Perpara se një femër te vendose të jetë shtatzënë, duhet të konsumojë afersisht 18 mg hekur çdo ditë. Gjatë shtatezanisë kërkesa për konsum te hekurit rritet deri në 27 mg/dita.
Disa femra mund të përjetojnë dhimbje të gjoksit, te vjella ose konstipacion kur ato marrin suplemente hekuri. Me qëllim parandalimin e këtyre problemeve, ato duhet të pijnë këto pilula gjatë vaktit.
Nisni me doza të vogla duke e rritur gradualisht deri në dozën e plotë. Ndryshoni markën nëse jeni e pakënaqur dhe shmangni marrjen e suplementit kur ju shkoni për të fjetur.
Suplementet në formën e acidit folik duhet të jenë 400mcg (mikrogram) dita deri në javën e 12-të të shtatzanisë. Ideale është që femra të ketë qënë duke marrë ato edhe para shtatzanisë.