SHPORTA E FRUTA PERIMEVE MUAJI MAJ

SHPORTA E FRUTA PERIMEVE MUAJI MAJ

FRUTAT DHE PERIMET E MUAJIT MAJ

Perimet:


Pazia – është një burim I shkëlqyer vitaminash, lēndësh ushqyese dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën A, B6, C, E, K, riboflavinën, magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër. Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin. Pazia ka aftësinë të përmirësojë formimin e qelizave të kuqe të gjakut, sepse përmban hekur dhe bakër. Pazia përmirëson shëndetin e kockave pasi ështe një burim i mirë i kalciumit, magnezit dhe vitaminës K. Konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës K çon në modifikimin e proteinave të kockave, përmirëson përthithjen e kalciumit dhe parandalon formimin e osteoporozës. Pazia ul tensionin e gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës pasi përmban sasi të larta të kaliumit dhe të ulëta të natriumit. Ajo përmban antioksidantë që ulin tensionin e gjakut dhe stresin e zemrës. Pazia përmirëson shëndetin e syve pasi permban beta karoten, konsumimi i të cilit ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e syve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të shikimit dhe simptomave të rrezikshme. Pazia ndihmon me mbajtjen nën kontroll të diabetit pasi përmban acid siringjik që ndihmon me mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqernave në gjak duke çaktivizuar një sërë enzimash problematike të cilat kthejnë karbohidratet komplekse në sheqerna të thjeshtë. Kur ky proçes pezullohet, niveli i sheqernave në gjak është i qëndrueshëm. Pazia ndihmon me shëndetin e flokëve duke patur në përmbajtjen e saj biotinë e cila stimulon shëndetin e flokëve dhe u jep atyre forcë. Pazia parandalon plakjen pasi përmban antioksidantë siç janë: beta karoteni, luteina, zeksanthina, kuercetina dhe kaemferoli. Antioksidantët gjejnë dhe neutralizojnë radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe metabolizmin.

Brokoli -përmireson shëndetin e sistemit nervor, është ushqim ideal për forcimin e punës së funksionimit të trurit dhe shëndeton sëmundjen Alzheimer. – Rregullon normat e presionit të qarkullimit. – Brokoli është më mirë për shëndetin e kockave dhe gazon osteoporozën. – Forcon kështu imunitar dhe mbron nga sëmundjet infektive. – Lufton qelizat kancerore dhe dyton kancerin e stomakut, ezofagut, prostatës, kancerin e qafës së mitrës. – Rrit funksionin e mëlçisë. – Ulësi e sheqerit në gjak. – Ndihmon tretjen dhe mbron kapsllëkun. – Parandalon efektimin e membranës e syrit dhe marrëdhëniet në formimin e retinës. – Parandalon arteriosklerozën dhe goditjen në zemër. – Ndihmon uljen në peshë. – Rrit energjinë e vendit. – Forcon lëkurën, flokët dhe vepron rrudhat. – Shton qelizat e bardha të rajonit. – Parandalon depresionin, dhe shikon inteligjencën. – Ndihmon për kurimin e Astmës. – Është ushqim ideal për gratë shtatzëna, gjidhënëse dhe për fëmijë e vegjël.

 

Lulelakra – përmban antioksidantë të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar. Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K. Ajo është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale.
Alicina dhe sulforafani , përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Alicina pakëson gjasat e ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës. Sulforani përmirëson tensionin e gjakut dhe veshkat. Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen. Një racion me lulelakër përmban 3.35 g fibër dietike, e cila pastron sistemin tretës nga substancat e dëmshme.
Kjo perime përmban folat, një vitaminë e dobishme për një shtatzani të shëndetshme. Mungesa e folatit tek gratë shtatzënë mund të shkaktojë shumë probleme tek fetusi.
Lulelakra lufton inflamacionin në mënyrë funksionale. Ajo e pajis imunitetin me substancat që i nevojitet t’i kundërpërgjigjet inflamacionit. Lulelakra është e pasur me vitamina të kompleksit B të cilat i nevojiten trurit  çdo ditë për të kryer funksionet e tij.

Kërpudha – Zvogëlon nivelin e kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmban, ndihmon në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave.
• Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit të prostatës. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe betaglukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror. Përmbajtja në selen ndihmon në pezullimin e qelizave kancerike. Gjithashtu, shumë studime kanë treguar se duke vepruar së bashku me vitaminën E ulin ndjeshëm shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
• Rregullator i sheqerit në gjak. Vlera ushqyese, si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë, ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara. Antibiotikët natyrorë që përmban mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit.
• Përmirësim i sistemit imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit. Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, vitamina C dhe vitamina B kompleks, që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar.
• (Sideropenia anemike) Hekurmungesa në gjak. Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë.
• Zvogëlim i presionit të gjakut. Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut).
• Aktivitet antibakteriale për shkak të përmbajtjes së bakrit.
• Seleni që përmbahet në sasi të madhe kontribuon në shëndetin e eshtrave, të thonjve, të flokëve dhe gjithashtu vepron edhe si një antioksidant.
• Marrje e mjaftueshme kalciumi. Kërpudhat janë të pasura në kalcium, i cili ndihmon për ashte të forta, funksionin e sistemit nervor etj. Kjo është një zgjedhje e mirë për gratë që janë në menopauzë dhe kanë nevoja të mëdha për kalcium.
• Veprim mjekues: Reishi dhe Shitake japoneze që rriten në pemë përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për më shumë se 2.000 vjetësh jo vetëm për efektet e dobishme, por edhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.

