Të përzierat gjatë shtatzanisë

Të përzierat gjatë shtatzanisë

Të përzierat gjatë shtatzanisë, janë një nga simptomat që femrat përjetojnë më së shumti gjatë shtatzanisë. Rreth 70% e femrave që janë në një pritje të ëmbël përjetojnë përzierje gjatë fazave të hershme të shtatzanisë. Jo vetëm që njihet si simptomë e hershme e shenjave të para të shtatzanisë, por që gjithashtu është e zakonshme gjatë trimestrit të parë, madje ndonjëherë dhe më gjatë.
Ndërkohë që të përzierat janë një ndjesi tejet e parehatshme, lajmi i mirë është që nuk janë të dëmshme për beben tuaj dhe shpesh perceptohen si një tregues i një shtatzanie të shëndetshme. Të përzierat janë një shqetësim i zakonshëm që shpesh u referohen si shqetësime mëngjesi.
Shkaqet e të përzierave gjatë shtatzanisë:
Shkaqet e të përzierave gjatë shtatzanisë nuk janë njohura plotësisht. Megjithatë mendohet se lidhet me prodhimin e hormonit (HCG) “chorionic gonadotropin”. Shpesh referohet si hormoni i shtatzanisë, ky është hormoni që trupi fillon të prodhojë në momentin që veza e fertilizuar lidhet me vijën uteriane. Sërish, mënyra se si kontribuon në shfaqjen e të përzierave është akoma e panjohur, por supozohet që ekziston një lidhje e qartë ndërmjet tyre. Ka teori të tjera që sjellin hipoteza për shkaqet e të përzierave gjatë shtatzanisë.
Disa faktorë kontribues mund të jenë:
-Estrogjeni është një hormon tjetër që rritet gjatë shtatzanisë së hershme.
-Një stomak i ndjeshëm mendohet se përkeqësohet ndërkohë që mundohet të përshtatet me ndryshimet gjatë shtatzanisë.
-Stresi dhe lodhja mendohen se shkaktojnë një reagim fizik brenda trupit, duke cuar në të përziera dhe të vjella. Kur mund të fillojnë të përzierat gjatë shtatzanisë Të përzierat zakonisht fillojnë brenda 4-8 javëve të para dhe zgjasin diku te deri në javën e 13-14.
Megjithatë mund të fillojnë më herët dhe të zgjasin më shumë. Gjithashtu jo cdo femër mund të përjetojë të përziera gjatë gjithë trimestrit të parë. Mund të zgjasë vetëm disa javë dhe të shkojnë e vijnë gjatë muajve të parë. Shumë u referohen të përzierave si shqetësime mëngjesi, duke i bërë femrat të besojnë që ato do të kenë përzierje vetëm në mëngjes.
Në fakt, studimet tregojnë që “shqetësimet e mëngjesit” në fakt mund të ndodhin përgjatë gjithë ditës, në vend të disa orëve. Të menaxhoni të përzierat gjatë shtatzanisë
Trajtimi natyral i të përzierave në fakt i dedikohet kujdesit ndaj vetes të përditshëm dhe trajtime në kushte shtëpie. Sugjerimet e mëposhtme janë beneficiale që në momentin që merrni vesh që jeni shtatzënë ose nëse jeni shtatzënë dhe po kërkoni pakëz lehtësim nga të përzierat.
Trajtime natyrale ose në kushte shtëpie
-Shmangni ushqimet apo erërat që nxisin përzierje.
-Mbani disa krakers me kripë në komedinë dhe hani disa prej tyre para se të zgjoheni. Lini pak kohë për tretje dhe ngrihuni me ngadalë.
-Hani vakte të vogla dhe të shpeshta përgjatë ditës, në vend të tre vakteve të mëdha .
-Pini më pak ujë ose lëngje me vaktet tuaja, ndërkohë që mund t’i pini ndërmjet vakteve.
-Konsumoni më shumë ushqime të thata si orizi i bardhë, tosti i thatë, në vend të ushqimeve kremoze.
-Mbajini dhomat e ajrosura ose dilni jashtë merrni pak ajër të pastër.
-Pushoni mjaftueshëm.
-Mund të pini dhe pak limonadë, për të lehtësuar simptomat e të përzierave.
-Pyesni mjekun për suplementin e vitaminës B-6, pasi njihet për reduktimin e të përzierave dhe të vjellave.
