Sindroma Pre-menstruale (PMS), dieta dhe ushqyerja korrekte

Sindroma Pre-menstruale (PMS), dieta dhe ushqyerja korrekte


Femrat, të cilat kanë përjetuar sindromën pre-menstruale (PMS), kanë një sërë simptomash si fizike ashtu dhe emocionale  që ndodhin çdo muaj nga 2-14 ditë përpara ciklit menstrual. Simptomat zakonisht zhduken në momentin që cikli fillon. PMS-ja mund të fillojë në çdo moshë dhe zakonisht mbaron pas menopauzës. Rreth 75% e femrave përjetojnë sindromën pre-menstruale në disa faza të jetës, me rreth 20-50% që pohojnë se këto simptoma ndikojnë në aktivitetet e tyre ditore, dhe 3-5% që bëhen të paafta.

Shenja dhe simptoma:
-Fryrje anormale dhe shtim në peshë
-Enjtje gjoksi
-Ndryshime humori
-Depresion dhe ankth
-Crregullime lëkure
-Ndryshime në oreks, oreks i tepërt
-Ndryshime në interesin ndaj seksit
-Dhimbje koke, dhimbje shpine
-Paaftësi për t’u përqëndruar, humbje të interesit në aktivitete të përditshme, konfuzione

Shkaqe të mundshme
Megjithëse shkaku i vërtetë i kësaj syndrome akoma nuk dihet, teoritë më popullore përfshijnë ndryshimet hormonale (sasi të tepërta të estrogjenit ose mungesë të progesteronit), hipoglicemi (sheqer i ulët në gjak), mungesë të vitaminës B6, metabolizëm anormal të prostaglandinës (substanca si hormone), mbajtje e tepërt e lëngjeve dhe tërheqje të endorfinës (një substancë në tru që  siguron çlirim ndaj dhimbjes).

Kush është më së shumti në rrezik?
Femrat me një histori të gjendjeve të mëposhtme janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga sindroma pre-menstruale.
-dismenorhea (menstruacione të dhimbshme)
-Depresion, humor i lëkundur, ankth, ose çrregullime bipolar (duke përfshirë histori familjare me çrregullime të tilla)
-Depresion postpartum ose episode psikotike
-Stresi i lartë

Një mjek mund t’ju ndihmojë me një diagnozë për të përcaktuar cili trajtim apo cili kombinim i terapive mund të jetë efektiv për ju.  Zakonisht pacienti pyetet për simptomat dhe kohëzgjatja e tyre për rreth `një deri në dy muaj.  Mjeku do të marrë një përshkrim të detajuar të historisë së simptomave, bën një ekzaminim të detajuar fizik dhe gjinekologjik për të parë për sëmundje të tjera, dhe më pas të dalë në një përfundim. Teste të ndryshme laboratorike dhe studime imazherie mund të përdoren, si test i plotë gjaku, pamje kimike, testi i glukozës në gjak dhe studime tiroidale.

Trajtime konvencionale dhe parandaluese

Reduktimi i stresit, rritja e ushtrimeve fizike dhe bërja e disa ndryshimeve dietike rreth kohës së menstruacioneve, mund të ndihmojë simptomat e sindromës pre-menstruale të jenën nën kontroll. Masat parandaluese dhe  në disa raste  terapia e mjekimeve, shpesh përdoren për të trajtuar PMS-në.

Terapia e mjekimeve:
Përshkrimi:
-Diuretikë: Për fryrje dhe mbajtje të lëngjeve
-Analgjezike: Për dhimbje koke dhe kriza të papritura
-Bllokues beta dhe bllokuesit e kanalave të kalciumit: Për të parandaluar dhimbjen e kokës nga migrena
-Ndalues të prostaglandinës: Për menstruacione të dhimbshme
-Spironolaktone: Për gjendje mjekësore të lëkurës
-Mjekime që bllokojnë ovulimin
-Bromokripitnë: Për plagë në gjoks
-Mjekime anti-ankth
-Antidepresantë
-Progesteroni: Për çlirim të simptomave

Femrat që kanë ndërmend të ngelin shtatzanë duhet të shmangin mjekime të tilla si ndaluesit prostaglandinë, diuretikët, spironolaktonës dhe danazol-it.

Procedura kirurgjike dhe të tjera

Femrat, simptomat  e të cilave janë të rënda dhe që nuk përgjigjen ndaj trajtimeve, mund t’u rekomandohet të ndërmarrin një operacion të quajtur histerektomi, duke përfshirë heqjen e vezoreve, ndjekur nga një terapi zvëndësuese të hormoneve.