Qepa e njomë – Një njeri i shëndetshëm duhet të konsumojë të paktën 100-150 gramë qepë të njoma çdo ditë. – Qepa e njomë stimulon frymëmarrjen dhe pastron rrugët e frymëmarrjes – Përmban vajra esencialë që stimulojnë gjëndrat e djersës dhe si rrjedhojë shkaktojnë djersitje – Normalizon tensionin e gjakut – Rrit oreksin – Ul kolesterolin dhe rrezikun e disa sëmundjeve të kancerit – Lufton infeksionet dhe bakteret!

 

Hudhra – Lidhjet e sulfurit dhe alicina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin efektin e saj. Kësaj substance i jepet merita edhe për vetitë antibakteriale, antioksiduese, si dhe për efektet që ka kundër formimit të trompozave, dhe në uljen e yndyrave në gjak. Efektet antitumoriale mund të jenë në sajë të lidhjeve të sulfurit, por ndoshta edhe të ndonjë substance tjetër që nuk është zbuluar deri tashmë për sa i përket strukturës kimike. Hudhra ul nivelin e yndyrave në gjak – Konsumi i hudhrës, mund të ulë kolesterolin në gjak, deri në 12%. Në një studim tjetër, i cili u mor me të njëjtën temë, u tregua se vërtet hudhra mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak, por jo me shumë se 4-6%.
Hudhra ul tensionin – Disa studime kanë treguar se, konsumi i hudhrës, ka pasur rezultat ulje të konsiderueshme të tensionit (rreth 7,7mmHg të tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atë diastolik).
Vetitë antitumoriale – Nga kontrolle individuale dhe disa në grup, është vënë re se, konsum i lartë i hudhrës, por dhe i zarzavateve të tjera të ngjashme si qepa, preshi etj., lidhet me raste me të rralla të shfaqjes së kancerit në stomak dhe zorrë të trashë. Gjithsesi ky fakt mbetet për t’u studiuar më tej. Dozat që rekomandohen janë 4 gr (1-2 thelpinj hudhre të freskët) në ditë për te rriturit, ose një tabletë 300 mg (2ose 3 herë në ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë.

 

Spinaqi – Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorikë dhe përqindje të ulët të yndyrave (100g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).
Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është njëri nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe regullimit të nivelit të kolesterolinës.
100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e ruazave të kuqe të gjakut.
Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga radikalet e lira.
Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjinerimi makular.
Vitmina A do të ruaj shëndetin e lëkurës dhe syve. Kunsumimi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminë A do të mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe mushkërive.
Spinaqi përmban vitaminën K. Vetëm 100 g spinaq i freskët ofron madje 402 ug të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K. Vitamina K do të forconë eshtrat tuaja, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.
Kjo perime me gjethe të gjelbra është butim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çregullimeve të lidhura tek bebet.
Vetëm 100 g spinaq të freskët do të ofrojë rreth 47 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon trupin ta forcojë imunitetin dhe parandalojë krijimin e sëmundjeve të ndryshme, shkruan Koha Ditore.
Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar ruazat e kuqe të gjakut. Zinku është i nevojsëm për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës kualitative dhe përmirësimin e tretjes.
Spinaqi është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncetrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular, mbrojnë nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër.

 

Kungulli – Kungujt gjithashtu ofrojnë shumë vitaminë C, riboflavin, kalium, bakër dhe mangan. Sasi të vogla por të rëndësishme të vitaminës E (alfa tokoferol), tiaminë, niacin, vitaminë B6, folati, hekuri, magnez dhe fosfor gjithashtu janë të pranishme. Vitamina A është gjithashtu një domosdoshmëri për një vizion të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të mushkërive dhe të gojës. Flavonoidet tilla si cryptoxanthin, lutein dhe zeaxanthin shkatërrojnë radikalet e lira të dëmshme, dhe kjo e fundit, veçanërisht, ndihmon në mbrojtjen e retinës së syrit nga degjenerimi makular.

 

Bizelet e njoma – Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina  mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kile). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

Karrotat – Karrotat janë përplot me biotinë, molybdenum, fibra dietikë, kalium, vitaminë K,B1,B6,B2,C dhe E, mangan, niacin, acid pantotenik, folat, fosfor etj.Ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve si kanceri, diabeti, përmirësimin e shikimit, lëkurës, flokëve, dhe thonjve.

1.Përmirëson imunitetin dhe kontrollon sëmundjet e zemrës
2.Redukton kolesterolin
3.Ndihmon në mpiksjen e gjakut
4.Shërimi i plageve
5.Parandalon kancerin
6.Përmirëson shëndetin e kockave
7.Pastron melçinë
8.Kuron infeksionet
9.Ndjesia e fryrjes
10.Promovon urinim
11.Rregullon menstruacionet
12.Trajton degjenerimin macular
13.Rrit shëndetin oral
14. I mirë për laktozën
15.Parandaloni infeksionet në fëmijët që akoma nuk kanë lindur
16.Siguron kalcium
17.Rrit imunitetin te fëmijët
18.Rritja e muskujve
19.Rrit metabolizmin
20. Rrit kapacitetin e mbajtjes së oksigjenit
21. Siguron energji të menjëhershme
22. Kontrollon nivelet e sheqerit
23. Ndihmon në tretje
24. Pastron trupin
25. Redukton tharjen dhe shenjat
26.Parandalon aknet
27.Burim vitaminash që duhen për lëkurën
28. Kontrollon dëmtimin e diellit
29. Lufton plakjen
30. Ndihmon në rritjen e flokut
31. Forcon thonjtë
32. Përdoret për celjen e ngjyrës së lëkurës

