Funksioni nën-aktiv i tiroides është një nga gjendjet më të keq-diagnostikuara në planet. Shumë njerez vuajnë për vite nga simptoma të zakonshme të lidhura me funksionin e varfër të tiroides pa e marrë kurrë ndihmën që ju nevojitet. Qëllimi i këtij artikulli është t’ju ndihmojë të kuptoni shenjat e nje tiroideje nën-aktive keshtu që nuk keni pse të vuani më. Hipotiroidizmi ndikon në femra me shume sesa te meshkujt ku disa raportime tregojnë 5-8 herë më shumë. Raportimet tregojnë që rreth 60% e atyre me probleme të tiroides nuk janë të vetëdijshëm për këtë problem. Më poshtë do të gjeni simptomat kryesore që mund të lidhen me hipotiroidizmin.
1.Shtim në peshë në mënyrë të pashpjegueshme
Shumë njerëz vënë re që ata fillojnë të shtojnë peshë papritur pa bërë ndonjë ndryshim në ushqyerjen e tyre apo nivelet e aktivitetit fizik. Shpesh femra që hanë mirë apo ushtrohen rregullisht, përjetojnë një shtim të papritur peshe. Tiroidja kontrollon ritmin tonë metabolik brenda qelizave. Kur nuk jemi të afte të marrim mjaftueshëm hormone tiroidale brenda qelizave, aktiviteti qelizor ngadalësohet dhe ne djegim më pak kalori dhe ruajmë më shume yndyrë. Kur ne jemi të sëmurë, shpesh nuk kemi oreks dhe nivelet tona të tiroideve bien keshtu qe ne mund të pushojmë e të shërohemi. Në të njëjtën mënyrë, një tiroide nën-aktive ose mos-aftësia për të përdorur hormonet tiroidale në mënyrë efektive është një shenjë që trupi ka nevojë për me shumë pushim që të shërohet. Në shoqërinë tonë, kur ne kemi shtim të papritur në peshë, na thonë që na duhen më shumë pushim. Kjo në fakt e përkeqëson më shumë funksionin e tiroides.
2.Lodhje e vazhdueshme
Nëse po vini re lodhje përgjatë ditës, është shenjë klasike e aktivitetit të ulët tiroidal. Kjo është një shenjë natyrale që kemi nevojë për pushim. Nëse po vini re lodhje kronike, duhet të “dëgjojmë” trupin. Hormoni tiroidal ndikon në aktivitetin qelizor dhe në nivelet e energjisë. Këto janë rrugë delikate ndërmjet gjendrave adrenale, hormoni që kontrollon qendrën në tru dhe gjendrës tiroidale. Kur ne kemi aktivitet të tepërt stresi të prodhuar nga gjendrat adrenale, mund të cojë në nivel te ulët të aktivitetit tiroidal dhe të rezultojë në lodhje kronike.
3.Dëmtime muskujsh dhe lodhje
Shumë individë me një tiroide nën-aktive kanë dhimbje muskujsh në të gjithë trupin. Ato shpesh janë keq-diagnostikuar me fibromialgi ose crregullim të dhimbjes kronike, dhe shpesh kanë parë një reduktim ne nivelet e dhimbjes kur nivelet e hormoneve të tiroides janë balancuar. Literatura mjekësore diskuton që dhimbja kronike është e lidhur me hipotiroidizmin dhe është e pranishme në shumë pjesë të trupit duke përfshirë kycet, këmbët, shpina, qafa, duart dhe shpatullat. Këto raste shpesh përkeqësohen me ekspozimin ndaj të ftohtit dhe shpesh shoqerohen me kriza dhe pickime. Eshtë vlerësuar që 80% e gjendjeve tiroidale janë me natyrë auto-imune. Kur keni një reagim auto-imun ndaj një indi, trupi ynë me me shumë gjasa ka një autoimunitet të zhvilluar ndaj indeve shtesë.
4.Probleme me menstruacionet dhe me riprodhimin
Femrat të cilat kanë probleme me menstruacionet duhet të konsiderojnë hipotiroidizmin si shkak. Një tiroide nën-aktive lidhet me 3 probleme madhore të menstruacioneve:
-Menstruacionet e hershme
Kjo përfshin vajzat që periodat i kanë përpara moshes 10 vjecare.
