SI NDIKON USHQYERJA KORREKTE NË INFEKSIONET URINARE

SI NDIKON USHQYERJA KORREKTE NË INFEKSIONET URINARE

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë nga sëmundjet më të zakonshme, që prekin të gjitha moshat, që nga i porsalinduri e deri të personat e moshës së tretë. ITU janë më të shpeshta të femrat sesa te meshkujt, për shkak të karakteristikave anatomike.

Terapia ushqimore në infeksionet urinare ndihmon nē ruajtjen e funksionit të veshkave, kontrollon presionin arterial, eviton shtimin e mikroorganizmave patogjen dhe parandaln bakteremia.

Ndahen në infeksione të rrugëve të sipërme (pielonefriti) dhe infeksione të rrugëve të poshtme. Këtu bëjnë pjesë ato të fshikëzës së urinës (cistite), infeksionet e prostatës te burrat (prostatite), infeksionet e uretrës, kanalit të poshtëm të nxjerrjes së urinës (uretrite

Konsumi i një gote boronicë çdo ditë ul me 60% riskun për infeksion në traktin urinar pasi boronica përmban substancën taninë e cila  kontrollon problemin që shkakton bakterie në fshikëzën e urinës.

– Konsumoni sa më shumë  ujë

– Lëngjet ndihmojnë për të larguar bakteret nga fshikëza.

– Lëngu i boronicës së kuqe ndihmon kundër infeksioneve të fshikëzës. Ky lëng ju ndihmon të pastroni bakteriet nga rrugët urinare

– Probiotikët janë baktere të mira që ndihmojnë në luftimin e baktereve të këqija që shkaktojnë infeksione

– Soda e bukës përdoret nëse keni dhimbje apo djegie gjatë urinimit konsumoni një lugë kafeje sodë buke me ujë.

– Reduktoni përdorimin e ngacmuesve si:kafeina, alkooli, ushqimi pikant, nikotina, pijet me gaz dhe ëmbëlsuesit artificialë te cilat irritojnë fshikëzën e urinës dhe ta bëjnë akoma më të vështirë për ta shëruar.

– Përqendrohuni tek ushqimet e shëndetshme, si karbohidrate me sasi të lartë fibrash dhe yndyrna të shëndetshme si avokado apo vaji i ullirit që ju ndihmojnë për tretjen.

Uthulla e mollës pērdoret si antiobiotik natyral për trajtimin e infeksioneve.

– Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë.

– Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.

– Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.

– Të mos pijë alkool.

– Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

– Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti.

– Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!