Si te qendroni te shendetshem dhe ne forme?

Si te qendroni te shendetshem dhe ne forme?

Nuk ka rendesi kush jeni ose ku jetoni, te hani shendetshem dhe te beni vazhdimisht aktivitet fizik jane pikat kyce per nje shendet optimal. Keto aktivitete mund t’ju ndihmoje te mbani nje peshe te shendetshme dhe te parandaloni semundjet kronike.

Si pesha ndikon ne shendetin tuaj?

Nje peshe e shendetshme mund te reduktoje rrezikun per shfaqjen e diabetit, semundjeve te zemres, goditjeve dhe disa lloje kanceri. Kur nje person fiton peshe pergjate kohe, rreziku per keto probleme shendetesore rritet. Ushqyerja e shendetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik jane strategji efektive per te pasur nje peshe te shendetshme dhe nje rrisk sa me te ulet per shfaqjen e semundjeve kronike.

Cfare eshte nje peshe e shendetshme?

Ju mund ta mesoni duke ditur BMI( Indeksin e mases trupore). Indeksi i mases trupore eshte numri qe rezulton nga matja e lidhjes ndermjet peshes dhe gjatesise.

-Nje person me BMI ndermjet 18.5 dhe 24.9 konsiderohet me nje peshe te shendetshme.
-Nje person me BMI ndermjet 25-29.9 konsiderohet mbipeshe.
-Nje person me BMI 30 ose me te larte konsiderohet obeze.

Per te mesuar me shume per BMI-ne tuaj, ju duhet te masni dhe belin tuaj. Kjo nuk do t’ju tregoje nese jeni obez por do t’ju tregoje nese keni yndyre ekstra ne belin tuaj. Yndyra e tepert abdominale mund te demtoje shendetin tuaj. Masa e belit mbi 40 inc per meshkujt dhe 35 inc per femrat tregon qe keni shanse me te larta per t’u prekur nga diabeti, presioni i larte i gjakut, goditjet dhe problemet e tjera. Nese jeni mbipeshe apo obez flisni me mjekun tuaj ose me nje dietologe/nutricioniste.
Ju mund te kontrolloni kalorite duke ngrene dhe pire, si dhe duke bere vazhdimisht aktivitet fizik. Ju mund te humbni peshe duke ndjekur nje plan per nje ushqyerje te shendetshme si dhe nje plan per aktivitet te rregullt fizik.

Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmoje:

-te qendroni ne peshe te shendetshme
-te fitoni me shume energji
-te ulni nivelet e stresit
-te reduktoni rrezikun per shfaqjen e semundjeve te zemres.

Ju dhe aktiviteti fizik:

-Provoni vazhdimisht aktivitete te ndryshme per te pare se cilat pelqeni me shume. Qe ushtrimet fizike te behen pjese e perditshmerise tuaj, duhet te mesoheni me to.
-Qendroni aktive me familjen tuaj. Se paku nje here ne jave, planifikoni nje aktivitet jashte ne natyre si dhe me miqte gjithashtu.
-Perpiquni ta beni aktivitetin fizik nje prioritet. Mund te beni aktivitet fizik ne mengjes, ne dreke, perpara darkes etj. Mjafton te gjeni kohen e duhur.
-Filloni me pak. Ne fillim vendosni nje qellim si prsh 10 minuta ne dite ushtrime fizike, me pas gradualisht rriteni ritmin me periudha me afatgjata. Me shume aktivitet fizik, me pak kohe qe t’i kushtoni teknologjise.

Krahas aktivitetit fizik, te ushqeheni shendetshem eshte mjaft e rendesishme per shendetin tuaj. Ushqyerja e shendetshme mund t’ju ndihmoje:

-te humbni peshe
-te ndiheni me mire
-te parandaloni shtimin ne peshe
Te beni ndryshime ne regjimin ushqimor mund t’ju duket e veshtire madje edhe e pamundur. Frutat, perimet, dritherat e plota, mishrat e bute, bulmeti me pak ose aspak yndyre jane nje pjese e rendesishme e nje diete te balancuar. Filloni me hapa te vegjel per te arritur rezultate te medha.

Te ushqeheni me mire mund t’ju kurseje kohe dhe para
-Kurseni kohe duke blere ushqime qe jane te thjeshta per t’u pergatitur.
-Zgjidhni fruta dhe perime organike, sidomos ato qe jane te sezonit.
-Mund te zgjidhni receta te thjeshta por me perberes te fresket dhe organike
-Zgjidhni ushqime te pasura me nutriente

Masa e porcioneve
Nje pjese e rendesishme e ushqyerjes se shendetshme eshte aftesia per te dalluar ndryshimin nga masa e nje “porcioni” dhe masa e “sherbyer”. Nje porcion eshte sasia e ushqimit qe ju zgjidhni te hani njekohesisht. Masa e sherbyer eshte sasia e ushqimit, e listuar ne etikete.

Te arrini qellimet tuaja
Te qenit me aktiv dhe te hani me mire, eshte e rendesishme per te vendosur qellime te cilat mund t’i arrini ne te ardhmen. Do keni momente qe do te lodheni tejmase por mendoni per benefitet e panumerta qe trupi juaj po merr.Disa nga pengesat e mundshme mund te jene: mungesa e kohes dhe humbja e interesit.
-Kerkojini miqve apo familjarve tju shoqerojne per nje ecje, shetitje me biciklete ose aktivitete te tjera.
-Mundohuni te gjeni kohen e duhur per aktivitet fizik
-Ushtrohuni 10 minuta ne dite, tre here ne jave, derisa te krijoni nje rutine.
Ju mund t’ja dilni!
Te qenit me aktiv dhe te ushqeheni shendetshem jane hapat e duhur drejt nje shendeti optimal.

 

© PROF.DR. ANILA KALLESHI

error: Nuk lejohet kopjimi!