Terapitë plotësuese dhe alternative
Një plan trajtimi bashkëkohor për PMS-në mund të përfshijë një sërë terapish plotësuese dhe alternative.

Ushqyerja
Reduktimi apo shmangia e kafeinës (përfshirë çokollatën), yndyrnat e ngopura, sheqernat, kripën, mishrat dhe alkooli mund të ndihmojë në reduktimin e intensitetit dhe kohëzgjatjen e simptomave. Mangësitë nutricionale mund të adresohen me suplementët e mëposhtme:
-Vitamina B6: 100-200 mg çdo ditë
-Vitamina B-komplekse: 50-100 mg çdo ditë
-Magnez: 400 mg çdo ditë
-Vitaminë E: 400-600 IU çdo ditë (sidomos ato që kanë butësi në pjesën e gjoksit)
-Acidet esenciale yndyrore (omega-3 dhe omega-6): 3000-4000 mg çdo ditë për rreth tre muaj, më pas reduktohen në 1000 mg çdo dy muaj.
-Krom: 250 mcg një-dy herë në ditë (për reduktuar dëshirat për sheqerna)

Barnat herbale
Barnat herbale mund të jenë beneficiale në reduktimin e simptomave. Barnat herbale në përgjithësi mund të gjenden si ekstrakte të thara (pilula, kapsula ose tableta), çajëra ose tretësira (ekstrakte alkoolike, veçse nëse udhëzohet ndryshe). Doza për çajërat është një bustinë për një kupë ujë të ngrohtë të zierë për 10 minuta (rrënjët duan rreth 20 minuta). Për sindromën pre-menstruale, çajërat dhe tretësirat janë më të preferueshme. Barnat e mëposhtme duhet të përdoren në kombinim, ose si tretësirë (60 pika tre herë në ditë) ose çaj (1 kupë tre-katër herë në ditë):
-Pema Chaste: 175 mg në ditë
-Kohosh-i i zi: 100-600mg çdo ditë
-Valerian (lloj bime): 150-300 mg një deri në katër herë në ditë (ose përpara gjumit për të reduktuar shqetësimet në lidhje me gjumin); reduktoni dozën e barnave nëse filloni te keni shqetësime.
-Thumba e qumështit: 200-600 mg çdo ditë
-Rrënjë lulerradhiqe ose gjethe lulerradhiqeje si çaj ose si tretësirë: Mund të përdoret si diuretik; ata me probleme mëlçie duhet të konsultohen me një ekspert përpara se të përdorin lulerradhiqen.
-“St. John’s wort”: 300 mg dy-tre herë në ditë (për depresion që lidhet me sindromën pre-menstruale), duhet të merret vazhdimisht përgjatë muajit;  ekspozimi direkt ndaj dritës së diellit mund të shkaktojë puçrra.)

Homeopatia

Një homeopat me eksperiencë mund të përshkruajë një recetë për të trajtuar sindromën pre-menstruale që është totalisht e personalizuar për pacientin. Disa nga trajtimet më të zakonshme janë të listuara më poshtë. Një dozë akute është 3-5 pilula nga 12X deri në 30C çdo një deri në katër orë derisa simptomat të lehtësohen.
Belladonna: Për menstruacione me dhimbje me shumë gjakderdhje
-Kamomil: Për gjak të zi me dhimbje, irritim dhe parehati
-Borax: Për irritim, dhimbje koke dhe pagjumësi
-Calcarea Carbonica: Për gjakderdhje të hershme dhe afatgjatë, gjinj të ënjtur dhe staminë të dobët.
-Kreosotum: Për irritim, dhimbje koke, përzierje dhe inflamacion vaginal
-Nux Vomica: Për irritim, kriza dhe dëshirë për sheqerna
-Pulsatilla: Për perioda të parregullta me dhimbje koke
-Sepia: Për menstruacione të dhimbshme që shoqërohen me irritim dhe ndikojnë në aktivitetin seksual

Akupunktura
Akupunktura është beneficiale në balancimin e hormoneve dhe në reduktimin e simptomave të sindromës pre-menstruale, duke përfshirë ankthin, depresionin, pagjumësinë, krizat dhe lodhjen.

Prognoza/komplikacione të mundshme

Sindroma pre-menstruale e rëndë mund të ndikojë në jetën e një femre. Mbështetja psikologjike dhe emocionale si dhe trajtimi i simptomave fizike mund të ndihmojë.
Kontrolle të vazhdueshme dhe vlerësime të rregullta janë të nevojshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!