Si të trajtojmë me kura natyrale një infeksion të veshëve?

Si të trajtojmë me kura natyrale një infeksion të veshëve?

Ndërkohë që të rriturit janë të aftë të kuptojnë menjëherë problemin, të porsalindurit dhe fëmijët shpesh nuk munden dot të tolerojnë dhimbjen dhe të kuptojnë se cfarë po ju ndodh.
Për fat të keq, fëmijët e vegjël preken më shpesh nga infeksione të tilla sesa të rriturit. Nëse i vogli juaj nuk po fle sa duhet gjumë për shkak të një infeksioni në veshë, të informoheni pak rreth kësaj gjendjeje mund të ndihmojë fëmijën tuaj.

Shkaqet:

-Infeksionet bakteriale dhe virale janë shkaqet më të zakonshme në infeksionet e veshëve. Në fakt, ndodh shpesh si një infeksion sekondar, duke rezultuar nga një infeksion i frymëmarrjes.
-Tubi Eustakian lidh veshin e mesëm me fytin dhe lejon lëngjet të sekretohen normalisht nga veshi të shkojnë drejt fytit. Enjtja bllokon tubin eustakian, duke shkaktuar lëngjet të mblidhen. Kjo krijon një mjedis të ngrohtë e të lagësht që ndikon në shumimin e patogjenëve.
-Edhe pse të rriturit janë gjithashtu të prekshëm nga një infeksion i tillë,fëmijët e vegjël mbi 2 vjec janë më të prirur të preken nga një infeksion i veshëve, pasi sistemi i tyre imunitar nuk është i zhvilluar mirë.
-Te të rriturit dhe fëmijët pak më të mëdhenj, uji në vesh është shkaku më i zakonshëm për zhvillimin e infeksionit. Në raste të tilla, uji bllokohet në kanalin e veshit për shkak të formimit të dyllit, duke krijuar një mjedis paqësor për bakteriet.

Simptomat
-Te të rriturit simptomat mund të jenë dhimbje e veshit, probleme me dëgjimin dhe rrjedhje lengjesh. Rrjedhja e lëngut mund të përfshijë lëng të pastër, qelb ose gjak, në varësi se sa i rëndë është infeksioni. Të porsalindurit shpesh përjetojnë pagjumësi për shkak të dhimbjes së veshit. Qarja e tepërt, irritimi, vjellja, humbja e oreksit, temperaturë ose rrjedhje e lëngjeve ose gjakut nga veshi,janë disa nga simptomat që shpesh tregojnë një infeksion të veshëve te fëmijët e vegjël.
-Si të parandaloni një infeksion në vesh
-Shmangni duhanin, sidomos në prani të bebeve dhe fëmijëve të vegjël.
-Bebet që ushqehen me gji kanë një imunitet më të fortë ndaj te të gjitha infeksioneve, duke përfshirë infeksionin e veshëve.
-Mbani higjenë të pastër kur infeksioni është përreth.

Kurat natyrale në kushte shtëpie
Ndërkohë që bebet duhet të shkojnë te pediatri për trajtimin e duhur, kurat si kompresat e ngrohta mund të përdoren për të siguruar lehtësim nga simptomat. Më poshtë do të gjeni 5 kura natyrale në kushte shtëpie që mund t’ju ndihmojnë.
1. Përdorni hudhrën
Hudhra e freskët e papërpunuar është një zgjedhje shumë e mirë e allicin-ës, i cila i jep këtij super-ushqimi vetitë e mëdha anti-virale dhe anti-biotike. Hudhra është një burim natyral i quercetinës, një antihistaminë. Thjesht prisni pak hudhër, mbështilleni me një pecetë dhe vendoseni në hyrje të veshit. Ju nuk keni nevojë ta shtyni apo të mbushni veshin më të, thjesht vendoseni në hyrje të veshit gjatë natës.
-Një mënyrë si mund ta përdorni: (Hudhër dhe vaj ulliri)

