Në një sallë luksoze tek ish Sheratoni tani Mak Albania në Tiranë Albanian Excellence ne date 12 dhjetor 2019 mblodhi ne nje event te madh 21 Zonja suksesi nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës.
Ato fillimisht patën rastin të shohin ekspozitën e fotografive me 121 gra suksesi të ekspozuara në holl dhe të veshura me elegancë e me nga një pije patën rastin të takohen në mes vete dhe të përgëzojnë organizatoren e këtijë eventi mbreslënës, zonjën Flora Nikolla për punën shumë vjeçare që ka bërë.
21 zonja, ku sejcila mbarte një rrëfim, sakrificë dhe mund, deri te momenti i mbrëmjes së dates 12 dhjetor 2019 , të cilat u dekoruan me titullin “Zonjë që bën shqiptarinë”, titull që iu dha 21 zonjave nga profile e vende të ndryshme, e që u nda nga Albanian Exellence,
Salla ku organizohej mbrëmja vërtet i ngjante një mbrëmje glamur me abazhure dhe drita dedikuar këti eventi.
Në këtë ceremoni moderator të mbrëmjes ishin dy gazetarë të mirënjohur të ekraneve shqiptare si Rezeart Xhaxhiu dhe Merita Çoçoli.
Të entuziazmuara për titullin, secila ofrohej te tjetra, për të dëgjuar një pjesë jetë, të cilat kishin kaluar nëpër shumë vite, punë e cila ishte vënë nën shënjestrën e Albanian Excellence, dhe që i kishte vlerësuar me këtë titull.
Në ekranin e skenës shfaqeshin emrat dhe biografitë e 21 grave suksesi ku secila prej tyre kishte kontributin e veçantë që ka treguar në komunitetin ku jeton si nga sfera politike, ekonomike, mjekësore, sociale, të infomimit, dhe të tjera.
Albanian Excellence u ndau 21 femrave te suksesshme cmimet “Zonjë që bën shqiptarinë”. Ky çmim obligon zonjat që gjatë vitit 2020 secila nga fushëveprimi i saj të japë kontribut për shqiptarët kudo që jetojnë.
Ja lista me emrat e këtyre zonjave që kanë kontribuar shumë për promovimin e kombit shqiptar, secila në fushën përkatëse. Anila Hyka Smorgrav, Anila Kalleshi, Edita Tahiri, Elvira Shkurti, Flora Masurica Durmishi, Ilmira Likës, Julinda Dhame, Merita Cocoli, Mimoza Caca, Ardiana Sokoli, Ardianë Pajaziti, Arta Haziri-Nuhiu, Bajana Ceveti, Minire Islami- Veliu, Nadire Jani-Kërtusha, Rajmonda Balilaj, Silvana Celiku, Syzanë Aliu, Teuta Fazliu, Anita Hoxha, dhe Zhaneta Saliu.