Vlerat ushqyese dhe përfitimet e shumta shëndetësore nga konsumimi i spinaqit

Vlerat ushqyese dhe përfitimet e shumta shëndetësore nga konsumimi i spinaqit

Kultivimi i spinaqit mendohet se origjinën e ka nga Persia, më pas përhapet në Nepal dhe nga shekulli 17, në Kinë, ku sërish quhet “perimja jeshile persiane”. Moors e prezantuan në Spanjë rreth shekullit 11 . Spinaqi i freskët shpesh përdoret për sallata, ose në përgatitjen e recetave të ndryshme. Asnjë perime tjetër nuk e ka fituar famën që spinaqi mori në 1930 përmes personazhit Popei. Prindërit shpesh inkurajonin fëmijët e tyre të hanin spinaq pasi kur të rriteshin do të ishin të fortë si ai.

Benefitet shëndetësore të spinaqit
Vitamina K, A dhe C, si dhe folati, mangani, magnezi, hekuri, kaliumi dhe kalciumi. Gjithashtu është një burim i mirë i niacinës, zink, proteinë, fibra, vitaminë E, tiaminë, vitaminë B6, fosfor dhe bakër. Me pak fjalë, ndihmon për një shëndet optimal dhe mbron trupin tuaj nga radikalët e lirë. Folati gjithashtu është i mirë për shëndetin kardiovaskular, ndërsa magnezi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Studimet kanë treguar që spinaqi ndihmon në funksionimin e duhur të trurit, memories dhe qartësisë mendore. Që spinaqi të ruajë vlerat në gatim, shtoni pak lëng limoni ose uthull në gatimin tuaj.

Studimet mbi spinaqin
Për shkak të incidencës potencialisht të lartë të ndotjes nga  kloroetan Dichlorodiphenyltri (DDT), sigurohuni që të blini vetëm varietetet organike të spinaqit sa më shumë që të jetë e mundur. DTT është një shkak i njohur i kancerit, defekteve të lindjes dhe dëmtimit të riprodhimit, për këtë arsye DDT është ndaluar në SHBA që nga viti 1972, por  akoma mund të prodhohet dhe eksportohet në vendet e tjera, ku më së shpeshti përdoret për të luftuar malarian që shkaktohet nga mushkonjat. Më e keqja, është që DDT-ja mund të qëndrojë në dheun e tokës për vite me rradhë.

Faktet nutricionale: (100 gr)

Kaloritë: 23
Kaloritë që vijnë nga yndyrnat: 3
Yndyrnat totale: 0
Yndyrnat e ngopura: 0
Yndyrnat Trans:
Kolesteroli: 0 mg
Kripa: 79 mg
Totali i karbohidrateve: 4 gr
Fibrat dietike: 2 g
Sheqeri: 0 g
Proteina: 3 g

Vitamina A: 188%
Kalciumi: 10 %
Vitamina C: 47%
Hekuri: 15 %
* Përqindjet ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat mund të jenë më të larta në varësi të kalorive që merrni.

Recetë: Spinaq kremoz

Përbërësit:
-3/4 e kupës qumësht të plotë
-1/4 e kupës ujë
-2 thelpinj hudhër, të copëtuara
-1 lugë gjelle gjalpë
-800 gr spinaq
-1/4  e kupës djathë Parmixhan, e grirë
-1/4 lugë çaji arrë moskat
-Kripë dhe piper, për shije

Procedura:
Në një tigan mesatar, kombinoni qumështin, ujin dhe hudhrën. Ziejeni me ngadalë. Lëreni përzierjen të qëndrojë e mbuluar për 10 minuta. Kjo lejon hudhrën të zbutet.
Shkrini gjalpin në një tigan mesatar, dhe më pas shtoni përzierjen me qumësht të ngohtë, dhe përziejeni derisa të zbutet. Hidhini në spinaq dhe gatuajeni derisa salca të trashet dhe spinaqi të jetë më i butë, për rreth 6 minuta.
Përziejeni me djathin dhe sipër hidhin arrë moskat, kripë dhe piper. Shërbejeni menjëherë. Kjo recetë është për 4 racione.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!