2 MAJ DITA BOTËRORE E ASTMËS

2 MAJ DITA BOTËRORE E ASTMËS

Dita Botërore e Astmës  organizohet çdo vit nga Iniciativa Globale për Astmën (GINA) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të përmirësuar vetëdijen dhe kujdesin për astmën në të gjithë botën.
Dita e parë Botërore e Astmës u festua në vitin1998 në takimin e parë të Astmës Botërore të mbajtur në Barcelonë, Spanjë. Që atëherë konsiderohet si një ngjarje e madhe dhe mbahet në të gjithë botën për të edukuar dhe përmirësuar jetën e njerëzve të prekur nga kjo gjendje. Tema për Ditën Botërore të Astmës vendoset çdo vit nga GINA.
GINA këtë vit shënon Ditën e 22-të Botërore të Astmës në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Tema e Ditës Botërore të Astmës këtë vit është “Nuk është kurrë herët, nuk është kurrë vonë. Është gjithmonë koha e duhur për të trajtuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes”.
Ne kete dite u bëhet thirrje të pacientëve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor që të marrin në konsideratë dhe vlerësojnë simptomat, pavarësisht nga koha kur ato ndodhin. Ideja është që të sigurohet që astma të kontrollohet dhe të parandalohet në të gjitha mënyrat e mundshme.
Faktet Kryesore
Astma është një nga sëmundjet kryesore jo të komunikueshme, kronike e rrugëve ajore të mushkërive që i inflamon/pezmaton dhe i ngushton ato. Rreth 235 milionë njerëz aktualisht vuajnë nga astma. Astma është e njohur të jetë një nga kushtet shëndetësore më kronike tek fëmijët. Shumica e vdekjeve të lidhura me astmën ndodhin në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. Sipas vlerësimeve të fundit të OBSH, të nxjerra në dhjetor 2016, në vitin 2015 kishte 383 000 vdekje për shkak të astmës.
Faktorët më të fuqishëm të rrezikut për zhvillimin e astmës janë substancat e thithura dhe grimcat që mund të shkaktojnë reaksione alergjike ose irritojnë rrugët e frymëmarrjes, alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa lloje ushqimesh. Në vendet e zhvilluara sot 1 ne 4 fëmijë sot vuan nga Astma, 10-20% nga dermatiti atopik e rrufa alergjike prek nga 10-40% të popullatës. Të gjitha vendet kanë popullata që vuajnë nga astma, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit në atë vend. Megjithatë, rreth 80% e vdekjeve të astmës ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Astma është një gjendje që karakterizohet nga inflamacioni kronik i rrugëve ajrore si rezultat i ënjtjeve dhe mukusit të tepërt. Rrugët e frymëmarrjes mund të bllokohen nëse një irritues ose nxitës shkakton spazma në kanalet bronkiale. Kjo mund të shkaktojë kollë, tështima dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shenja dhe simptoma

-Probleme me frymëmarrjen ose tështima
-Ngushtim kraharori
-Kollë (mund të jetë simptoma e vetme)
-Lëkurë që kthehet në blu

Shkaqe të mundshme
Astma mund të provokohet nga një sërë nxitësish. Ndjeshmëria ndaj alergjenëve në ajër si pluhuri, mbetjeve, mykut dhe polenit në ajër etj, të gjithë luajnë një rol në shkaktimin e “sulmit të astmës”. Disa nxitës mund të përfshijnë:
-Infeksioni respirator
-Alergjitë ushqimore (sidomos qumështi dhe mishrat në zgarë)
-Ndotësit e ajrit si duhani, parfumet, mbetje, dioksid sulfuri, nivele të ngritura të ozonit, produkte pastrimi dhe pjesa e sipërme e botës.
-Ndryshime në mot, sidomos në temperaturë dhe lagështi
-Sjellje që ndikojnë në frymëmarrje (ushtrimet, e qeshura, e qara).

Cfarë të prisni nga Praktikuesi?