Hudhra me vaj ulliri është gjithashtu një kurë shumë e mirë. Ndërkohë që hudhra ndihmon në luftën ndaj infeksionit dhe lehtëson dhimbjen e kokës, vaji i ullirit ndihmon në zbutjen e inflamacionit
-Gjërat që ju duhen:
-7 ose 8 thelp hudhër, të qëruara dhe të copëtuara (me veti antibiotike dhe anti-histamine)
-Vaji i ullirit (zbut veshët e inflamuar) -2 lugë gjelle
Hapi 1:
-Merrni një tigan dysh. Nëse nuk keni një, mund të kombinoni një tigan me një tas rezistent ndaj nxehtësisë.
-Mbushni ¼ e tiganit me ujit dhe vendoseni në zjarr.
-Vendosni tasin rezistent ndaj nxehtësisë mbi tenxhere. Tasi duhet të jetë i madh mjaftueshëm saqë uji të mos kalojë në të.
Hapi 2:
Gatuani hudhrën dhe vajin e ullirit në të:
-Hidhni 2 lugë gjelle vaj ulliri në tasin rezistent ndaj nxehtësisë.
-Shtoni 7-8 thelb hudhër në to.
-Fikni sobën dhe lëreni përgatitjen të gatuhet për rreth 20 minuta.
-Hiqni vajin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet.
Hapi 3: Ruajeni në një kavanoz.
-Vendoseni përgatitjen në një kavanoz.
-Vendosni 2 pika vaj të përgatitur në të dyja veshët cdo 4 orë me një hedhëse sterile.
-Ju mund të përdorni vaj të vakët (jo të ngrohtë) për lehtësim më të shpejtë ose thjesht ta përdorni në temperaturën e dhomës.
-Ju do të shikoni një përmirësim brenda disa ditëve. Ndërsa shërimi i plotë do disa javë.
=Metoda 2: Përdorni kompresa të ngrohta
Ndonjëherë është më mirë të lini trupin të meret me infeksionet vetë pa  e bombarduar me antibiotikë. Ndërkohë ju mund të përdorni disa kompresa të ngrohta për të lehtësuar dhimbjen e veshit.
Metoda 1:Kompresa me kripë
-Të përdorni kripën është mënyra më e lehtë për të bërë një kompresë të ngrohtë.Kripa e mban nxehtësinë të qëndrueshme dhe copa e ngrohtë zbut inflamacionin dhe lehtëson dhimbjen. Të përdorni kripë tavolinë është mirë, por nëse përdorni kripë deti do të keni më shumë benefite. Mineralet e pranishme në kripën e detit kanë veti shëruese.
Hapi 1: Bëni një kompresë të ngrohtë me kripë.
-Ngrohni 3-4 lugë gjelle të kripës së detit në një mikrovalë për rreth 3 minuta.
-Me kujdes vendosni kripën e nxehtë në një peshqir dhe mbështilleni.
-Sigurojeni me një lidhëse.
Hapi 2:
-Testoni temperaturën përpara se të vendosni kompresën e ngrohtë në veshin tuaj për të qenë të sigurt që nuk është shumë e nxehtë.
-Përdoreni këtë kurë 2-3 herë në ditë ose kur ndjeni dhimbje në vesh.
-Vazhdimësia e kurës varet nga se sa i rëndë është infeksioni.

Metoda 3: Përdorni vaj ulliri
Vaji i ullirit mund të sigurojë një lehtësim të dhimbjes së veshëve që vijnë si rrjedhojë e një infeksioni. Nëse formimi i dyllit po shkakton bllokim në tubat eustakianë, vaji i ullirit mund të ndihmojë në pastrimin e kanalit të veshit. Vaji i ngrohtë i ullirit ndihmon në zbutjen e veshëve të inflamuar.
-Trajtim me një hap:Ngrohni vajin e ullirit
-Vendosni pak vaj ulliri në mikrovalë dhe ngroheni.
-Hidhni 2-3 pika vaj ulliri të ngrohtë në cdo vesh cdo 4-5 orë.
-Sigurohuni që vaji është i vakët jo i nxehtë.
-Përsëriteni dy herë në ditë, sidomos para gjumit, për të pasur një gjumë sa më të rehatshëm.

Metoda 4: Përdorni qepën
Ashtu si hudhra, qepa përmban alicinë që është një burim i fuqive të mëdha antibiotike që zotëron. Kjo i bën  shumë beneficial  kundrejt infeksioneve të vogla. Quercetina flavonoide e pranishme në qepë i jep vetivë anti-inflamatore. Ka më shumë quercetinë në qepë se sa në hudhra. Ju mund të hidhni pika të një lëngu të freskët qepe në veshët e infektuar, por të përdorni qëpë të ngrohtë ka benefite të shumta. Nxehtësia ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe janë po aq efektivë sa lëngu i freskët i qepës.
Hapi 1: Ngrohni gjysmën e qepës
-Prisni një qepë në gjysëm.
-Ngroheni në mikrovalë për 30 sekonda.
Hapi 2: Vendosni kompresën e ngrohtë me qepë në veshin tuaj.
-Vendoseni qepën në një peshqir dhe mbështilleni.
-Vendoseni kompresën e ngrohtë me qepë në veshin tuaj, që të mos jetë shumë e nxehtë.
-Mbajeni aty derisa kompresa t ftohet.
-Përsëriteni 3-4 herë në ditë derisa sa simptomat të largohen. Procesi i shërimit varion nga disa ditë në disa javë, në varësi të individit.

Metoda 5: Përdorni uthull
Një kompresë uthulle mund të sigurojë një lehtësim të parehatisë që shkakton një infeksion në vesh. Uthulla ndihmon në “zgjidhjen” e dyllit që shkakton bllokim dhe infeksion në vesh. Probiotikët e pranishëm në uthullën e mollës mund të ndihmojnë në luftimin e infeksionit. Në metodën më poshtë është përdorur uthulla e mollës, por ju mund të përdorni dhe uthull tjetër.
Hapi 1 : Holloni uthullën e mollës, me të njëjtën sasi ujë që është përdorur për të.
-Hidhni pak uthull molle të pafiltruar në një tas.
– Holloni uthullën e mollës, me të njëjtën sasi ujë që është përdorur për të.
-Zhysni një peshqir në përzierjen e përgatitur, dhe shtrydheni për të hequr sasinë e tepërt.
-Vendosni peshqirin e zbutur në secilin vesh për rreth 10 minuta.
-Përsëriteni 2 herë në ditë derisa të hiqet i gjithë infeksioni.
=Këshilla:
-Ju mund të përdorni dhe vaj susami në vend të vajit të ullirit.
-Aplikimi duhet të bëhet në të dy veshët, për shkak se infeksioni mund të përhapet në veshin tjetër.

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!