Proteina është një faktor i rëndësishëm në dietën e të gjithëve. Ajo luan një rol të madh kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve, flokëve dhe rritjes së thonjve, dhe gjithashtu merr pjesë në prodhimin e hemoglobinës, e cila mbart oksigjen në trup. Është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të njohësh shenjat e konsumit të pamjaftueshëm të proteinave.
Enjtje: Një nga shenjat më të zakonshme që tregon se nuk po merrni proteina të mjaftueshme është enjtja (e quajtur edhe edema), veçanërisht në bark, këmbë, dhe duar. Një shpjegim i mundshëm: Proteinat që qarkullojnë në gjak, në veçanti albumina ndihmon që të mos grumbullohet lëngu në inde.
Ndryshimet e humorit: Truri përdor kimikate të quajtura neurotransmetues për të përcjellë informacionin midis qelizave. Shumë nga këta neurotransmetues janë bërë nga aminoacidet, të cilët janë blloqet ndërtuese të proteinave. Pra, mungesa e proteinave në dietën ushqimore nënkupton që trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm neurotransmetues, dhe kjo do të ndryshonte mënyrën e funksionimit të trurit. Me nivele të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, mund të ndiheni në depresion ose tepër agresiv.
Probleme të flokëve, thonjve dhe lëkurës: Ato përbëhen nga proteina si elastinë, kolagjen dhe keratinë. Kur trupi nuk mund t’i bëjë, ju mund të keni flokë të brishtë ose të hollë, lëkurë të thatë, të plasaritur dhe kreshta të thella në thonjtë tuaj. Dieta nuk është shkaku i vetëm i mundshëm, natyrisht, por është diçka për t’u marrë parasysh.
Dobësi dhe lodhje: Hulumtimet tregojnë se vetëm një javë pa ngrënë proteina të mjaftueshme mund të ndikojë në muskujt përgjegjës për qëndrimin dhe lëvizjen, veçanërisht nëse jeni 55 vjeç e sipër. Dhe me kalimin e kohës, mungesa e proteinave mund t’ju bëjë të humbni masën muskulore, e cila nga ana tjetër ju zvogëlon forcën, e bën më të vështirë mbajtjen e ekuilibrit dhe ngadalëson metabolizmin. Gjithashtu mund të çojë në anemi, kur qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm, gjë që ju lodh.
Uria: Kjo mund të jetë e qartë. Proteina ju ushqen. Është një nga tre burimet e kalorive, së bashku me karbohidratet dhe yndyrnat. Studimet kanë gjetur se ngrënia e ushqimeve me proteina ju mban të ngopur gjatë gjithë ditës.
Sëmureni ose qëndroni gjatë në këtë gjendje: Aminoacidet në gjak ndihmojnë sistemin imunitar të krijojë antitrupa që aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut për të luftuar viruset, bakteret dhe toksinat. Ju keni nevojë për proteina për të tretur dhe thithur lëndë ushqyese të tjera që ju mbajnë të shëndetshëm.