Praktikuesi i kujdesit shëndetësor me shumë mundësi do t’ju kontrollojë presionin e gjakut, ju dëgjon kraharorin dhe ju marrin mostrat e gjakut.  Një  elektrokardiogramë (EKG) ose rreze-X kraharori mund të sugjerohen për t’u siguruar që astma nuk është një simptomë e një gjendjeje më serioze.

Opsione konvencionale trajtimi
Astma mund të mbahet nën kontroll duke shmangur irritues ose nxitës që shkaktojnë sulme astme. Mjekimet e përshkruara duhen të merren sipas udhëzimeve. Kjo mund t’ju ndihmojë të parandaloni sulmet e ardhshme të astmës. Kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shmangni probleme serioze ose vdekje gjatë një sulmi. Nëse mjekimet nuk ndalojnë një sulm të mundshëm, pacienti duhet të kërkojë ndihmë të mënjehershme.

Terapitë e mjekimeve
Mjekimet e përshkruara më poshtë mund të përdoren ose të përshkruhen nga një mjek:
Përshkrimi:
-Mjekimet anti-inflamatore: Përdoren për të parandaluar sulmet e mundshme të astmës, përmbajnë steroide, mund të jepen në mënyrë intravenoze ose nga një inhalator; efektet anësore përfshijnë kollë ose komplikacione me zemrën.
-Bronko-hollues: Përdoren gjatë ose në përfundim të sulmit, të dhënë nga një inhalator ose në mënyrë intravenoze në varësi se sa i rëndë është sulmi; efektet anësore janë në varësi të dozës së mjekimeve të marra.
-“Cromolyn sodium”: Një mjekim anti-inflamator që përdoret për të parandaluar një sulm astme, nuk përmban steroide, merret me anë të një inhalatori, mund të shkaktojë kollë.

Terapitë alternative dhe plotësuese
Astma mund të lidhet me stresin dhe ankthin. Teknika të mendjes dhe trupit si frymëmarrja e thellë, meditimi, tai chi, joga, EFT dhe menaxhimi i stresit mund të jenë efektive. Terapi të tjera alternative për t’u përmendur përfshijnë:

Mjekësia fizike
Kompresa të ftohta në kraharor gjatë sulmeve akute që mund të lehtësojnë situatën.
Hidroterapia kontraste mund të ulë inflamacionin, të lehtësojë dhimbjen dhe të ndihmojë në shërim. Alternimi  për 3 minuta ne kraharor me kompresa të ngrohta  dhe me rreth një minutë kompresa të ftohta mund të jetë vërtet i dobishëm. Kjo duhet të përsëritet rreth 3 herë në një set të vetëm, dy-tre herë në një ditë.
Vaji i kastorit aplikohet direkt në kraharor, mbulohet me një pecetë të butë si dhe mbështjellja është provuar të jetë beneficiale.  Një burim i ngrohtë duhet të aplikohet në pjesën e siperme si dhe të lejohet të veprojë për rreth 30-60 minuta.

Akupunktura
Akupunktura mund të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e sulmeve të astmës. Ka shumë studime që theksojnë suksesin e trajtimeve të akupunkturës për astmën, që gjithashtu janë shfaqur dhe në gazeta mjekësore.

Masazhimi

Masazhimi mund të reduktojë stresin dhe të lehtësojë reaksionet nga alergjitë.

Duhanpirja
Tymi i duhanit dëmtonin strukturat e vogla që janë si fije floku në rrugët e frymëmarrjes të quajtura “cilia”. Normalisht, cilia largon pluhurin dhe mukusin nga rrugët e frymëmarrjes. Tymi i duhanit dëmton cilian kështu që ato nuk funksionojnë si duhet, duke lejuar pluhurin dhe mukusin  të akumulohen në rrugët e frymëmarrjes. Duhani zakonisht shkakton që mushkëritë të prodhojnë më shumë mukus se zakonisht. Si rezultat, akoma dhe më shumë mukus ndërtohet në rrugët e frymëmarrjes, duke nxitur një sulm. Për ata që kanë astma është shumë e rëndësishme që të mos konsumojnë duhan.

