10 arsyet e ndjenjës së lodhjes, lexoni me kujdes secilën prej tyre!

10 arsyet e ndjenjës së lodhjes, lexoni me kujdes secilën prej tyre!

Gjumë i pamjaftueshëm – Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dhe shendet. Për te rriturit është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë. E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin. Një këshillë e thjeshtë, largoni Laptopin, celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit. Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë crregullim të gjumit.

Apnea e gjumit – Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre. Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurtet e procesit të frymëmarrjes gjatë natës. Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa caste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë. Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episode të apnesë, janë: rënia në peshe, lënia e duhanit etj.

Furnizim i pamjaftueshëm – Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënie e ushqimeve të papërshtatshme. E rëndësishme është marrja e një diete të balancuara duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktuar e ndjenjës së dobësisë apo lodhjes është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesitsi edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në cdo vakt.është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë

Anemia – Kjo ēshtë një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë të gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde. Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.

Depresioni – Depresioni nuk është thjesht një crregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh: lodhja, dhimbja e kokës, anoreksia. Ndjesia e lodhjes dhe gjendjae rënë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Hipotiroidizmi – Tiroideja është një gjendër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit. Kur gjendra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë. Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Konsumi i tepruar i kafesë – Kafeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën. Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, nervozizëm, lodhje etj. Zgjidhja është reduktimi gradual i konsumit të kafesë, cajit, cokollatës, dhe cdo medikamenti që përmban kafeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes [abstinencës]dhe rritje të ndjenjës së lodhjes .

Infeksionet e fshehta urinare – Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin. Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja.

Diabeti – Te diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi. Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme, është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak. Në trajtimin e diabetit përfshihet: ndryshimii stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Dehidrimi – Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.Irekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujē në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik.

error: Nuk lejohet kopjimi!