Panxhari i kuq – përmban sheqer më shumë se çdo perime tjetër në tryezë, ata janë më të ulët në kalori, yndyrë dhe kolesterol. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës C, magnezit dhe folatit, që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e ARN, qelizave të ADN-së si dhe parandalimin e anemisë. Ata gjithashtu përmbajnë kalium, i cili është i domosdoshëm për ndërtimin e muskujve dhe rregullimin e aktivitetit elektrik të zemrës dhe mangan, i cili ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve dhe nervave, ndërtimin e kockave, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe promovimin e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Betaine, një aminoacid në panxhar, pengon formimin e komponentëve që shkaktojnë kancer, është mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë dhe të stomakut.

Rrepat – 1. Luftojnë të ftohtin dhe kollën. Nëse je i/e predispozuar për tu ftohur lehtë dhe nuk të largohet kolla, të fusësh rrepat në dietën tuaj është një ide shumë e mirë. Kjo perime pastron fytin nga mukusi i krijuar dhe përmirëson imunitetin duke mbajtur larg infeksionet dhe viruset që shkaktojnë të ftohtin dhe kollën. 2. Rregullon tensionin e gjakut. Rrepat kanë vlera në rregullimin e tensionit të lartë të gjakut. Rrepat e kuqe kanë nivele të larta kaliumi dhe si rrjedhojë ndihmojnë në ekuilibrimin e kripës në trup. Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e lartë të gjakut. 3. Ndihmon me rënien në peshë. Rrepat e kuqe kanë një nivel jashtëzakonisht të ulët kalorish. Së bashku me fibrat ato ofrojnë një ngopje afatgjatë. Në 100 gramë rrepa të gjalla gjenden 16 kalori. Ndaj rrepat mund t’i shtoni pa frikë në dietën tuaj. 4. Me rrepat dukeni më të rinj. Rrepat kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë C dhe antioksidantë. Si rrjedhojë ato parandalojnë dëmet e lëkurës të shkaktuara nga radikalet e lira. Rrepat mund t’i përdorni shumë mirë duke i vendosur në fytyrë sepse do t’ua pastrojë atë. 5. Mban veshkat të shëndetshme. Vlerat natyrale të rrepave i bëjnë ato shumë të mira për mbajtjen e veshkave sa më të shëndetshme. Duke eliminuar toksinat nga trupi, rrepat janë pastrues natyralë të organizmit. 6. Ul rreziqet që vijnë nga tumoret. Rrepat përmbajnë një sërë elementësh që kanë vlera anti-kancer. Për më tepër ato kanë edhe vitaminë C që funksionin si antioksidant i fuqishëm për të parandaluar dëmet që shkaktohen nga radikalet e lira tek ADN-ja brenda qelizave. Rrjedhimisht, ndihmon në prandalimin e kancerit. 7. Ndihmon me diabetin. Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi. Ajo është përgjegjëse për përthithjen e glukozës. Diabetikët e kanë të pamundur ose të përthithin insulinën që prodhon trupi i tyre ose të prodhojnë insulin. Për këtë shkak, ata e kanë të pamundur të konsumojnë ushqime të ëmbla. Rrepat janë të pasura me fibra dhe kanë një tregues të ulët të glicemisë. Diabetikët mund të shijojnë rrepat sepse këto perime nuk rrisin nivelet e sheqerit 8. Ndihmon me shërimin nga verdhëza. Rrepat janë të fuqishme për eliminimin e toksinave duke mbajtur mëlçinë dhe stomakun në gjendje të mirë. Rrepat janë të mira edhe për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e verdhëzës duke rregulluar sasinë e bilirubinës në organizëm dhe rritur furnizimin e trupit me oksigjen. Një gjë e tillë ndihmon të mbajë nën kontroll shkatërrimin e qelizave të kuqe të gjakut. 9. Lufton konstipacionin. Shumë njerëz kanë vuajtur nga konstipacioni të paktën një herë në jetë.Është një situatë shumë e sikletshme. Rrepat e kuqe janë të pasur me fibra që ndihmojnë të pastrojnë zorrën e trashë nga mbetjet ushqimore. 10. Ndihmon pacientët me azëm. Rrepat e kuqe janë shumë të mira për pacientët që vuajnë nga astma. Ato luftojnë alergjitë në sistemin respirator dhe e mbrojnë atë nga infeksionet.

