të kontribuojë në obezitet.

Kur vjen puna te obeziteti, shumë faktorë luajnë rol, ku disa prej tyre nuk janë nën controlling tonë përfshirë gjenetikën, gjendjet shëndetësore dhe hormonet. Megjithëse të qënit obezë ose mbipeshë nuk është një zgjedhje, ju mund të humbsni realisht peshë nëse jeni të vendosur.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!