Medikamentet mund të kontrollojnë astmën.
Menaxhimi i duhur i astmës mund t’u mundësojë njerëzve të gëzojnë një cilësi të mirë të jetës.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Astma Bronkiale është e renditur në vendin e 6 të sëmundjeve kronike duke u bërë kështu një barrë për individin (adultë e fëmijë), për familjen e ekonominë.
Gjithashtu të dhënat tregojnë se po evidentohen rritje të dukshme e sëmundjeve alergjike në moshën e fëmijërisë dhe në adoleshentë më shumë sesa në grupmoshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale.
Rritja e prevalencës së sëmundjeve alergjike në përgjithësi dhe i astmës alergjike në veçanti janë bërë shkak i rëndësishëm i mungesave në shkollë e punë, shpenzimeve shumë të larta për kujdesin shëndetësor. Për një rritje të tillë është akuzuar edhe stili modern jetesës, pasi popullata urbane po rritet dhe banoret janë nën ndikimin e ndotjes së ajrit nga djegia e karburantit të makinave. Ata jetojnë në zona ku ka dendësi të lartë popullate, të cilat në mjaft raste krijojnë një mikroklime mjaft të favorshme për rritjen e pluhurit të shtëpisë, apo të mykut.
Sipas të dhënave të specialistëve alergolog të QSUT në vitin 1997 në Shqipëri rezultonte e prekur nga astma vetëm 3 % e popullatës, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në 13 %. Ky ndryshim tregon se sëmundja është rikthyer dhe po përhapet me ritme shumë të shpejta, çka kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Moshat pediatrike janë më të rrezikuarit dhe gjithmonë e më shumë të prekur nga astma, ku një 1 në 4 fëmijë vuan nga astma bronkiale. Shkak për këtë rritje të shpejtë të numrit të prekurve pohohet të jetë stili i jetesës, ku mbizotëron lagështira, ndotja, pirja e duhanit, konsumi i produkteve me stimulues, të cilat nxisin shfaqjen e këtyre patologjive të rrezikshme për organizimin e njeriut.
Mjekët sqarojnë se me problematike mbeten ndërrimet e mjekimeve që pacientët i bëjnë shpesh herë me kokën e tyre, çka nuk jep efekt në trajtimin e tyre. Vëzhgimet e bëra nga mjekët tregojnë se në përgjithësi pacientët këto sëmundje i mjekojnë në mënyrë shumë të keqe. Astma nuk është e shërueshme, por duhet të mbahet nën kontroll. Në Shqipëri 80 për qind e medikamenteve për trajtimin e saj janë me rimbursim.
Çfare është Astma?
Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo karakterizohet nga simptoma të ndryshueshme dhe të përsëritura si mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë Këto episode mund të ndodhin disa herë në ditë ose disa herë në javë dhe veçanërisht natën. Është një patologji që prek të gjitha moshat. Megjithëse astma nuk mund të shërohet ajo mund të trajtohet dhe të kontrollohet. Me trajtimin e duhur kontrollli i astmës arrihet nga pjesa më e madhe e pacientëve astmatikë.
Astma quhet e kontrolluar kur pacienti:
Nuk ka simptoma të astmës;
Nuk ka zgjime natën për shkak të krizave të astmës;
Nuk ka nevojë të përdorë mjekim lehtësuese në krizë;
Mundësia për të bërë një jetë normale dhe për t’u marrë me aktivitet fizik;
Kush e shkakton astmën?
Nuk ka asnjë arsye të qartë për shfaqjen e astmës, por ekzistojnë aspekte të ndryshme që mund të shkaktojnë zhvillimin e astmës.
Këtu janë disa nga shkaqet e zakonshme të saj:
Gjenetika: Gjenet ndikojnë shumë në zhvillimin e astmës në një person. Nëse prindërit ose të afërmit parësorë kanë astmë, ose sëmundje të tjera alergjike, ka një shans të madh për ta kaluar atë në gjeneratën e ardhshme.
Mjedisi: Besohet se ekspozimi ndaj alergeneve, irrituesve dhe pluhurit nga mjedisi mund të predispozojë një person për zhvillimin e astmës, sidomos tek foshnjat pasi ato ende kanë një sistem imuniteti të papjekur.
