Standardet e kujdesit mjekësor në diabet të caktuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) deklarojnë se diabeti mund të diagnostikohet në bazë të kritereve HBA1c ose kritereve të glukozës në gjak (p.sh. glukozën e gjakut në agjërim (FBG) ose testin e tolerancës me glukozë 2 orë) prandaj analiza HB A1c duhe të jetë pjesë e një kontrolli shëndetësor tek personat mbi moshën 45 vjeç sidomos kur dyshohet se kanë diabet për shkak të shenjave ose simptomave klasike të niveleve të glukozës në gjak (hyperglycemia) të tilla si: Etja, shtimi i urinimit, rritja e oreksit, lodhja, shikim i turbullt, shërim i ngadalshëm i infeksioneve. Testi HB A1c gjithashtu duhet të konsiderohet në të rriturit të cilët janë mbipeshë dhe kanë faktorët e tjerë të rrezikut si në vijim: Pasivitet fizik, etnia me rrezik të lartë vëlla apo prind me diabet, tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni), paneli lipidik jo normal (kolesteroli i ulët HDL dhe / ose trigliceridet e larta) , gratë me sindromë ovarian polycystic, historia e sëmundjeve kardiovaskulare, kushte të tjera klinike të lidhura me rezistencën ndaj insulinës , përdorin disa medikamente.
Kur dikush diagnostikohet së pari me diabet HB A1c duhet të matet çdo tre muaj. Ndërsa qe te kontrollohet diabeti sa me mire rekomandohet qe testi HBA1c të matet 2 deri 4 herë në vit.Hemoglobina A1c ose hemoglobina e glikuar, është hemoglobina me glukozë të ngjitur. Testi A1c vlerëson sasinë mesatare të glukozës në gjak gjatë 2 deri 3 muajve të fundit duke matur përqindjen e hemoglobinës së glikuar në gjak. Hemoglobina është një proteinë që transporton oksigjen brenda qelizave të kuqe të gjakut (RBCs). Ka disa lloje të hemoglobinës normale, por forma dominuese – rreth 95-96% – është … është hemoglobina A. Derisa glukoza qarkullon në gjak, disa prej tyre lidhen spontanisht me hemoglobinën A. Sa më i lartë niveli i glukozës në gjak, formohet hemoglobina më e glikuar. Pasi glukoza lidhet me hemoglobinën, ajo mbetet aty për aq sa jetojnë qelizat e kuqe të gjakut – zakonisht rreth 120 ditë. A1c prodhohet në baza ditore dhe pastrohet ngadalë nga gjaku, ndërsa RBCs më të vjetra vdesin dhe RBCs më të rinj (me hemoglobinë jo-glycated) zënë vendin e tyre.
Qëllimi i personave me diabet është që të mbajnë nivelet e glukozës në gjak sa më afër normales. Kjo ndihmon në minimizimin e ndërlikimeve të shkaktuara nga nivelet e rritura të glukozës në gjak (dëmtimi progresiv i organeve të trupit si veshkat, sytë, sistemi kardiovaskular dhe nervat- Ndryshe nga rezultatet e glukozës, të cilat japin informacion në lidhje me statusin e glycemic të një personi në mënyrë rigoroze për kohën e mbledhjes së gjakut, rezultati i testit HBA1c jep një pamje të sasisë mesatare të glukozës në gjak gjatë 2-3 muajve të fundit. Kjo mund të ndihmojë njerëzit me diabet dhe mjekët e tyre shëndetësorë të dinë nëse masat që po merren për të kontrolluar diabetin e tyre janë të suksesshme ose duhet të rregullohen. Për qëllime të monitorimit, një A1c me më pak se 7% tregon një kontroll të mirë të glukozës dhe një rrezik më të ulët të komplikimeve diabetike për shumicën e njerëzve me diabet.