 

Selino – Selinoja është jashtëzakonisht e ulët në kalori-vetëm 16 për një porcion. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e njohur. Reputacioni i selinosë si një ushqim “negativ-kalorik” mund të jetë mëse i merituar. Në të njëjtën kohë, selinoja vlen për peshën e saj në fibër, e cila lëviz më shpejt ushqimin përmes traktit digestiv dhe ndihmon në uljen e rrezikut për kancerin e zorrës së trashë.
Një shqetësim interesant në lidhje me këtë perime janë vitaminat dhe mineralet e ndryshme që ofron:
Pak shumë për një bilanc të mirë: 9 % secili nga DV në vitaminë A dhe folat, 8% e kaliumit dhe midis 2-5% mangan, bakër, fosfor, magnez dhe kalcium në kategorinë e mineralit . Në vitamina: vitaminë C, acidi pantothenik, vitamina B6, niacin dhe riboflavin. Vitamina K luan rolin më dramatik – 37 % të vlerës së përditshme për filxhan. Selinoja është një burim i pasur i flavonoideve si zeaxanthin, lutein dhe betacarotene, për të cilat studimet kanë treguar që ulin inflamacionin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rrisin sistemin imunitar dhe pengojnë rritjen e qelizave anormale që shkaktojnë kancer. Antioksidantët në selino përfshijnë dihydrostilbenoids fenolike natyrore, të tilla si lunularin, dhe furanocoumarins si bergapten dhe psoralen. Gjethet e selinosë (të cilat përmbajnë më shumë vitaminë C, kalcium dhe kalium) dhe farat gjithashtu përmbajnë një numër të paktë të vajërave të paqëndrueshëm, tilla si terpenes (që përbëhet kryesisht nga limonene), sesquiterpenes β-selinene dhe humulene. Komponimi 3-n-butil ftalid, i cili i jep selinosë esencën e tij të freskët , mund të luajë një rol në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit dhe presionit të gjakut duke relaksuar muskujt e enëve të gjakut.

Lakra – ka sasinë më të lartë të disa prej antioksidantëve më të fuqishëm që gjenden në perime-fitonutrientët si : thiocyanates, luteinë, zeaxanthin, isothiocyanates dhe sulforafanë, të cilat stimulojnë enzimat detoksifikuese. Studimet kanë treguar që këto komponime mbrojnë kundrejt disa llojeve të kancerit si : kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës. Ato gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të LDL (lipoproteinës me densitet të ulët) ose nivelit të “kolesterolit të keq” në gjak, të cilat mund të krijohen në arterie dhe të shkaktojnë sëmundje të zemrës. E pasur në vitaminë K, lakra siguron 85% të kërkesës së përditshme të trupit. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për metabolizmin e kockave, por dhe për parandalimin e sëmundjeve si sëmundja e njohur Alzheimer, duke kufizuar dëmtimin neuronal në tru.
Vlera e përditshme prej 54 % e vitaminës C që furnizon trupin me një porcion të lakrës, është mbresëlënëse- madje edhe më shumë se portokallet- të cilat mund të ndihmojnë në eliminimin e radikalëve të lira dhe të mbrojnë nga infeksioni. Lakra është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës B6, folatit dhe manganit, si dhe sasi të shëndetshme të tiaminit (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe acid pantotenik (vitamina B5). Lakra gjithashtu siguron hekur, magnez, fosfor, kalcium për kocka të forta dhe kalium për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.

 

Majdanozi – Majdanozi normalisht nuk konsumohet në sasi të madhe. Përdorimi i rregullt i tij në ushqim bën të mundur që të furnizohet trupi me antioksidantë edhe pse me sasi jo shumë të mëdha.
Antioksidantët janë përbërës që reduktojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira në trup. Këto të fundit janë molekula të përfshira në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancereve dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me plakjen e organizmit. Mendohet se majdanozi i freskët ka veti antioksidante ndonjëherë edhe më të lartë se disa fruta dhe perime.
Konkretisht elementët antioksidantë të majdanozit janë apigenina, luteina dhe beta-karotina. Majdanozi njihet gjithashtu edhe për efektin e tij kundër erës së keqe.Majdanozi i dehidratuar është një burim i mirë hekuri për burrat dhe një burim për gratë. Burrat dhe gratë kanë nevoja të ndryshme për hekur. Çdo qelizë e trupit përmban hekur, një mineral themelor për transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ai luan gjithashtu rol në prodhimin e qelizave, hormoneve dhe neurotransmetuesve të rinj. Duhet thënë se hekuri i bimëve nuk asimilohet nga organizmi po aq mirë sa ai i ushqimeve shtazore, megjithatë asimilimi i hekurit të majdanozit favorizohet nga prania e vitaminës C. Majdanozi i dehidratuar dhe majdanozi i freskët janë burime të mira vitamine K për gratë dhe thjesht burime vitamine K për burrat. Kjo vitaminë është e nevojshme për sintezën e proteinave që luajnë rol në koagulimin e gjakut. Ajo ndihmon gjithashtu në formimin e kockave. Përveç përmbajtjes së saj në ushqime, vitamina K prodhohet edhe nga bakteret e zorrëve, prandaj rrallëherë ka mungesa të kësaj vitamine në organizmin e njeriut. Majdanozi është i pasur në vitaminë C, një vitaminë që përveç efekteve antioksidante, ndikon në shëndetin e kockave, kartilagjeve, dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Për më tepër, ajo mbron edhe ndaj infeksioneve, ndihmon asimilimin e hekurit të bimëve dhe shpejton mbylljen e plagëve. Majdanozi i dehidratuar është i pasur me magnez, i cili ndihmon në shumë procese metabolike dhe në parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Në rast se konsumohet në porcione të vogla, majdanozi i jep organizmit ushqime të pakta, ndërsa në sasi të mëdha majdanozi është një burim i rëndësishëm nga pikëpamja ushqimore. Konkretisht, gjysmë filxhani majdanoz i freskët është një burim i mirë beta-karotine, folati dhe hekuri si dhe një burim i shkëlqyer vitamine C, ndërsa një filxhan majdanoz e furnizon organizmin me 90 mgr kalcium ose 9% të nevojave ditore. Personat që përdorin medikamente kundër koagulimit të gjakut, duhet të konsultohen me dietetistin për përdorimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë vitamine K si majdanozi. Majdanozi përdoret bashkë me hudhrën të prera hollë në sasi të barabarta për të shoqëruar mishin e ftohtë të viçit, mund të hidhet në fund të përgatitjes së recetave me mish viçi apo qengji të pjekur, peshkut të skuqur, pulës apo perimeve. Sasi të barabarta majdanozi, hudhre, lëkure limoni dhe portokalli të prera hollë shoqërojnë tradicionalisht osso-buko-n, por mund të përdoren shumë mirë edhe me mishra të tjerë të pjekur. Ky kombinim hidhet në fund të gatimit.

