Ky smoothie është shumë i lehtë për t’u përgatitur: 5 përbërës, 5 minuta, 1 blender. Baza është banania e ngrirë, kastravec dhe qumësht kokosi. Mund të përfshini dhe fara kërpi si një shtesë për yndyrna të shëndetshme dhe proteina. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, spirulina. Spirulina është një algë me ngjyrë blu në jeshile që ka përmbajtje të lartë të vitaminës B dhe minerale si Jodi, beta-karotene, antioksidantë, hekuri dhe mangani. Gjithashtu është rreth 60% proteinë dhe një proteinë e plotë, që përmban të gjitha amino-acidët esenciale-1 lugë gjelle me rreth 4 g proteinë.
Spirulina është një burim shumë i përqëndruar i vitaminave dhe mineraleve si dhe mjaft detoksifikuesee në trup, arsyeja pse është konsideruar si “superushqim”. Përdoret shumë në smoothie për shkak të ngjyrës intense, shijes neutrale dhe benefitet shëndetësore. Eshtë një mënyrë e mirë për të marrë një smoothie jeshil pa i shtuar një dorë kale. Por cfarë shije ka? Nëse hahet në mënyrë direkte, ka një shije të pakëndshme. Por nëse shtohet në smoothie apo ëmbëlsira, nuk dallohet. Ky smoothie është përfekt për në mëngjes.
Receta: Smoothie me spirulinë
Koha e përgatitjes: 5 minuta
Koha totale: 5 minuta
Një smoothie me 5 përbërës: banane, kastravec, qumesht kokosi, spirulinë dhe spinaq.
Përbërësit:
-1 banane e pjekur, e qëruar dhe e ngrirë ( 1 kupë)
-1/2 e kupës (52 g) kastravec të prerë në feta)
-(180-240 ml) qumësht kokosi
-1 kupë (30 g) spinaq ose kale të copëtuar
-1 lugë caji spirulinë pluhur
Opsionale: 1 lugë gjelle (10 g) fara chia
Shtesë në shërbim:
-1/4 e kupës (37 g) boronica të freskëta ose të ngrira
-1/4 e kupës (40 g) granola
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin një trajtë kremoze. Ju bëftë mirë!
Informacioni për nutrientët: (1 smoothie, pa farat e kërpit, dhe pa shtesat)
-Kaloritë: 225
-Yndyrna: 9.7 g
-Yndyrna të ngopura: 8.7 g
-Karbohidrate: 36.8 g
-Sheqerna:15.4 g
-Kripë : 72 mg
-Fibra: 4 g
-Proteina: 5.8 g