Supë velvet me karrotë e koriandër

Supë velvet me karrotë e koriandër

E thjeshtë dhe me pak kosto, si dhe me një shije magjike. Velvet e butë dhe paksa kremoze (madje edhe pa shtuar krem në të,zgjedhja mbetet opsionale). Perfekte për një drekë të shpejtë apo një darkë relaksuese. Mos harroni të përdorni rrënjë koriandre, pasi janë po aq të shijshme sa gjethet, dhe esenciale në këtë supë.

 

Rekomandime:
Kremi në fund është një zgjedhje e mirë dhe lëngu i perimeve duhet të jetë me pak kripë. Ju mund të kontrolloni sasinë e kripës si dhe një zgjedhje shumë e mirë vegane. Shija do të kombinohej më së miri me pak bukë anash.

Përbërësit:
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 tufë me koriandër duke përfshirë dhe rrënjët të prera hollë
-1 qepë mesatare e copëtuar
-5 karrota të prera
-3 thelpinj hudhra të shtypur
-3 ½ e kupës me lëng perimesh ose pule
Sipër i hidhet: 4 lugë gjelle krem të athët
-Ekstra: gjethe koriandër

Udhëzime:
Përgatisni përbërësit. Prisni karrotat, qepët, shtypni hudhrat dhe prisni rrënjët dhe gjethet e tufës së koriandrës.

-Ngrohni vajin e ulliri në nxehtësi mbi-mesatare në një tigan të madh.
-Gatuani qepët, hudhrën dhe gjethet e koriandrës në një tigan të madh.

-Shtoni karrota dhe lëreni të gatuhen për disa minuta. Lërini derisa karrotat të marrin një ngjyrë kafe.

-Spërkatini me pak kripë dhe piper.
-Hidhni në tigan pak lëng perimesh/pule.

-Shtoni mjaftueshëm lëng (rreth 3 kupa) për të mbuluar përbërësit në një tigan dhe gatuajini derisa karrotat të jenë zbutur-për rreth 15 minuta.

-Në momentin që karrotat janë të buta, hidhini në blender që të marrin trajtën e puresë. Shtoni më shumë lëng nëse duhet për të marrë trajtën e duhur.

-Hidhini një sy dhe për sasinë e kripës dhe piperit.

-Ekstra, në momentin që e hidhni në pjate, sipër vendosini pak  koriandër të freskët.

Shënime recete:
Mund ta zvëndësoni lëngun e perimeve me lëng pule-është po aq e mirë, por jo një metodë vegjetariane.

error: Nuk lejohet kopjimi!