Vitamina D (ergosteroli-kalciferoli)

Vitamina D (ergosteroli-kalciferoli)

Shkeputur nga libri ”Dieta?! Jo vetem…” Anila Kalleshi
Që nga viti 1922 është vëzhguar se si tek fëmijët të prekur nga raketizmi, ekspozimi në dritën e diellit ndihmonte në shërimin e patologjisë, fakt i cili çonte në supozimin se drita favorizonte formimin e një faktori endogjen esencial për metabolizmin e kockor.
Përbërësit që paraqesin aktivitetin e vitaminës D janë katër, ku dy prej të cilave gjenden në ushqime:
– Kolekalciferoli (Vitamina D3), gjendet në ushqimet shtazore;
– Ergokalciferoli (vitamina D2) sintetizohet kryesisht te bimët;
Trupi njerëzor mund të përdor të dyja format të vitaminës D duke i konvertuar në formën e tyre biologjikisht aktive, 25-hidrosikolekalciferoli. Vitaminat D1 dhe D4 nuk gjenden zakonisht në ushqime.
Vitamina D përthithet gjatë vaktit nën veprimin e acidit desosikolik.
Janë të nevojshme rreth 400-1000 njësi për një dietë të ekuilibruar dhe sigurisht së bashku me ekspozimin në dritën diellore, dielli është esencial për prodhimin e vitaminës D.
Për të promovuar rritjen dhe mineralizimin e kockave dhe të dhëmbëve dhe të lehtësuar përthithjen e kalcimit dhe të fosforit, ekuilibri osmotic rregullohet nga dy përbërës hormonik proteinik, kalcitonina (pakëson kalciumin ematik, duke lejuar formulimin kockor) dhe paratormone (në nivelin kockor favorizon çlirimin e kalciumit në gjak).
Mungesa e kësaj vitamine provokon rakitizmin (deformimin e kockave) tek fëmijët, osteomacinë te të rriturit, pakësimin e nivelit të kalciumit dhe fosforit, dhimbje muskulare dhe pagjumësi. Teprica e saj shkakton të vjella, diarre, humbje peshe, hiperkalcium, kalcifikim të indeve të buta, dëmtime ne veshka dhe në aparatin kardiovaskular.
Gjendet kryesisht te qumështi dhe derivatet e tij, e verdha e vezës, mëlçia, peshku dhe vaji i mëlçisë së merlucit.
error: Nuk lejohet kopjimi!