Ushqyerja dhe kanceri: një dietë mund të përmirësojë terapinë

Ushqyerja dhe kanceri: një dietë mund të përmirësojë terapinë

 

Shumë studime kanë nxjerrë në përfundim lidhjen midis dietës dhe kancerit, si parandalim ashtu edhe si një faktor rreziku.

Studimi i botuar në revistën Nature zbulon se zvogëlimi i marrjes së një molekule në dietë mund të frenojë rritjen e tumorit dhe të bëjë terapi të caktuara kundër kancerit, të tilla si kimioterapia ose radioterapia, më efektive.

Studimi u krye nga Jason Locasale i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Duke, Durham, dhe tani për tani ka analizuar efektet e dietës vetëm tek minjtë.

Molekula që sipas ekspertëve duhet të zvogëlohet është metionina, një aminoacid thelbësor i pranishëm në ushqime si gjoksi i pulës ose gjeli i detit, farat e susamit, nje lloj djathi kackavall dhe disa peshq të tillë si nje lloj”stoccafisso”. Trupi ynë nuk mund ta prodhojë atë vetë, por duhet ta marrë përmes ushqyerjes.

Tek minjtë, ajo pengon rritjen e tumorit
Meqenëse metionina është një aminoacid i përfshirë disi në proceset e kancerit, ekspertët kanë menduar që zvogëlimi i marrjes së tij në dietë mund të frenojë rritjen e tumoreve.

Ose të paktën kjo është ajo që zbuloi eksperimenti: në disa modele të kancerit në minj ekspertët ishin në gjendje të zvogëlojnë rritjen e tumorit duke ulur metioninën e marrë në dietën e tyre në 83%. Efekti ishte edhe më i madh kur dieta e dobët e aminoacideve u kombinua me kimioterapi dhe terapi rrezatimi.

Një pjesë e studimit është kryer edhe tek njerezit e shëndetshëm. Ekspertët dhanë një dietë të varfër me metioninë për gjashtë persona për tre javë dhe vëzhguan të njëjtat reagime metabolike që shihen tek minjtë. Mendohet që kjo dietë mund të përmirësojë terapitë antikancerogjene edhe tek njerezit. Natyrisht, gjithçka mbetet akoma për t’u verifikuar dhe provuar me studime klinike.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!