USHQIMET TË CILAT REKOMANDOHEN NË DIETËN PËR HIPOTIROIDIZMIN!

USHQIMET TË CILAT REKOMANDOHEN NË DIETËN PËR HIPOTIROIDIZMIN!

 

Hipotiroidizmi është një gjendje e uljes së funksionit të tiroides duke rezultuar me mangësi në prodhimin e hormoneve të tiroides.
Shkaqet e hipotiroidizmit mund të jetë e ndryshme, ndër shkaqet më të zakonshme janë:

– Toksiciteti: rrezatimi dhe ekspozimi ndaj metaleve të rënda

– Mungesa e jodit dhe Seleniumit

– Ushqimi Intolerancës në Gluten dhe A1 kazeinë

– Mosbalancimi hormonal – kortizoli i lartë nga stresi, shumë karbohidrate, shumë pak yndyrë organike në vaktet ditore.

Simptomet e hipotiroidizmit janë: lodhje, depresion, harresë, shtim në peshë, nervozizëm, dobësia e muskujve, tek disa raste humbje peshe, problem me shikimin, probleme me gjumin.

Rekomandohet një dietë e shëndetshëme e pasur me jod, me ushqime organike nga natyra duke iu shmangur ushqimeve që ngadalsojnë prodhimin e hormoneve të tiroides si: ëmbëlsuesit artificial, brumrat, trans yndyrat, ëmbëlsirat, produktet e fabrikuara, pijet e gazuara, energjike, produktet me amidon dhe gluten, fast food, mishin e përpunuar, bylmeti i përpunuar nga fabrikat.

USHQIMET MË TË REKOMANDUARA:

UJI

Uji ndihmon hidratimin dhe funksionimin e sistemit tretes duke parandaluar lodhjen dhe rraskapitjen. Pini deri 8 gota uje në ditë cdo dy orë.

FRUTAT DHE PERIMET

Janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë antioksidant të nevojshëm për luftimin e radikaleve të lira duke bërë uljen e inflamacionit. Rekomandohet të hani sa më shumë perime sezonale gjatë ditës dhe fruta në masë në baza individuale.

Arrat dhe Bajamet

Doza ditore nga 40 deri 60 gr arra ose bajame në ditë rekomandohen tek hipotiroidizmi. Varësisht nga indexi i masës trupore tek individët.

Peshku i egër dhe sardelet

E balancon nivelin e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 në dietën tuaj gjithashtu mund të reduktojë inflamacionet dhe mbështet tiroiden e shëndetshme dhe funksionimin normal neurologjik. Peshku I egër sikurse salmoni dhe sardelet janë njëri prej burimeve më të mira.

VAJI I KOKOSIT ORGANIK

Ofron mbështetje për metabiolizmin tuaj, duke përfshirë energjinë dhe duke mënjanuar lodhjen. Gjithashtu e ushqen sistemin tretes, ka veti antibakteriale, antioksidative duke larguar inflamacionin. Rekomandohet të hani 3 x 1 lugë çaji vaj kokosi gjatë ditës, si dhe të gatuani me të.

ALGA DETI ( KELP )

Disa nga burimet natyrore më të mira të jodit gjenden tek algat e detit, këto ndihmojnë në parandalimin e mangësive të cilat e ulin funksionin e tiroidesë. Algat e detit të thata dhe me ngjyrë të kuqe të errët janë zgjidhja më e mire tek hipotiroidizmi.

USHQIMET E PASURA ME PROBIOTIKÊ

Ushqimet me probiotikë ndihmojnë që të keni një mjedis të shëndetshëm duke balancuar mikroflorën bakteriale. Këtu përfshihet kefiri (një produkt I thartuar I qumështit) ose qumësht organik i dhisë jogurt, lakër turshi ose perime tjera të fermentuara në masë të caktuar në bazë të Indexit të masës trupore.

FARAT ORGANIKE

Fara lini, fara e kërpit ( hemp seeds ) dhe fara chia sepse sigurojnë ALA – alpha linolenic acid nga bimët, lloje të omega-3, që është I rëndësishëm për të bërë balansimin hormonal dhe ndikojnë direct në funksionin e tiroidesë.

SUPË NGA KOCKAT

Mishi I lopës dhe lëngu I tyre pëmban amino-acide L-proline dhe L-glycine të cilat ndihmojnë sistemin digjestiv dhe përmirësojnë hipotiroidismin, cdo ditë konsumoni supë nga kockat të kombinuar me perime të freskëta.

ERËZAT

Kombinimet e bimëve mjekësore si: Echinacea, Rozmarina, Melissa officinalis, Ashaghanda, Glycyrrhiza glabra. Ginseng Siberian, Lavanda officinalis etj, ndihmojnë mjaftë tek hipotiroidizmi kur kombinohen me ushqimet e rekomanduara më poshtë.

Përgatitet çaji në formë infuzi i përgatitur nga bimët e lartë përmendura i përgatitur me doza të caktuara nga profesionisti, në baza individuale pihet në mëngjes, drekë dhe në mbrëmje nga 250 ml çaj gjatë ditës.

error: Nuk lejohet kopjimi!