Silva Gunbardhi: Pas lindjes së djalit peshoja 100 kilogramë, ja dieta që më ktheu në formë Gazeta Panorama

Silva Gunbardhi: Pas lindjes së djalit peshoja 100 kilogramë, ja dieta që më ktheu në formë Gazeta Panorama

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi është rasti i nënave të reja që bashkë me lumturinë e sjelljes në jetë të fëmijës së parë, përjetojnë edhe ndjesinë jo të mirë të shtimit në peshë, duke u përballur me vështirësinë e heqjes së kilogramëve të tepërt pas lindjes.

Silva, e cila po shijon ndjesinë e mëmësisë së djalit, që e kanë quajtur Dalvi, tashmë 10 muajsh, tregon se për të fituar linjat e dikurshme e ka gjetur zgjidhjen te Anila Kalleshi.

 

22222222222222222222222222222222222222 copy

“Për herë të parë te qendra e saj e dobësimit shkova para pesë vitesh, kur peshoja vetëm 56 kilogramë dhe tallesha madje në atë kohë. Por tani nga shtatzënia me djalin pesha ime trupore arriti 100 kilogramë. Kam bërë gjithsej 20 seanca dobësimi, pra 20 ditë të plota dhe kam rënë 15 kilogramë në peshë. Dhe në momentin që flasim peshoj 75 kilogramë.

Seancat i shoqërojmë me dietë ushqimore, dhe synoj të humb edhe 10 kilogramë të tjerë në mënyrë që të jem fiks për kamera. Duhet të theksoj që në fillim të shtatzënisë shkova 70 kilogramë, 100 kilogramë pas lindjes së djalit, ndërsa tani me regjimin dhe seancat e dobësimit peshoj 75 kilogramë. Ishte një luftë e vërtetë të arrija formën fizike të mëparshme, pasi nuk kisha qenë ndonjëherë në jetën time kaq e shëndoshë”, tregon Silva. Sa për mënyrën e dobësimit, ajo thotë:

“Kuptohet që në qendër estetike, me proceset e saj shkrin dhjamin dhe heq toksinat nga trupi, e shoqëruar me dietën ushqimore precize, të cilën për hir të së vërtetës nuk e kam respektuar si duhet, se nuk kam kohë. Sekreti është që perimet duhet të konsumohen gjithmonë të ziera, ushqimi në racione të vogla, duke shmangur brumërat dhe ëmbëlsirat. Dua të evidentoj se shumë këngëtare apo personazhë publikë janë dobë- suar nga Anila, dhe nuk e di pse u mbetet në gojë ajo shprehja “Jam kështu nga nëna natyrë”.

Silva i është nënshtruar regjimit për rikthimin në peshën e dikurshme, tani që djali ende s’ka mbushur 1 vjeç. Sa i takon karrierës, Silva dhe partneri i saj, Dafi Derti, vazhdojnë të jenë në kulmin e tyre si këngëtarë brenda Shqipërisë dhe në të gjitha vendet e botës ku merr ftesa për koncerte.

Tani që janë bërë prindër, e kanë përqendruar axhendën gjatë fundjavave, pasi kujdesi për djalin nuk i lejon të shkëputen për periudha të gjata. Ata konsiderohen çifti i suksesshëm që nga bashkëpunimi me “Të ka lali shpirt”, që ishte një ogur i mirë për dashurinë e tyre dhe miliona klikime në YouTube, duke i klasifikuar të parët mes kolegëve.

jvdfi

error: Nuk lejohet kopjimi!