Specat : Nutrientët dhe benefitet shëndetësore

Specat : Nutrientët dhe benefitet shëndetësore


Specat  (Capsicum annuum) janë fruta të bimëve të caktuara nga familja “nightshade”. Ato janë të lidhura me specin djegës, domatet dhe frutin e bukës, të cilat origjinën e kanë nga Amerika Qëndrore dhe jugore. Gjithashtu të quajtura specat të ëmbël ose capsicum, specat e trashë hahen si perime, ose të pagatuara ose të gatuara. Ashtu si specat e tjerê, specat e trashë ndonjëherë gjenden në formë të thatë ose pluhuri. Në atë rast u referohen si paprika.

Ato kanë përmbajtje të ulët kalorike dhe janë të pasura në vitamin C dhe antioksidantë të tjerë, duke i bërë një shtesë të shkëlqyer në një dietë të shëndetshme. Ato vijnë në ngjyra të ndryshme si jeshile, e kuqe, e verdhë dhe portokalli. Frutat e papjekura jeshile kanë një shije paksa të hidhur dhe nuk janë aq të ëmbla sa ato që janë plotësisht të pjekura.

Faktet: Nutrientët
Specat  e të freskët kanë një kompozim prej 92% ujë. Pjesa tjetër përbëhet nga karbohidratet dhe sasi të vogla të proteinës dhe yndyrës.

Sasia :100 gr
Kalori-31
Ujë-92%
Proteina-1 gr
Karbohidrate-6 gr
Sheqer-4.2 gr
Fibër-2.1 gr
Yndyrë-0.3 gr
Të monosaturuar-0 g
Të poliunsaturuar-0.07 g
Omega-3-0.03 g
Omega-6-0.05 g

Karbohidratet
Specat  janë më së shumti të përbërë nga karbohidratet, që janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të përmbajtjes kalorike. Një kupë (149 g) të specave të trashë përmban 9 gr karbohidrate. Karbohidratet janë më së shumti sheqer, si glukoza dhe fruktoza, të cilat janë përgjegjëse për shijen e ëmbël të specave të pjekur. Specat e trashë përmbajnë sasi të vogla fibrash, 2% nga pasha e freskët. Kalori për kalori, ato janë një burim shumë i mirë fibrash.

Vitaminat dhe mineralet
Specat  janë të pasura me vitamina dhe minerale të ndryshme, dhe janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminë C.

– Vitamina C: Një spec i mesëm i kuq përmban 169% të RDA-së për vitaminë C, duke e bërë atë një nga burimet ushqimore më të pasura të këtij ushqyesi esencial.

– Vitamina B6: Piridoksina është lloji më i zakonshëm i vitaminës B6, i cili është nga një familje e ushqyesve që janë të rëndësishëm për formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

-Vitamina K1: Një formë e vitaminës K, e njohur edhe si “phylloquinone”. Është e rëndësishme për koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave.

-Folati: Gjithashtu i njohur si acid folik, folacin, ose vitaminë B9, folati ka një sërë funksionesh në trup. Marrja adekuate e folatit është shumë e rëndësishme gjatë shtatzënisë.

– Vitamina E: Një antioksidant i fuqishëm, thelbësor për nervat dhe muskujt e shëndetshëm. Burimet më të mira dietetike të kësaj vitamine të tretshme në yndyrë janë vajra, arra, farëra dhe perime.

– Vitamina A: Specat e kuq janë të pasura në pro-vitaminë A (beta-carotene), e cila konvertohet në vitaminë A në trup.

=Përbërje të tjera bimore
Specat  janë të pasur me antioksidantë të ndryshëm, sidomos karotenoide, të cilat janë shumë më të bollshme kur specat janë të pjekur.

– Capsanthin: I bollshëm në specat e kuq, capsanthin-a është një antioksidant i fuqishëm përgjegjës për ngjyrën e kuqe të shkëlqyer. Studimet tregojnë se ky karotenoid mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit.

– Violaxanthin: Antioksidanti karotenoid më i zakonshëm në specat e verdhë.