Kopër – është një burim i pasur i kaliumit që është shumë i nevojshëm për një sërë proçesesh të organizmit. Ky element ul tensionin në enët e gjakut. Tensioni i lartë është fajtor për sëmundjet e zemrës dhe arterosklerozën. Pacientët, që vuajnë nga diabeti, janë të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, sepse ai bën menaxhimin e niveleve të glukozës dhe insulinës mjaft të vështirë duke shkaktuar kështu komplikacione vdekjeprurëse. Pak kopër në ditë dhe organizmi juaj do të ketë një dozë të mirë kaliumi me gjithë përfitimet që vijnë prej tij, që përfshin edhe furnizimin e pasur me oksigjen të trurit. Një filxhan me kopër përmban 20% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C që përmirëson sistemin imunitar, rregullon problemet e lëkurës, ndihmon në formimin e kolagjenit dhe mbron nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira që çojnë në sëmundjet e zëmrës. Kopra është dhe duhet të jetë një barishte shumë e dashur për femrat. Ajo rregullon dhe lehtëson simptomat e menstruacioneve dhe hormonet në trupin e femrës. Kopra mund të përdoret për të çliruar nga simptomat e menopauzës. Përdorimi i koprës në dietën tuaj, mbron sytë nga inflamacioni dhe nga çrregullime që kanë të bëjnë me moshën. Siç e thamë, kopra është e pasur me antioksidantë dhe amino acide që rinojnë indet, por edhe me elementë që kanë funksion detoksifikues. Këto elementë përfshirë mineralet e çmuara gjenden me bollëk tek vaji esencial i koprës. Lëngu nga gjethet e koprës mund të përdoret direkt në sy për të shëruar nga irritimet dhe lodhjet e syrit. Kopra përdoret gjërësisht edhe për problemet respiratore përfshirë broikitin dhe kollën. Farat e koprës shpërbëjnë sekrecionet dhe largojnë toksinat nga fyti dhe hunda duke bërë shërimin më të shpejtë. E fundit por jo nga rëndësia, flavonoidët që gjenden tek farat e koprës rrisin sasinë e estrogjenit në trup dhe shërbejnë si stimulantë dhe tonikë. Sipas studiuesve, farat e koprës rrisin masën e gjoksit tek femrat sepse rrisin formimin e qelizave të reja dhe indeve në pjesën e gjoksit.

Laboti- Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun. Laboti i egër (Chenopodium Album) përmban shumë minerale të rëndësishme siç janë: kalciumi, hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe zinku. Laboti përmirëson oreksin, përmirëson nivelet e hemoglobinës dhe është i pasur me aminoacide. Lëngu i gjetheve të labotit përdoret në mjekësinë popullore kundër paraziteve intestinalë. Nëse fëmijët tuaj vuajnë nga ky problem, atëherë duhet të konsumojnë labot të egër rregullisht për disa ditë. Si ta konsumoni: Merrni 10-15 ml lëng të gjetheve të labotit. Shtoni kripë deti dhe pijeni tre herë në ditë pas çdo vakti. Gjethet e labotit të egër janë ideale për mëlçinë, tëmthin dhe shpretkën. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e sistemit tretës, atëherë duhet të konsumoni 10 ml të lëngut të gjetheve të labotit të egër. Laboti i egër ndihmon dhe funksionon kundër gurëve në veshka. Merrni gjethet, shtypini dhe grijini deri sa të nxjerrin lëng dhe merrni 10-15 mg në ditë me ose pa ujë.

Lëpjetë – është e pasur me vitamina A, B9 dhe vitaminë C. Lëpjeta është një burim i pasur i mineraleve si potasi, magnezi, sodium, hekuri dhe kalciumi. Duke qenë se kjo barishte është e pasur me acid oksalik, ajo mund të mos jetë zgjedhja e duhur për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën. Lëpjeta ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare. Lëpjeta mund të mos jetë një barishte që të jep shumë energji, por ajo është shumë e pasur me fibra. Lëpjetën mund ta konsumoni të gjallë ose të thatë. Përveç gatimeve ju mund ta përdorni atë për të bërë çajra të ngrohtë ose të ftohtë. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e një sërë sëmundjeve si: tensioni i lartë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Tensioni i lartë: Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit të lëpjetës për të ulur tensionin e gjakut, veçanërisht tek pacientët që vuajnë edhe nga diabeti i tipit-2. Studimet kanë treguar që nëse pini dy ose tre filxhanë çaj lëpjete në ditë do të arrini të ulni nivelin e tensionit të gjakut në mënyrë të ndjeshme. Shkencëtarët kanë identifikuar elementin përgjegjës që arrin të ulë tensionin e lartë të gjakut. Bëhet fjalë për anthocianinën që gjendet në sasi të larta tek lëpjeta.