Shume femra mendojnë se trajtime natyrale ose në shtëpi nuk ndihmojnë. Lajmi i mirë është që ju mund të flisni me doktorin për të marrë një trajtim për të lehtësuar simptomat e të përzierave.
Shqetësimet me të përzierat gjatë shtatzanisë
Nëse po përjetoni të përziera ose të vjella të rënda, dhe trajtimet e mësipërme nuk ju ndihmojnë, kontaktoni doktorin për sugjerime të mëtejshme. Ndërkohë që të vjellat gjatë shtatzanisë mund të jenë normale, gjithashtu mund të jenë dhe si pikë referimi për ndonjë problem që duhet adresuar.
 Të vjellat gjatë shtatzanisë
Fatkeqësisht, të vjellat gjatë shtatzanisë janë mëse normale, pasi rreth 60-70% e femrave shtatzënë përjetojnë simptoma të pakëndshme gjatë mëngjesit kryesisht. Shqetësimet e mëngjesit, vecanërisht të vjellat, janë një nga ankesat kryesore që kanë nënat që janë në një pritje të ëmbël. Të përziera dhe të vjellat gjatë shtatzanisë prekin rreth 85% të femrave shtatzëna.
Cfarë i shkakton të vjellat gjatë shtatzanisë
Shkaku specifik i të vjellave gjatë shtatzanisë në fakt nuk është shumë specifik. Rrjedhja e vazhdueshme në nivelet e hormoneve gjatë shtatzanisë, mund të jenë një faktor kontribues. Hormonet ngadalësojnë tretjen, e cilat mund të cojnë në urth, tretje jo të mirë dhe acid refluks, të cilat konsiderohen të gjitha si simptoma të mundshme të shtatzanisë dhe nxitës potencialë të të vjellave gjatë shtatzanisë. Kontraceptivët emergjentë gjithashtu mund të nxisin të vjellat. Gjithashtu të njohura “si mëngjes pas një pilule” ose plani B, këto pilula kaë doza të përqëndruara hormonesh, të cilat mund të sjellin efekte negative, përfshirë të vjellat.
Cilat janë rreziqet që lidhen me të vjellat gjatë shtatzanisë?
Ndërkohë që të vjellat janë një efekt anësor i shtatzanisë, në shumë rrethana nuk posedojnë një kërcënim shëndetësor për nënën dhe beben, kështu që nuk është shenjë për të pasur shqetësim. Por është e rëndësishme gjithashtu për femrat të dallojnë simptomat normale të shtatzanisë dhe gjendjeve të rrezikshme potenciale të shoqëruara me të vjella, sic ndodh në një gjendje të quajtur “hyperemesis gravidarum”. “Hyperemesis gravidarum” është një gjendje ku femrat përjetojnë simptoma të rënda gjatë shtatzanisë si përzierja dhe vjellja të shpeshta dhe të një gjendjeje më të rënduar.
Këto simptoma mund të kenë pasoja të rënda, si humbje peshe, rrahje të shpejtë zemre dhe presion të ulët gjaku. Vjellja e rëndë mund të parandalojë që bebeja juaj të marrë lëndët ushqyese që ka nevojë për rritje dhe zhvillim në një gjendje optimale. Si mund t’i trajtoni të vjellat gjatë shtatzanisë? Femrat që përjetojnë shqetësime mëgjesi të shpeshta mund t’i zbehin efektet shqetësuese të tyre duke bërë ndryshime të vogla në rutinën e tyre ditore. Për disa femra, erëra të caktuara mund të nxisin të vjella dhe përzierje, kështu shmangia e këtyre erërave gjatë shtatzanisë është mëse e rekomandueshme.
Gjithashtu të konsumoni pak ushqim mund të ndikojë në të tilla efekte. Mund të jetë mirë për ju që të mbani disa “snack-e” rezervë, për t’i konsumuar në punë, në makinë, shtrat ose rrugës për punë. Ndërkohë që të vjellat gjatë shtatzanisë mund të jenë tepër të parehatshme, është mëse e zakonshme në 60% të femrave shtatzënë. Eshtë e rëndësishme të jeni në dijeni dhe të kujdesshme në ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj, kështu që nëse jeni të shqetësuara që të vjellat dhe simptomat që po përjetoni mund të mos jenë normale, kontaktoni doktorin tuaj menjëherë, sidomos nëse janë të vazhdueshme dhe zgjasin për një kohë të gjatë.
error: Nuk lejohet kopjimi!