Yndyra visherale – si t’a mbani ne kontroll

Yndyra visherale – si t’a mbani ne kontroll

Predispozita ndaj yndyrës visherale (organeve të brendshme)

Akumulimi i yndyrës visherale është një karakteristike veçanërisht e pafavorshme për trupin si dhe përfaqëson një faktor rreziku për sindromën metabolike, një gjendje klinike me rrezik të lartë kardiovaskular. Akumulimi i yndyrës visherale gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm edhe tek njerëzit që nuk janë dukshëm të shëndoshë (obezë) të cilët mund të kenë rreziqe më të mëdha për shëndetin ndërsa duket se nuk kanë probleme të mëdha në peshë. Yndyra visherale ka te beje me akumulimin e dhjamit në trupin tonë, duke u grumbulluar në shtresat nënlëkurore të belit dhe kofshëve dhe rreth organeve të barkut. Kjo yndyre eshtë shume më e rrezikshme se yndyra e zakonshme nënlëkurore dhe lufta me të është shumë më e vështirë. Nëse akumulimi i yndyrës nën lëkurë, në raste ekstreme, mund të hiqet kirurgjikisht, mjekët nuk kanë mësuar ende se si të merren me yndyrën visherale, e organeve të brendshme. Depozitat e brendshme janë në të vërtetë të rëndësishme për trupin, pasi ato mbrojnë organet e brendshme nga efektet e mjedisit të brendshëm. Megjithatë, ky dhjam i akumuluar ne kete zone duhet te jete ne nje sasi 10% -15% të shumës totale të të gjithë yndyrës së trupit. Nese ky shtim i yndyrës tejkalon normat e lejuara, trupit tone i kanoset një rrezik për shëndetin. Ky dhjam  mund të coje ne shfaqjen e disa patologjive  të tilla si:

– sëmundjet kancerogjene

– çrregullime hormonale;

– crregullim te proceseve metabolike

– shfaqjen e venave dhe te variçeve, per shkak te presionit te tepruar në këmbë;

– infarkt miokardi, pasi kur zemra është e mbuluar me yndyrë dhe fillon të mos funskionojë mirë, kjo mund të çojë në pasoja katastrofike;

Variante gjenetike lidhen me një predispozitë më të madhe për akumulimin e yndyrës në nivelin e organeve të brendshëme. Midis këtyre gjeneve janë receptorët si beta adrenergjik (ADRB2), Perilipin (PLIN) dhe Interleukin 6 (IL6). Ndermjet njerëzve ndryshimet në këto gjene mund të shfaqen me predispozitë të ndryshme individuale për të grumbulluar yndyrën visherale. 

Trupi ynë ka nevojë për yndyrë nën lëkurë. Duke plotësuar rezervat energjetike të trupit, na jep vitalitet dhe na ngroh kur është ftohtë. Yndyra depozitohet në trupin tonë nepermjet konsumimit te ushqimit. Nëse hani shumë ose shumë shpesh, trupi  fillon të rezervojë yndyrë jo në shtresën nënlëkurore, por në afërsi të organeve të brendshme dhe shfaqet me  një rritje të yndyrës në stomak, mëlçi, fshikëz të tëmthit, zorrë, veshka dhe organet gjenitale. Dhjami i tepërt i brendshëm bllokon rrjedhjen e gjakut tek organet e brendshme. Procesi i frymëmarrjes në mushkëri përkeqësohet dhe oksigjeni në trup bëhet i çekuilibruar, gjë që çon në vështirësi në frymëmarrje dhe në gjumë.

Mateni belin tuaj. Nëse madhësia e belit tuaj është në normat e pranuara përgjithësisht, atëherë nuk duhet të shqetësoheni për një mbibollëk të yndyrës së brendshme. Norma për gratë është deri në 89 cm dhe për burrat rreth 94 cm. Llogarisni koeficientin. Matni ijet tuaja dhe belin dhe pjestojeni madhësinë e belit me madhësinë e ijeve tuaja. Koeficienti që merrni do të tregojë një devijim nga norma. Për femrat, ajo është më shumë se 0.88 dhe për meshkujt më shumë se 0.95.

Akumulimi i yndyrës së organeve të brendshme me tepri është për shkak të predispozicionit gjenetik. Mënyra jonë e jetesës  luan një rol shume të rëndësishëm . Burrat (edhe nëse janë të hollë në strukturë) mund të krijojnë atë që quhet “bark birre” nëse konsumojnë shumë birrë. Birra dëmton negativisht testosteronin, i cili është një hormon mashkullor që lufton depozitimin e yndyrës së tepërt.Pas menopauzës, pavarësisht nga struktura e formës së trupit dhe predispozita gjenetike, trupi i një gruaje redukton ndjeshëm prodhimin e estrogjenit dhe probabiliteti i rritjes së këtyre indeve të brendshme rritet ndjeshëm. Ndaj, njerëzit me një çekuilibër hormonal, çrregullime metabolike dhe mënyra jetese jo të shëndetshme janë ata në rrezik më të madh.

Konsumoni një dietë të shëndetshme. Rrisni konsumimin e ushqimeve që vinë nga bimët, dieta juaj ditore duhet të përbëhet nga 70% fruta dhe perime. Ulja e konsumit të yndyrnave shtazore (gjalpë, mish viçi yndyror ose mish derri) dhe yndyrna vegjetale të ngjashme (palme dhe vaj kokosi). Shmangni yndyrnat artificiale që përdoren në krijimin e zëvendësuesve të ndryshëm të vajrave natyrorë. Gjithashtu, këto vajera përdoren shpesh në përgatitjen e kekëve të vegjël, ëmbëlsirave, biskotave etj. Eliminoni ushqimet me një indeks të lartë glicemik. Produkte të tilla rrisin në mënyrë dramatike përmbajtjen e sheqerit në gjak, gjë që rrit sintezën e insulinës. Dhe kjo është një rrugë e drejtpërdrejtë për formimin e yndyrës së tepërt në bel. Minimizoni konsumin e pijeve alkoolike. Ka të bëjë më shumë me ushqimet që konsumojmë. Zëvendësoni bukën e bardhë me prodhimet e bukës të bërë nga mielli i trashë. Konsumoni ushqime që janë të pasura me fibra për të pastruar zorrët. Arrat, frutat e thata, agrumet, perimet e papërpunuara dhe frutat janë një alternativë e domosdoshme kundrejt sanduiçeve të dëmshme. Ushtrohuni rregullisht. Digjni yndyrën visherale me aktivitete të forta fizike – dmth vrapimin, notimin, çiklizmin, futbollin ose tenisin.Armiku kryesor i yndyrës së brendshme është aktiviteti! Lëvizni më shumë dhe ndiqni rregullat e ngrënies së shëndetshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!