Si duhet të ushqehemi shëndetshëm kur jemi në punë?

Si duhet të ushqehemi shëndetshëm kur jemi në punë?

 

VAKTI I MĒNGJESIT

Fillimisht problemi kryesor qëndron tek mos konsumimi i mëngjesit. Disa thonë se preferojnë të flenë më shumë në mëngjes dhe nuk gjejnë kohë të mjaftueshme ta konsumojnë mëngjesin.

Disa të tjerë mendojnë se kur e konsumojnë mëngjesin kanë më shumë uri në vaktin e drekës. Kombinimi i proteinës dhe karbohidrateve është kombinimi i duhur për mëngjes. Rekomandohet të konsumoni qumështin, kosin, tērshërēn, muesli, drithërat, farërat, djathin, vezën, bukën, biskotat, etj.

VAKTI I DREKËS

Nëse në drekë nuk i marrim të gjitha burimet e energjisë aq sa i duhet trupit atëherë në fund të ditës do te ndjejm nevojë për ushqime që përmbajnë yndyrë dhe sheqer. Një sallatë e bollshme dhe kësaj duhet ti shtoni bukë, oriz ose patate për ta arritur sasin e duhur të karbohidrateve për një vakt.

Rreth orës 15:00-16:00 një frut të stinës dhe 2 lugë kos do ti shtojnë energji trupit tuaj dhe do të parandalojnë urinë deri ne vaktin e darkës, natyrisht që do të hani me pak në darkë.

Në mbledhje zakonisht në tavolinë serviren ushqime që përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrë. Në rastet kur në mbledhje konsultohen tema të rëndësishme dhe mbizotëron një atmosferë e tensionuar atëherë konsumimi i këtyre ushqimeve do të dalë jashtë kontrollit tuaj. Ju rekomandoj që në tavolinën e mbledhjes të konsumoni arrat, lajthitë, frutat e thata, etj.

Keni kujdes në konsumimin e ujit, 2-2.5L uj në ditë ju shton përqëndrimin në punë. Çaji, kafeja apo pijet e tjera nuk e marrin vendin e ujit, përkundrazi largojnë ujin nga trupi juaj. Afër çdo servisi të kafesë vendosni edhe një gotë ujë.

Për ta shtuar aktivitetin fizik në vendin e punës përdorni shkallët e jo ashensorin. Për ta kontaktuar kolegun e punës mos e përdorni telefonin por shkoni ne zyrën e kolegut.

Në vendin e punës ditëlindjet zakonisht festohen ne fund të orarit të punës afërsisht në orën 17:00-18:00. Nëse këto lloj festimesh bëhen në mëngjes atëherë trupi do të ketē kohë më tepër për tretjen.

error: Nuk lejohet kopjimi!