Alergenet: Ndjeshmëria ndaj alergeneve të caktuara si: substancat e thithura dhe grimcat që mund të shkaktojnë reaksione alergjike, ose irritojnë rrugët e frymëmarrjes, alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit, (pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje e quajtur akarien) mund të rezultojë në shfaqjen e astmës.
Shenjat e Astmës
Shenjat paralajmëruese të hershme janë ndryshimet që ndodhin pak para ose në fillim të një ataku astmatik. Këto shenja mund të fillojnë para simptomave të njohura të astmës dhe janë shenjat më të hershme që astma po përkeqësohet. Në përgjithësi, këto shenja nuk janë aq të rënda sa pacienti duhet të mos bëj aktivitetet e përditshme. Por, duke njohur këto shenja, mund të parandalosh një atak astmatik, ose ta pengosh që të keqësohet.
Shenjat paralajmëruese të astmës përfshijnë:
Kollë e shpeshtë, veçanërisht gjatë natës; Pengesë në frymëmarrje ose frymëmarrjajo e plotë; Ndjehesh shumë i lodhur ose i dobët kur bën aktivitet fizik; Vështirësi ose kollitje gjatë aktivitetit fizik; Ndjehet i mërzitur, ka ndryshime humori; Shenjat e një ftohjeje, ose alergjie (teshtimë, hundë të rrjedhshme, kollë, hundë me sekrecione, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke); Probleme me gjumin.
Shenjat e një ataku/sulmi astmatik
Një atak astmatik është episodi në të cilin muskujt që rrethojnë rrugët e frymëmarrjes ngushtohen. Ky ngushtim quhet bronkospazmë. Gjatë atakut, shtresa e brendëshme e rrugeve të frymëmarrjes fryhet, pezmatohet dhe qelizat e rrugëve të e frymëmarrjes prodhojnë më shumë mukus dhe më të trashë. Të gjithë këta faktorë (bronkospazma, inflamacioni dhe prodhimi i mukusit) shkaktojnë simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje me fishkëllina, kollitje, gulçim dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve normale ditore.
Simptoma të tjera të atakut të astmës përfshijnë:
– frymëmarrje dhe frymënxjerrje e rëndë me fishkëllim;
– kollitja pa pushim;
– frymëmarrje shumë e shpejtë;
– dhimbje ose shtypje në gjoks;
– shtrëngimi muskujve të qafës dhe të gjoksit, e quajtur tërheqje ndërbrinjore;
– vështirësi për të folur;
– ndjenja e ankthit ose panikut;
– fytyrë e zbehtë, e djersitur; buzë ose thonjtë blu.
Ashpërsia e një sulmi të astmës mund të përshkallëzohet shpejt, prandaj është e rëndësishme që këto simptoma të astmës të trajtohen menjëherë sapo të shfaqen
Faktorët që mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e astmës përfshijnë:
infeksionet virale, alergenet e brendshme të shtëpisë ose profesionale (p.sh., akarienet e pluhurit shtëpiak, pollenet, pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, puplat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, etj), tymi i duhanit, aktiviteti fizik, stresi. Disa barna mund të nxisin ose shkaktojnë astmë, p.sh. beta-bllokuesit (atenolol, metaprosol, etj), aspirina, ose barnat antiinflamatore jo steroidale (psh ibuprofeni, naproxeni, etj) të tjera.
Ndotësit e ajrit dhe Astma
Ndotësit më të rrezikshëm janë ata që vijnë nga burime industriale dhe makinat sepse në bashkevëprim me rrezatimin diellor formojnë ozonin i cili është nje gaz qe behet shkak i shperthimit te krizave te astmës dhe keqësimin e të semureve me astmë. Ozoni irriton aparatin e frymëmarrjes dhe pakson funksionin pulmonar kështu rëndon astmën dhe semundjet e tjera kronike të mushkërive. Por ka edhe disa gazra ndotës të tjerë të cilët ndikojnë në këtë semundje sic janë dioksidi i squfurit, oksidet nitrike etj.
ASTMA DHE USHQIMET

