Me shumë gjasa mund të prekeni 2-4 herë nga i ftohti në vit, sipas “Johns Hopkins Medicine”, ndërkohë që fëmija juaj mund të preket pak më shpesh. Parandalimi është zgjidhja më e mirë. Por në momentin që jeni prekur nga i ftohti, disa ushqime mund t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë madje dhe që infeksioni të jetë afatshkurtër. Smoothie-t mund të lehtësojnë dhimbjet e fytit ndërkohë që dërgojnë nutrientë që mbështesin imunitetin.
-Baza e smoothie-ve
Edhe në momentin që ndiheni të dobët, është e lehtë të pini një smoothie që do të rrisë fuqinë e sistemit tuaj imunitar. Ju do donit të fillonit me një gjysëm kupe-1 kupe uje/qumesht, shtesat tjera varen nga ju dhe shijet tuaja-kos i thjesht, fruta të freskëta, jeshilëllëqe, arra ose fara liri, të gjitha janë opsione shumë të mira.
-Një bazë vitamine D
Hidhini një sy ushqimeve me vitaminë D kur zgjidhni bazën e lëngut. Ky nutrient ka benefite që janë të provuara në shëndetin respirator. Një studim studioi rreth 6789 pjesëmarrës britanikë të lindur në 1958 dhe zbuluan që në moshën 45-vjecare, ata me nivele më të larta të vitaminës D kishin pasur më pak infeksione respiratore dhe një funksion më të mirë të mushkërive. Rezultatet u publikuan në “British Journal of Nutrition”in 2011. Burimet e vitaminës D në smoothie përfshijnë qumështin e lopës, qumësht të fortifikuar, lëng portokalli ose kos.
-Frutat
Vitamina C është një nga nutrientët më të njohur për të ftohtin e zakonshëm. Ndërkohë që ky antioksidant i fuqishëm nuk do të parandalojë të ftohtin, mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e tij, thotë “Medline Plus”. Shumë prej frutave ofrojnë vitaminë C, por ato me përmbajtje të lartë janë akoma dhe më të shijshme si pjesë e smoothie-ve. Opsione të mundshme që ofrojnë rreth 20% e rekomandimeve ditore për vitaminë C përfshijnë manaferra, mjedra, luleshtrydhe, portokaj, kivi, guava, papaja, mango dhe ananas. Hidhni rreth 1 filxhan në të. Përdorni fruta të ngrira për të eliminuar nevojën për kuba akulli. Shtrydhni pak lëng limoni në smoothien tuaj për një shije ndryshe dhe për më shumë vitaminë C.
-Jeshile
Smoothie-t jeshil janë më të rekomanduarit dhe për një arsye të mirë- të shtoni zarzavate jeshile rrit përmbajtjen antioksiduese të smoothie-ve në mënyrë të konsiderueshme, duke përfshirë dhe ato që përdorni si trajtime natyrale për të ftohtin. Kale është një zgjedhje e shkëlqyer, me rreth 20% të sasisë së rekomanduar për të rriturit si dhe të vitaminës C. Gjithashtu ka përmbajtje të lartë të vitaminës A, një tjetër nutrient esencial.Zgjidhni gjethe kale të freskëta e të vogla, për një shije më të butë.
-Kombinime të mundshme
Për një shije tropikale, përgatisni në blender një smoothie për të luftuar të ftohtin : qumësht kokosi, disa feta mango dhe ananas, gjithashtu pak xhinxher ndihmon në qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të fytit. Nëse doni benefite nga zarzavatet jeshile, bëni një smoothie me qumësht soje , lakër kale, një banane, manaferra ose boronica , dhe një lugë gjelle fara liri që ju japin fuqi për të përballuar të ftohurën.