TIROIDJA HE TESTI I INTOLERANCES USHQIMORE DHE AI GJENETIK

TIROIDJA HE TESTI I INTOLERANCES USHQIMORE DHE AI GJENETIK

A keni probleme me tiroiden?
Simptomat e problemeve të tiroides mund të ngatërrohen me ato të patologjive të tjera, ndaj ekzaminimet mjekësore janë të domosdoshme për të vendosur diagnozën. Gjëndra tiroide rregullon shumë procese metabolike dhe prishja e funksionit të saj shfaqet klinikisht me një sërë simptomash. Disa pacientë mund të ndjejnë lodhje, shtim në peshë, pamundësi për të dalë jashtë, të kenë shumë ftohtë ose të ankojnë rënie të flokëve. Të tjerë mund të ndihen ankthsioze, të shqetësuar, me rrahje të forta të zemrës, bien në peshë ose djersiten shumë më tepër se zakonisht. Të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të çrregullimeve të tiroides. Veçanërisht gratë janë të prirura të kenë anomali të funksionit te kësaj gjëndre të rëndësishme. Njohja dhe trajtimi i patologjive të tiroides është e domosdoshme për një shëndet të mirë dhe parandalimin e problemeve afatgjata shëndetësore.
Gjëndra tiroide
Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, të djathtë dhe të majtë, që i japin strukturës formën e fluturës. Hormonet e prodhuara nga kjo gjëndër kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë si: rrahjet e zemrës, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturën trupore, nivelet e kolesterolit dhe shumë të tjera. Anomalitë e funksionit të tiroides mund të përshpejtojnë ose të ngadalësojnë këto procese metabolike, të cilat mund të çojnë në një gamë të gjerë simptomash.
Simptomat e Hipotiroidizmit dhe Hipertiroidizmit:
• Luhatjet në Peshë
Ndryshimet në peshë mund të sinjalizojnë një funksion jo normal të gjëndrës tiroide.
Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide (hipotirozë) mund të shkaktojnë shtim në peshë, ndërsa rënia e papritur në peshë mund të vijë si pasojë e prodhimit të shtuar të hormoneve të tiroides (hipertirozë). Hipotiroza haset më shpesh se hipertiroza.
• Qafa e fryrë (Struma, Gusha)
Një strumë është një zmadhim i gjëndrës tiroide. Një tiroide e zmadhuar shfaqet në formën e ënjtjes në pjesën e përparme të qafës. Një strumë mund të shoqërojë hipotirozën ose hipertirozën. Ndonjëherë mund të jetë si pasojë e tumoreve ose noduseve që zhvillohen brenda gjëndrës tiroide.
• Ndryshimet në Ritmin e Zemrës
Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Hipotiroza mund të shkaktojë rrahje të ngadalta të zemrës, ndërsa hipertiroza rrahje të shpeshta të saj. Nivelet e larta të hormoneve tiroide gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut dhe të shkaktojnë rrahje të forta të zemrës (palpitacione).
• Ndryshimet në sistemin nervor
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë në gjendjen emocionale, energji dhe humor. Hipotiroza mund të shkaktojë simptoma si depresion, lodhje dhe ndjesinë e këputjes. Hipertiroza shoqërohet me çrregullime të gjumit, nervozizëm, ankth dhe shqetësim.
• Rënia e flokëve
Rënia e flokëve është një shenjë e zakonshme e një problemi të tiroides. Të dyja gjendjet, nivelet shumë të larta dhe shumë të ulëta të hormoneve të tiroides mund të çojnë në rënien e flokëve.
• Temperatura e Trupit
Tiroidja ndikon në rregullimin e temperaturës së trupit, ndaj personat me hipotirozë shpesh ankohen se kanë ftohtë. E kundërta ndodh me ata që vuajnë nga hipertiroza të cilët priren të kenë vapë dhe djersitje të shtuar.
Simptoma të tjera të hipotirozës përfshijnë:
• Kapsllëk
• Ndryshime ose anomali në ciklin menstrual
• Lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë
• Ndjeshmëri dhe mpirje në duar ose gishta
• Probleme me shikimin
• Diarre
• Parregullsi në ciklin menstrual
• Dridhje të duarve
• Dobësi muskulore
Është menopauza apo çrregullimi i tiroides?
Çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë simptoma që janë të ngjashme me ato të një gruaje që i afrohet menopauzës. Si ndryshimet e ciklit menstrual ashtu edhe ndryshimet e humorit mund të rezultojnë nga tranzicioni menopausal ose nga problemet e tiroides. Testet e gjakut mund të përcaktojnë se cila prej patologjive është përgjegjëse për simptomat. Është gjithashtu e mundur që të ketë një kombinim të dy shkaqeve.
Kur duhet të shkoni te mjeku?
Mjeku mund të rekomandojë ekzaminimet përkatëse të gjëndrës tiroide, nëse keni simptoma ose faktorë rreziku për sëmundjet e tiroides. Autoimuniteti është shkaku më i shpeshte i çrregullimeve të funksionit të tiroides dhe haset më shpesh te femrat pas pubertetit dhe në periudhën pas menopauzës. Një histori familjare e sëmundjes së gjëndrës tiroide rrit rrezikun e zhvillimit të patologjive të tiroides.
Kontrolloni qafën për çrregullime të strukturës së tiroides
Ekzaminimi i qafës në pjesën e përparme në zonën e mollës së Adamit ndërsa gëlltiteni mund të zbulojë nëse gjëndra tiroide është zmadhuar. Gëlltisni ndërsa përkulni kokën mbrapa, dhe shikoni qafën dhe zonën mbi klavikula. Nëse shihni ndonjë gungë ose fryrje, drejtohuni te mjeku.
Testet e çrregullimeve të tiroides
1. Testi gjenetik dhe ai intolerances ushqimore na ndihmon shume pasi dieta luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e tiroides dhe në rast se, konsumimi i selenit është i pamjaftueshëm, mund të ndodhë që tiroidja të mos ketë mjaftueshëm lëndë të parë për të prodhuar hormonet e saj kryesore, duke bërë që të shfaqen shqetësime nga mungesa e jodit.
Nëse mungesa e jodit shfaqet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, studimet aktuale tregojnë se 1 në 3000 fëmijë do të shfaqin probleme me sëmundjen e tiroides.
Testi gjenetik është në gjendje të na japër informacionin e duhur për të identifikuar ushqimet e pasura me jod si për shembull: peshqit e detit, frutat e detit, vezët, qumështi, etj., etj. Testi gjeneti studion se si ushqimi ose përbërës të veçantë rregullojnë mënyrën e formimit të gjeneve tona.
Teknologjitë e reja dhe të avancuara, janë në gjendje të kontrollojnë nëse organizmi ka nevojë për ndihmë për të përforcuar praninë e vitaminave, kripërave minerale, acideve të yndyrshme, antioksidantëve dhe nëse dieta është korrekte, ose nëse ka nevojë të eliminohen ose integrohen disa ushqime. Ato tregojnë gjithashtu nëse ekzistojnë aditiv ose parazitë që helmojnë dhe sulmojnë trupin.
Testi harton 600 elemente,
Vetëm duke vepruar në mënyrë të tillë, që ushqimi të bëhet vetë ilaci juaj, do të arrihet të neutralizohen efektet e një zhvillimi teknologjik që dobëson mbrojtësit e organizmit. Çelësi i një shëndeti të mirë fizik dhe mendor qëndron në kërkimin e gjendjes së ekuilibrit.
2. Testet e gjakut mund të diagnostikojnë shumë patologji të tiroides. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) është një hormon që sekretohet në kokë dhe që kontrollon aktivitetin e gjëndrës tiroide. Nëse TSH-ja është e lartë, kjo zakonisht sinjalizon që funksioni i tiroides është i ulët (hipotirozë ). Në të kundërt, nivelet e ulëta të TSH sugjerojnë hipertirozë. Mjeku gjithashtu mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimeve për të përcaktuar nivelet e hormoneve FT3 dhe FT4 që sekreton vetë gjëndra tiroide. Janë pikërisht këto 3 analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën dhe sugjerojnë për shkakun e hipo dhe hipertirozës.
Ekzaminimet imazherike dhe biopsia janë teste të tjera që përdoren për të vlerësuar strukturën dhe funksionin e tiroides dhe ndihmojnë për të përcaktuar diagnozën.
error: Nuk lejohet kopjimi!