Yndyrat në gjak rrjedhojë e kequshqyerjes

Yndyrat në gjak rrjedhojë e kequshqyerjes

Yndyrat në gjak vijnë sidomos nga kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen. Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin. Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate. Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpejt shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, mungesë kujtese, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik. Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet. Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz. Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave.

error: Nuk lejohet kopjimi!