-Perioda të rënda
Kjo quhet “menorhagia” dhe përfshin femra ose vajza të reja që kanë perioda më të rënda se zakonisht.
-Të shpeshta ose më të gjata se periodat normale
Shumë femra me probleme hipotiroidale do të verejne një shkurtim te ciklit ose peridat do të zgjasin më shume se normalisht. Kur tiroidja nuk po funksionon si duhet, trupi beson që mjedisi i jashtëm nuk është i sigurtë për të pasur fëmijë.
5.Lëkurë të thatë dhe flokë të brishtë
Hormoni i tiroides është i rëndësishëm për prodhimin e sebumit në gjëndrat dhjamore të lëkurës. Sebumi është vaji që siguron lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Me prodhimin joadekuat të sebumit, shpesh lëkura bëhet e thatë dhe plot zbokth. Lëkura mund të bëhet shumë e ftohtë, e thatë dhe e zbehtë me hipotiroidizëm. Rënia e flokëve mund të jetë mjaft e përhapur duke përfshirë të gjithë kokën dhe jo vetëm disa zona të veçanta. Në shumë raste kjo ndodh për shkak të një sulmi autoimunitar kundrejt folikulave të flokëve. Meqenëse 80% e problemeve tiroidale janë me natyrë autoimune, ky është një mekanizëm i zakonshëm. Përveç kësaj, hormoni i tiroides është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e folikulave të flokëve dhe pa hormonin adekuat të tiroides, flokët mund të bëhen shumë të thatë dhe të brishtë.
6. Nivele të larta të kolesterolit
Një nga arsyet më të mëdha për nivelet e larta të kolesterolit LDL ka të bëjë me prodhimin e ulët të hormoneve tiroidale. Për fat të keq, shumica e mjekëve drejtojnë një panel të thjeshtë të lipideve, shohin kolesterolin e lartë dhe e trajtojnë me medikamente statine që kurrë nuk arrijnë në shkakun e vërtetë- tiroidja. Në fakt, medikamentet statine zbrasin CoQ10 në mitokondri, duke shkaktuar përkeqësim të funksionit të tiroides. Hormoni i tiroides është një pikë kyçe në formimin e kolesterolit dhe shprehjes së receptorit LDL. Funksioni i ulët i tiroides çon në shprehjen e dobët të receptorit LDL dhe rritjen e prodhimit të kolesterolit nga trupi. Në thelb trupi nuk e kupton sa LDL prodhon ndërsa receptori nuk e lexon siç duhet. Hormoni i tiroides është i rëndësishëm në prodhimin e biliarit, nga të cilat kolesteroli është një komponent i rëndësishëm. Bila është se si trupi heq qafe LDL-në e tepërt, por në individë me hipotiroidizëm, ata kanë lëvizshmëri të ngadaltë. Komponenti i kolesterolit zakonisht merret dhe eliminohet perms feceve. Kapsllëku është një tjetër shenjë e zakonshme e tiroides së ulët dhe lëvizja e dobët biliare luan një rol. Një studim në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” demostroi që ngritjet në TSH pa një reduktim të T4 mund të shkaktojnë një rritje të kolesterolit LDL.
7. Përqëndrim i dobët dhe memoria
Hormoni i tiroides luan një rol të rëndësishëm në funksionin e trurit. Në fakt, truri është i ngopur me vendet e receptorëve të hormoneve tiroide që luajnë një rol në formimin e neurotransmetuesve kryesorë si dopamina, acetilkolina dhe serotonina. Nivelet e ulëta të dopaminës mund të çojnë në përqendrim të dobët, ndërsa nivelet e ulëta të serotoninës mund të çojnë në depresion dhe pagjumësi. Një nga simptomat klasike të hipotiroidizmit është depresioni. Shumë mjekë do të diagnostikojnë dhe trajtojnë depresionin pa marrë parasysh tiroiden. Të tjerë do të përjetojnë pagjumësi dhe do të trajtohen me ilaçe pa u fokusuar te tiroidja. Gjendet një lidhje e fortë në literaturë ndërmjet tiroides nën-aktive dhe dementias. Hipotiroidizmi shkakton nivele të ulëta të prodhimit të acetilkolinës që çon në harresë dhe shpesh kapsllëk. Korrigjimi i shkakut të balancës jo të rregullt të tiroides duhet të adresohet në të tilla raste.