-Lutein: Luteina gjendet me tepri në specat e trashë jeshil dhe paprika e zezë, por mungon në specat e pjekur. Marrja adekuate e luteinës mund të përmirësojë shëndetin e syve.

– Quercetina: Një antioksidant “polyphenol” që gjendet në një varietet të gjerë të bimëve. Studimet tregojnë se mund të jetë e dobishme për parandalimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

– Luteolina: Në mënyrë të ngjashme me quercetinën, luteolina është një antioksidant polyphenol që mund të ketë një shumëllojshmëri efektesh shëndetësore të dobishme.

Benefitet shëndetësore
Ashtu si shumica e ushqimeve me bazë bimore, specat konsiderohen të jenë një ushqim i shëndetshëm. Konsumi i lartë i frutave dhe perimeve lidhet me rrezikun e reduktuar të shumë sëmundjeve kronike, të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Përveç kësaj, specat mund të kenë një numër të madh përfitimesh të tjera shëndetësore.

-Shëndeti i syrit
Llojet më të zakonshme të dëmtimit të shikimit përfshijnë degjenerimin makular dhe kataraktet, shkaqet kryesore të së cilave janë mosha e vjetër dhe infeksionet. Megjithatë, ushqimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Lutein dhe zeaksantin, karotenoidet që gjenden në sasi relativisht të larta në specat e trashë, mund të përmirësojnë shëndetin e syrit në mënyrë të konsiderueshme kur konsumohen në sasi të mjaftueshme. Në fakt, ata mbrojnë retinën njerëzore, muret e brendshme të syrit nga dëmet oksidative. Një numër i madh studimesh tregojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me këto karotenoide mund të zvogëlojë rrezikun e të dy kataraktave dhe degjenerimit makular. Përfshirja e tyre në dietë mund të jetë një mënyrë e mirë për të ulur rrezikun e dëmtimit të shikimit.

=Parandalimi i Anemisë
Anemia është një gjendje e zakonshme e karakterizuar nga aftësia e reduktuar e gjakut për të transportuar oksigjen. Një nga shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së anemisë është mungesa e hekurit, simptomat kryesore të së cilave janë dobësia dhe lodhja. Jo vetëm që specat e trashë janë një burim i mirë hekuri, por ato janë gjithashtu jashtëzakonisht të pasura me vitaminë C, e cila rrit absorbimin e hekurit nga zorra. Në fakt një spec mesatar mund të përmbajë rreth 169% të sasisë së rekomanduar të vitaminave. Përthithja e hekurit dietik rritet dukshëm kur konsumohet me fruta ose perime që janë të pasura në vitaminë C. Për këtë arsye, konsumimi i specave me ushqime të pasura me hekur, si mishi apo spinaqi, mund të ndihmojë në ruajtjen e hekurit të trupit, duke ulur rrezikun e anemisë.

=Efekte të kundërta dhe shqetësime individuale

Specat e trashë në përgjithësi janë të sigurtë por të tjerë mund të jenë alergjik ndaj tyre. Kjo alergji megjithatë është e rrallë. Megjithatë, disa njerëz që kanë alergji poleni mund të jenë gjithashtu të ndjeshëm ndaj specave të trashë për shkak të reaktivitetit alergjik. Ndër-reaksionet alergjike mund të ndodhin midis ushqimeve të caktuara dhe polenit sepse ato mund të përmbajnë të njëjtat alergjenë, ose alergjenet që janë të ngjashme në strukturë.
Specat e trashë janë të pasura me shumë vitamina dhe antioksidantë, sidomos me vitaminë C dhe karotenoide të ndryshme. Për këtë arsye, konsumimi i tyre mund të ketë disa benefite shëndetësore, si për shembull përmirësimi i shëndetit të syve dhe zvogëlimi i rrezikut të disa sëmundjeve kronike. Përveçse shkakton alergji në disa njerëz, ato nuk kanë ndonjë efekt të dëmshëm shëndetësor. Në fund të ditës janë një shtesë e shkëlqyer në cdo dietë.

error: Nuk lejohet kopjimi!