Ushqyerja  (Shënim: Doza më të ulëta të dhëna më poshtë janë për fëmijët)
Eshtë përllogaritur që 75% e astmës së fëmijërisë lidhet me alergjinë, kështu që kontrolli i alergjisë mund të jetë i rëndësishëm për reduktimin e frekuencës së sulmeve të astmës. Nëse simptomat përkeqësohen gjatë periudhave të caktuara, faktori shkaktar është me shumë mundësi një alergji ndaj polenit të bimëve:
-Të gjithë alergjenët ushqimorë duhet të eliminohen nga dieta e klientit. Alergjenë të zakonshëm ushqimorë janë bulmeti, soja, agrumet, kikirikët, gruri, peshku, vezët, misri, ngjyrues ushqimore dhe shtues. Një dietë eliminimi mund të ndihmojë në përcaktimin e ndjeshmërive ushqimore. Alergjenët e dyshuar duhet të hiqen nga dieta për rreth dy javë. Ushqimet duhet të ri-prezantohen: një ushqim çdo tre ditë. Reagimet duhet të vrojtohen me kujdes, si shqetësimet gastro-intestinale, ndryshime me humorin, dhimbje koke dhe përkeqësim të astmës.
Ushqimet pro-inflamatore duhet të reduktohen në dietë, duke përfshirë yndyrnat e ngopura (mishrat, bulmet etj), ushqimet e rafinuara dhe sheqer. Akulloret, qumështi i lopës dhe të tjera produkte duhen shmangur.
Marrja e perimeve, drithërave, agrumeve, qepëve dhe hudhrave duhet të rritet.
Vitamina C: 250-1000 mg 2-4 herë në ditë (nëse merret një orë përpara ekspozimit ndaj një alergjeni mund të reduktojë reaksionet alergjike).
-Vitamina B6: 50-200 mg në ditë (mund të përmirësojë simptomat; pirodoksal-5-fosfat (P5P), një formë e B6, mund të lexohet më lehtësisht nga trupi.)
Magnezi: 200 mg 2-3 herë në ditë (ndihmon në relaksimin e rrugëve të frymëmarrjes).
-N-acetyl cisteinë: 50-200 mg tre herë në ditë (për të mbrojtur indet e mushkërive nga dëmtimi).
Selen: 50-200 mcg në ditë (për të mbrojtur indet e mushkërive nga dëmtimi).
Mungesa e vitaminës B12 mund të rrisë reaktivitetin e sulfiteve.
Suplementimi i acidit hidro-klorik mund të reduktojë numrin dhe përkeqësimin e ndjeshmërisë ushqimore si dhe absorbimin e disa nutrientëve.
-Omega-3 dhe acidet yndyrore  GLA ndihmojnë në lehtësimin e shtrëngimeve dhe spazmave që shoqërojnë astmën.
Ushqimet me klorofil dhe vitaminë A si spirulina, algat, kajsi, kungull, jeshillëqe mustarde si dhe perime të tjera që mbrojnë mushkëritë dhe mbrojnë rigjenerimin qelizor.

