I ftohti mund të vijë si shkak i një infeksioni viral, të ftohtit të zakonshëm, duhanit ose problemeve shëndetësore si astma, tuberkulozi dhe kancerit të mushkërive.
6 trajtime natyrale me përbërës që mund t’i gjeni lehtësisht në shtëpi:
1. Shafrani
Shafrani ka një efekt terapeutik te ftohja, sidomos në kollën e thatë.
-Zieni një gjysëm kupe ujë në një tenxhere. Shtoni 1 lugë caji shafran pluhur dhe një lugë caji piper të zi. Ju gjithashtu mund të shtoni dhe copa kanelle. Ziejeni këtë për 2-3 minuta. Shtoni një lugë gjelle mjaltë. Pijeni cdo ditë derisa gjendja të përmirësohet.
Si alternativë tjetër bëni një caj herbal duke shtuar 1 lugë caji shafran pluhur dhe një lugë caji fara carom me një kupë uji, dhe zijeni ujin derisa të reduktohet në një gjysëm kupe. Shtoni pak mjaltë dhe pijeni 2-3 herë në ditë.
2. Xhinxher
Xhinxheri është një nga kurat më popullore natyrale për t ftohtin.
Prisni xhinxherin e freskët në copa të vogla dhe copëtojini me kujdes. Vendosini në një kupë me ujë dhe zijeni. Pijeni 3-4 herë në ditë për lehtësim nga kolla e shpeshtë dhe nga simptoma të tjera. Mund të shtoni dhe pak lëng limoni dhe mjaltë në të. Një tjetër opsion është të përtypni xhinxher të papërpunuar të freskët për gjatë gjithë ditës për të reduktuar të ftohtin.
3. Limoni
Limoni mund të përdoret në shumë mënyra për të kuruar të ftohtin. Limonat kanë veti që reduktojnë inflamacionin dhe sigurojnë një dozë vitaminë C për luftimin e infeksionit. Një shurup i thjeshtë bëhet duke kombinuar dy lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë. Pijeni këtë shurup të shëndetshëm disa herë në ditë. Një tjetër mënyrë për të përdorur limonin është duke përzier në blender lëng limoni me pak qumësht dhe pak spec djegës e më pas pijeni.
4. Hudhra
Hudhra ka komponentë antibakterialë dhe antimikrobialë që ndihmojnë në trajtimin e të ftohtit. Zieni 2-3 thelb hudhër në një kupë me ujë dhe një lugë caji rigon. Lëreni të qetësohet në temperaturën e dhomës, shtoni pak mjaltë dhe pijeni. Kjo ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes dhe simptomave të të ftohtit. Hani një thelb hudhër të copëtuar të përzier me pak vaj karafili dhe pak mjaltë. Mund ta përdorni hudhrën gjithashtu në gatim.
5. Qepa
Një nga kurat më të thjeshta natyrale për të ftohtin është që të prisni qepët. Frymëmarrja e thellë mund të ndihmojë në ndalimin e ftohjes. Ju mund të bëni dhe një shurup nga lëngu i qepëve të pjekura, caji (comfrey) dhe mjalti. Pijeni cdo ditë për të marrrë një lehtësim nga kolla e thatë. Një tjetër opsion është kombinimi i një luge e gjysëm lëng limoni me një lugë caji mjaltë të pastër. Përdoret të paktën dy herë në ditë për të lehtësuar ftohjen dhe zbutjen e fytit.
6. Qumësht të ngrohtë me mjaltë
Mjalti i nxehtë me qumësht mund të lehtësojë simptomat e kollës së thatë dhe të reduktojë dhimbjen e kraharorit nëse vuani nga ftohtja e shpeshtë. Për rezultate më të mira, pijeni para se të shkoni në gjumë. Për benefite të tjera nga vetitë analgjezike të mjaltit, gëlltisni një lugë caji mjaltë në stommak bosh. Kjo do të ndihmojë në pastrimin e mukusit dhe qetësimin e fytit.