Radikalet e lira: Flavonoidët që gjenden tek kjo barishte janë shumë të mira për të parandaluar disa lloje sëmundjesh kancerogjene. Flavonoidët ndihmojnë në shkatërrimin e qelizave të këqia në organizëm dhe parandalojnë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. Ato janë gjithashtu shumë të mira për të forcuar sistemin imunitar. Dy elementët më të fortë të çdo kure kundër kësaj sëmundjeje, acidi oksalik dhe klorofili gjenden tek lëpjeta. Flokët: Lëpjeta është një kurë natyrale për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Ajo ka gjetur përdorim të gjërë në produktet e flokëve pikërisht për këtë arsye. Ekspertët besojnë që lëpjeta ndihmon të mbajë nën kontroll rënien e flokëve, sidomos nëse aplikohet në zonat përkatëse ku rënia ka filluar. Ndaj, nëse keni probleme të tilla përdoreni lëpjetën si një kurë mjaft të mirë. Lëpjeta ndihmon në kurimin e infeksioneve në traktin urinar, hemoragjive, skorbutit, inflamacionit kronik të fytit etj. Lëpjeta përmban antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë plakjen e parakohshme. Gjethet e thata të lëpjetës përdoren për të trajtuar irritimet e lëkurës, kruarjeve dhe etheve. Çaji i lëpjetës është një kurë natyrale për gurët në veshka dhe verdhëzën. Lëpjeta është një pastrues natyral që shërben në trajtimin e problemeve si konstipacioni. Lëngu i gjetheve të lëpjetës përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ulçerës. Lëpjeta për Femrat Lëpjeta është një ushqim shumë i mirë për gratë për shkak të përmbajtjes së një sërë elementësh të dobishëm. Duke qenë se ajo është një burim i pasur me kalcium, lëpjeta është e mirë për të ruajtur shëndetin e kockave dhe parandaluar probleme si osteoporoza. Lëpjeta është një prej barishteve që duhen shmangur gjatë ushqimit me gji të fëmijës, sepse mund të zvogëlojë sasinë e qumështit të gjirit dhe mund të çorodisë nevojat ushqimore të foshnjës. Por nëse kërkoni të reduktoni fluksin e qumështit të gjirit, atëherë mund ta përdorni lëpjetën.

 

Nenexhiku – përmirëson shëndetin në disa mënyra, duke ia nisur me tretjen, uljen e dhimbjeve dhe eliminimin e inflamacionit.
Çaji i nenexhikut ndihmon në qetësimin e trupit dhe trurit, heqjen e erës së keqe të gojës, rënien në peshë dhe forcon sistemin imunitar.
Ky çaj ka një ndikim të konsiderueshëm në sistemin tretës. Mentoli që gjendet tek ky çaj është pjesa më e vlefshme e gjithë strukturës organike të bimës. Ul temperaturën: Pirja e këtij çaji shumëfishon djersitjen ndërsa mentoli ul temperaturën brenda trupit.
Për më tepër, kjo betejë në dy fronte ul edhe inflamacionin dhe këputjen e trupit që shoqëron ethet.
Shëndeti i sistemit tretës: Vaji i nenexhikut dhe çaji i nenexhikut janë përdorur prej mijëra vjetësh për të zgjidhur dhe kuruar një sërë problemesh të sistemit tretës.
Studime arkeologjike kanë treguar se nenexhiku është përdorur prej më shumë se 10,000 vitesh si suplement ushqimor.
Çaji i nenexhkut shmang gazrat dhe i nxjerr ato jashtë trupit sapo akumulohen. Çaji stimulon dhe rrit efikasitetin e tretjes dhe promovon lëvizjet e shëndetshme të zorrëve.
Kundër të vjellave: Të vjellat janë simptomat më të vështira kur sëmuremi. Çaji i nenexhikut ul ndjeshëm gjasat e shfaqjes së të vjellave edhe në rastet kur ato shoqërojnë një simptomë ose kur jeni duke udhëtuar në traget ose fluturuar me avion.
Problemet me frymëmarrjen: Çaji i nenexhikut të çliron nga problemet me kollën dhe rrjedhimisht lehtëson frymëmarrjen.
Duke qetësuar muskujt e fytit dhe kraharorit, eliminimi i këtyre simptomave të të ftohtit ose gripit është i paevitueshëm.
Sistemi imunitar
Çaji i nenexhiktu është antibakterial dhe i rekomanduar kundër temperaturës, kollës dhe të ftohtit.
Kjo pije e shijshme parandalon sëmundjet dhe e mbron trupin prej tyre.
Ky çaj përmban vitaminë B, kalium, antioksidantë dhe kalcium që e ndihmojnë organizmin të luftojë sëmundjet dhe të kryejë funksionet e veta në mënyrë të shëndetshme.
Humbja në peshë: Aroma e pakrahasueshme e çajit të nenexhikut dhe disa prej përbërësve natyralë të tij ndihmojnë në mbajtjen nën fre të ushqyerjes së tepruar dhe rrjedhimisht parandalojnë obezitetin.
Ul stresin: Mentoli ka efekt qetësues dhe ul kontraktimet muskulare. Kjo e bën atë të dobishëm kundër stresit mendor.
Çaji ul tensionin e gjakut dhe temperaturën e trupit duke lejuar organizmin të qetësohet dhe të jetë në paqe.
Kjo është edhe arsyeja përse vaji i nenexhikut përdoret gjërësisht në terapitë aromatike, duke mos lënë pas edhe çajin e nenexhikut.
Kujdes: Mentoli mund të shkaktojë alergji dhe urth tek disa njerëz. Këto dy reagime janë të lehta, por AgroWeb.org ju sugjeron të konsultoheni me një mjek për alergjitë e mundshme që mund t’iu kanosen.
Receta e çajit të freskët të nenexhikut
Për një filxhan me çaj ju nevojiten 7-10 gjethe nenexhiku dhe 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni, qumësht, mjaltë ose limon. Në disa raste të tjera mund të shtoni edhe akull.