Barnat herbale
Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsula, në trajtë pluhuri, çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine) ose ekstrakte alkooli. Çajërat mund të përgatiten me një lugë çaji dhe me një kupë uji të ngrohtë. Lëreni të ziejë për 5-10 minuta  për gjethet dhe lulet; 10-20 minuta për rrënjët. Pini rreth 2-4 kupa në ditë.
-Çaji jeshil funksionon si antioksidant i fuqishëm dhe kafeina që gjendet brenda të ndikon gjithashtu.
Rrënjë e jamballit , lëpusha, qershi e egër, elecampane, plantainë etj: Për mbështetje afatgjatë ndaj mushkërive, pjesë të barabarta të këtyre barnave herbale mund të kombinohen në një çaj të vetëm. (Rrënja e jamballit nuk duhet të merret nga ata që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut). Përdorimi i tepërt i lëpushës mund të dëmtojë mëlçinë.
Vajëra esenciale: Elekampane, levandër, mente, rozmarinë, pine etj (4-6 pika mund të shtohen në banjë, në aromatikë ose në pastrues të ajrit).

Homeopatia
Disa nga mjekimet më të zakonshme që përdoren për astmën janë të listuara më poshtë. Zakonisht doza është 12 X deri në 30C çdo 1-4 orë derisa simptomat të përmirësohen.
-Arsenicum album: Për astma me lodhje dhe ankth.
-Ipecac: Për shtrëngime të vazhdueshme kraharori dhe me një kollë të ftohtë.
-Pulsatilla: Për astmën që sjell presion të vazhdueshëm në kraharor
Sambucus: Për astmën që sjell probleme me frymëmarrjen.