Finoku – Është bimë barishtore, që përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina C dhe E si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale.
Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementëve Na, Ca, Ka, Mg, etj.
Si finoku i egër ashtu edhe ai i butë, përmbajnë vajra esenciale: anethol e fenchone, të cilat megjithëse i përkasin së njëjtës bimë, diferencohen prej përbërjes së farës dhe të vajrave që kanë.
Finoku I ëmbël ka më shumë anethol e më pak fenchone. Te finoku i egër ndeshet e kundërta. Bimën, pra me dy format karakterisitke të saj, përsa i përket bulbit, e kemi në dy forma: të shtypur, të hollë dhe në formë rrethore ose globi. Forma më e konsumueshme e tij është e pagatuar, pra në formë sallate por mund të konsumohet edhe i zier apo i pjekur.
Kjo bimë është shumë e pasur me fitoekstrogjene. Vetë termi gjen shpjegimin te fjalët ‘fito’ dhe ‘ekstrogjene’, dmth ekstrogjene vegjetale, të cilat janë shumë të ngjashme me hormone femërore.
Në ndryshim me ekstrogjenet femërore, fitoekstrogjenet janë shumë më të dobëta dhe paraqiten me fuqi të vogël, kështu që zhvillojnë një veprim më të zbutur. Merren në njëfarë sasie, në mënyrë që të jenë kurative, për të lehtësuar gratë gjatë menopauzës, duke i zbutur së tepërmi simptomat. Me farat e finokut mund të bëhet një çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta. Finoku  përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina C dhe E si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale. Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementëve Na, Ca, Ka, Mg, etj Si finoku i egër ashtu edhe ai i butë, përmbajnë vajra esenciale: anethol e fenchone, të cilat megjithëse i përkasin së njëjtës bimë, diferencohen prej përbërjes së farës dhe të vajrave që kanë. Finoku I ëmbël ka më shumë anethol e më pak fenchone. Te finoku i egër ndeshet e kundërta. Bimën, pra me dy format karakterisitke të saj, përsa i përket bulbit, e kemi në dy forma: të shtypur, të hollë dhe në formë rrethore ose globi. Forma më e konsumueshme e tij është e pagatuar, pra në formë sallate por mund të konsumohet edhe i zier apo i pjekur.
Kjo bimë është shumë e pasur me fitoekstrogjene. Vetë termi gjen shpjegimin te fjalët ‘fito’ dhe ‘ekstrogjene’, dmth ekstrogjene vegjetale, të cilat janë shumë të ngjashme me hormone femërore.
Në ndryshim me ekstrogjenet femërore, fitoekstrogjenet janë shumë më të dobëta dhe paraqiten me fuqi të vogël, kështu që zhvillojnë një veprim më të zbutur. Merren në njëfarë sasie, në mënyrë që të jenë kurative, për të lehtësuar gratë gjatë menopauzës, duke i zbutur së tepërmi simptomat. Me farat e finokut mund të bëhet një çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta në xhezve.

Angjinar – ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu në përbërjen e angjinares gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit. Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por angjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2. Bakri që gjendet në angjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve); Magneziumi, që është në përbërje të angjinares na shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore. Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit. Ai është thelbësor në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Vitamina B9 (folate) që gjendet në angjinare është shumë e nevojshme për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe.

Asparagu – Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E , K dhe B6 si dhe përmban folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Veçanërisht për konsumuesit e rregullt të tij, asparagu ofron disa të mira shëndetësore vështirë për t’u gjetur në një produkt të vetëm. “Njerëzit duhet patjetër të përfitojnë nga kjo perime, pasi tani është piku i sezonit dhe mund të gatuhet lehtësisht në një sërë pjatash, duke nisur që nga makaronat, në grilë e shoqëruar me sallatë, me karkaleca etj. Duke renditur të mirat shëndetësore që përfitohen prej tij, dietologët ju sugjerojnë 10 arsye pse ju duhet të hani më shumë asparag këtë sezon.

Frutat: Mollë, luleshtrydhe, pjeshkë, qershi , kumbullat, mani, nespola.

Mollët – ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A. Efektet pozitive në shëndet Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes. Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave. Mban nën kontroll kolesterolin dhe gliceminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glicemisë në gjak. Ndihmon në rastet e diaresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara. Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku. Sugjerohet të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut. Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variçeve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës. Aleat i bukurisë. Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën.

Luleshtrydhet – janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme kronike. Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm tek luleshtrydhet. Ata u japin ngjyrën e kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj kancerit si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatës dhe kavitetit të gojës. Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik. Acidi elagjik është përbërësi kryesor i elagjitaninëve, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale. Reçeli i luleshtrydheve mbetet antioksidant. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.