Njerëzit që vuajnë nga astma rekomandohet që të kenë një dietë ushqyese që mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së tyre, si dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm. Një konsumim i përditshëm i një diete të shëndetshme të pasur me proteina, fruta dhe perimem, të kombinuara me aktivitetin fizik të duhur mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në njerëzit me astmë.
Ushqime të rekomanduara për personat me astmë
Ushqime të pasura me beta karotene (që është një formë e Vitaminës A mund të konsiderohen e mirë për njerëzit që vuajnë nga astma. Burimet e beta carotene përfshijnë karrota, kungulli verdhë, patate të ëmbla, pjepër, spinaqi, perimet me gjethe jeshile, brokoli, frutat me ngjyrë të verdhë si pjepri, etj.
Vitamina D është një kërkesë thelbësore për personat që vuajnë nga astma. Ushqimet e pasura me vitaminë D mund të zvogëlojnë incidencën e sulmeve astmatike tek fëmijët. Qumështi, lëngu i portokallit, vezët dhe salmoni janë burime të mira të vitaminës D.
Bananet njihen se përmirësojnë frymëmarrjen dhe funksionimin e mushkërive. tek fëmijët Përmbajtja e antioksidantit dhe kaliumit në banane i bën ato të mira për njerëzit që kanë astmë.
Mollët janë të mira për njerëzit që vuajnë nga astma pasi përmirësojnë funksionimin e mushkërive.
Magnezi është një mineral tjetër që nevojitet për njerëzit që vuajnë nga astma. Çokollata e zezë, spinaqi, fara e kungujve dhe salmoni janë të gjitha burime të mira të magnezit.
Ushqime për t’u shmangur nga personat me astmë
Njerëzit astmatikë duhet të shmangin të hajnë shumë ushqime në një vakt, ose ushqime që shkaktojnë gazra. Kjo është për shkak se ato ushtrojnë presion mbi diafragmën dhe përkeqësojnë frymëmarrjen. Kjo është veçanërisht për njerëzit që kanë reflux acid. Ata mund të shkaktojnë sulme të astmës dhe ngushtimgjoks.
Fasule, lakra, ushqime të skuqura, pije të gazuara, janë ushqime për të shmangur nga personat me astmë.
Njerëzit që kanë astmë duhet të shmangin ushqimet e përpunuara industrialisht, meqenëse ato përmbajnë konservant dhe shtesa të shijes.
Konservantët si sulfitet janë të dëmshme për njerëzit që kanë astmë. Frutat e thata, vera, karkalecat limoni që tregtohet ne shishem dhe turshitë duhet të shmangen nga njerëzit që kanë astmë.
Disa njerëz me astmë mund të jenë të ndjeshëm ndaj salicilateve që gjenden në disa erëza, çaj dhe kafe.
Njerëzit astmatikë që kanë alergji ushqimore duhet të shmangin shkaktarët më të shpeshtë si produktet e qumështit, grurit dhe arra.
Astma dhe obeziteti janë të lidhura
Tashmë njihet se obeziteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut që mund të shkaktojnë astmë. Për më tepër, astma është më e rëndë dhe e vështirë për t’u trajtuar në njerëz mbi peshë. Prandaj, ngrënia e një diete të ekuilibruar dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë në trajtimin e astmës.
Disa këshilla për personat me astmë
Aktualisht nuk ka shërim për astmën, ndonëse simptomat mund të kontrollohen nga medikamente të tilla si steroidet dhe bronkodilatatorët, qoftë me gojë ose si inhalatorë. Ndërgjegjësimi për gjendjen mund të ndihmojë të zvogëlojë, ose edhe parandalojë vuajtjen nga një sulm i astmës. Ndjekja e një plani veprimi mund të jetë ndihmëse në zvogëlimin e ashpërsisë dhe frekuencës së sulmeve. Disa nga masat që rekomandohet përfshijnë:
– Shmangni shkaktarët e njohur si tymi, pluhuri, poleni, të ftohtit dhe irrituesit
– Qëndroni në ambiente të mbyllura gjatë lagështisë dhe ndryshimit të stinëve
– Mos përdorni ventilator në vende të mbyllura dhe me pluhur
– Mbuloni dyshekët dhe jastëkët me mbulesa plastike.
– Merrni rregullisht ilaçet e astmës
– Mbajini medikamentet dhe inhalatorët me vete sa herë që udhëtoni
– Mësoni të kuptoni shenjat e një ataku astmatik në fazën e hershme dhe të merrni masa menjëherë
– Ushtrimet e frymëmarrjes mund të ndihmojnë në reduktimin dhe madje parandalimin e sulmeve të astmës nëse ndiqen rregullisht
– Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.
– Të sëmurët që kanë kollë rekomandohet të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë
– Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve. Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve
– Dhoma e të sëmurëve me astmë duhet të jetë e thjeshtë me pak orendi, të përdoret fshesa me korent. Në astmën nga polenet duhet mbyllja e dritareve.
– Mosdalja në ambjente me gjelbërim në orët e ngrohta të ditës, ul simptomat.
– Gjithashtu këshillohet të shmanget sforcimet fizike.
Si të përballoni një sulm astmatik
Çfarë duhet të bëni nëse nuk keni një inhalator/pompë në momentin e atakut
Ulu drejtë.
Kontrollo orën. Zakonisht sulmi astmatik zgjat rreth 10 minuta
Merrni frymë të gjatë dhe të thellë për të shmangur hiperventilimin.
Mos u frikësoni, kjo vetëm do të përkeqësojë situatën tuaj dhe do të shtrëngojë më tej muskujt e gjoksit tuaj.
Largohuni nga çdo lloj tymi, pluhuri ose thithja e çdo lloj kimikati.
Pini një pije të nxehtë me kafeinë, pasi kjo do të ndihmojë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes.
Nëse nuk ka lehtësim të frymëmarrjes dhe kollitjes, apo kanë kaluar 15 minuta thërrisni urgjencën.
Çfarë duhet të bëni nëse keni pompën me inhalacion që ju ka rekomanduar mjeku
Ulu drejtë.
Shtypni pompën dhe merrni frymë nga inhalatori/pompa juaj.
Prisni 4 minuta për t’u rikuperuar. Nëse nuk ka shërim, bëni një shtypje tjetër të pompës dhe merrni frymë përsëri nga ajo.
Nëse marrja e frymës vazhdon mbi 15 minuta, thërrisnii urgjencën.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!