Pjeshkët – Vlerat shëndetësore të pjeshkës dhe nektarinës janë të shumëfishta. Ato ndihmojnë kundër obezitetit, kolesterolit, sëmundjeve nervore. Pjeshkët mbrojnë lëkurën, sytë, sistemin nervor, kockat dhe dhëmbët. Pjeshkët vonojnë plakjen dhe ndihmojnë me detoksifikimin. Ato ndihmojnë tretjen si edhe përmirësojnë shëndetin e qelizave. Pjeshkët janë të pasura me ushqyes dhe antioksidantë, një përmbajtje që e bën këtë frut ideal për femrat shtatzënë. Pjeshkët me lëng (Prunus persica ) janë ndër frutat më të mira të verës. Pema e pjeshës rritet kudo në botë dhe i përket familjes botanike Rosaceae që përfshin edhe kumbullën dhe qershitë. Vlerat ushqimore të pjeshkëve dhe nektarinave Pjeshkët ofrojnë një sërë vlerash thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Ato janë të pasura me vitaminat A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta karoten, folat dhe acid pantotenik. Pjeshkët ofrojnë shumë minerale të nevojshme siç janë kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri. Ato përmbajnë pak kalori dhe yndyrna të ngopura dhe për më tepër janë një burim i mirë fibre. Vlerat shëndetësore të pjeshkëve dhe nektarinave Antioksidantët: Pjeshkët përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre. Plot Kalium: Pjeshkët përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit. Mungesa e kaliumit në organizëm mund të shkaktojë problem të rëndë që ndikon në forcën e muskujve dhe shkakton rrahje të çrregullta të zemrës. Pjeshkët ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër. Sistemi nervor: Prania e magnezit tek pjeshkët ndihmon në parandalimin e stresit dhe ankthit dhe e mban sistemin nervor të qetë. Pjeshkët përmbajnë përbërës bioaktivë që kanë ndikim të mirë kundër çrregullimeve shëndetësore, që shkaktojnë obezitet. Pjeshkët janë të pasura me acid askorbik dhe zink që ndihmon funksionet normale të trupit dhe sistemin imunitar. Zinku dhe vitamina C janë të rëndësishme për shërimin e plagëve, ndërkohë që antioksidantët përshpejtojnë largimin e infeksioneve. Studimet kanë treguar që përbërësit fenolikë të pjeshkëve (tulit dhe lëkurës) ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivel të ulët. Për më tepër ato stimulojnë kolesterolin e mirë. Kjo ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe në shëndetin kardiovaskular në përgjithësi. Ato janë një burim i pasur zinku që është i domosdoshëm kundër plakjes. Konsumi i ushqimeve të pasura me zink promovon prodhimin e anti-trupave dhe parandalon dëmet e qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira. Zinku ngadalëson procesin e plakjes së organeve riprodhuese mashkullore duke forcuar nivelin e testosteronit. Pjeshkët kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve dhe gjatë shtatzanisë pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve

Qershitë – përmbajnë vitaminë C, A dhe potas. Por, në to gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka në efekte antiinflamatorë.
Janë fruta shumë tē mirë për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi kanë shumë pak sheqer dhe kalori. Përmbajne flavonoidë që kanë veprim antioksidantues dhe luftojnë radikalet e lira.
Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti. Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme. Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës.
Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmban melatoninë. Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Kumbulla – përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietik, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si: Beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë. Kumbulla ndikon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si: aknet, anemia, astma, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkiti, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi, kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celuliti.

Manat – përmbajnë rreth 9 për qind sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Me gjethet e manit përgatitet një çaj, i cili është i përshtatshëm për larjen e gojës kur ka raste të dhimbjes së mishit të dhëmbëve. Gjethet e manit të shtypura, bashkë me vaj ulliri, në trajtë pomade, përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.
Shëron sëmundjen e membranës së gojës tek të rriturit dhe fëmijët Lehtëson infeksionet e fytit Ul tensionin e lartë të gjakut Pastron gjakun në stinën e pranverës Rregullon punën e organeve të sistemit të tretjes dhe ndihmon tretjen e ushqimit Largon lodhjen dhe plogështinë dhe rrit rezistencën e organizmit Përdoret për kurimin e anemisë, problemeve të tretjes dhe gastritit kronik.

 

Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Por një nga elementet më të rëndësishëm të saj është pektina, një nga fibrat kryesore.
Mineralet që përmban e bëjnë që ky frut të jetë shumë i çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B and C. Ato përmbajnë gati të gjithë gamën e komplekseve të Vitaminës B, tiaminën, riboflavinën, niacinën dhe piridoksinën.
Nespullat janë gjithashtu të pasura me folate dhe acid folik, si edhe me një seri të rëndësishme të mineraleve si kalçium, mangan, kalium, fosfor, zink, bakër, selen dhe karbohidrate. E veçanta e nespullave është se përmbajnë edhe acide Omega3 dhe Omega6. Është përdorur prej kohësh në mjekësi, sidomos në mjekësinë popullore.
Gjethet e saj janë përdorur për kurimin e çrregullimeve të frymëmarrrjes, ekzemën dhe psoriazës. Gjethet e nespullës ndihmojnë në qetësimin nervor kur përdoren në formën e çajit që ofrohet nga mjekësia tradicionale.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!