SHEQERI DHE KANCERI CFARE DUHET TE DINI

SHEQERI DHE KANCERI CFARE DUHET TE DINI

Sheqeri dhe kanceri
Në 1930, laurat i çmimit Nobel në mjekësi, gjermani Otto Warburg,  zbuloi për herë të parë që qelizat e kancerit kanë një metabolizëm ndryshe të energjisë në krahasim me qelizat e shëndetshme. Thelbi i tezës së tij për Nobel ishte që tumori malinj shfaq një rritje në glikolizën anaerobe- një proces ku- glukoza përdoret si burim energjie nga qelizat kancerogjene  me acidin laktik si një nën-produkt anaerobik-krahasuar me indet normale. Sasia e madhe e acidit laktik që prodhohet nga fermentimi i glukozës nga qelizat kancerogjene më pas transportohet në mëlçi. Ky konvertim i glukozës në laktat  gjeneron një pheash më të ulët dhe më shumë acidik në indet kancerogjene si dhe lodhje fizike nga grumbullimi i acidit laktik. Megjithatë, tumoret e mëdha kanë si tendencë të shfaqin një pheash më shumë acidik.

Kjo rrugë jo-efiçiente për metabolizmin e energjisë jep vetëm 2  mole adenozinë trifosfati (ATP) energji për mol/glukozë, krahasuar me 38 mole të ATP-së në oksidimin e plotë aerobik të glukozës. Duke nxjerrë ekstraktin e vetëm 5% (2 /38 mole të ATP-së) të energjisë së disponueshme në rezervat ushqimore dhe ato kalorike, kanceri po “harxhon” energji, dhe pacienti ndihet i lodhur. 
* Fakte interesante:
Peristalsis: Tkurrje muskulare e koordinuar që shërben për të shtyrë ushqimin në traktin GI.

Ky cikël rrit mbetjet që trupi që nxjerr jashtë. Eshtë një arsye pse 40% e pacientëve me kancer vdesin nga kequshqyerja ose nga kaheksia. Megjithatë, terapitë e kancerit duhet të karakterizohen nga rregullimi i niveleve të glukozës në gjak nëpërmjet dietës, suplementeve, solucioneve jo-orale, për pacientët që humbin oreksin, mjekimet, humbje peshe graduale dhe reduktim të stresit.

Përkujdesja profesionale dhe disiplina e rregullt e klientit janë esenciale gjatë procesit të kurimit të kancerit. Nuk është thjesht eliminimi i sheqernave apo karbohidrateve nga dieta, por që të kemi nën kontroll  edhe nivelet e glukozës në  gjak në mënyrë që kanceri të “ngordhë urie” dhe të përforcohet sistemi imunitar.  Indeksi glicemik është një masë me qëllim për të matur efektin që ka një ushqim në nivelet e glukozës në gjak, ku çdo ushqim përcaktohet me një numër. Sa më i ulët numri, aq më i ulët është procesi i tretjes dhe i absorbimit, e cila siguron një përzierje më të shëndetshme dhe më graduale të sheqernave në rrjedhën e gjakut. Për rrjedhojë një shifër më e lartë, tregon që nivelet e glukozës në gjak rriten me shpejtësi, e cila stimulon pankreasin të sekretojë insulinë që nivelet e sheqerit në gjak të bien. Ky fluks i shpejtë i sheqerit në gjak është i pashëndetshëm për shkak të stresit që sjell në trup.

“Sheqer” është një term që përdoret për të identifikuar karbohidratet e thjeshta, të cilat përfshijnë monosakaridet si fruktoza, glukoza dhe galaktoza; dhe disakaridet si maltoza dhe sukroza (sheqeri i bardhë i tavolinës). Mendoni që këto sheqerna janë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Kur fruktoza është monosakaridi i parë që godet murin, indeksi glicemik e regjistron si të shëndetshme, meqë ky sheqer i thjeshtë absorbohet ngadalë në zorrë, e më pas konvertohet në glukozë në mëlçi. Kjo bëhet “ për shkak të ushqimeve që kërkojnë kohë për t’u tretur”, të cilat ofrojnë një rritje dhe rënie më graduale në nivelet e glukozës në gjak. Nëse glukoza është monosakaridi primar që godet murin, indeksi glicemik do të jetë më i lartë dhe më pak i shëndetshëm për individin. Ndërkohë që muri goditet e thyhet, glukoza pompohet përgjatë murit të zorrëve, drejt e në rrjedhën e gjakut, duke rritur me shpejtësi nivelet e glukozës në gjak. Me pak fjalë, gjendet një “dritare efiçiente”për glukozën në gjak: nivelet e ulëta e bëjnë individin që të ndihet letargjik dhe mund të krijojë hipoglicemi klinike; nivelet shumë të larta fillojnë të shfaqin probleme me diabetin.

Me pak fjalë, dietat e sotshme që përmbajnë shumë sheqer sjellin efekte anësore të pashëndetshme për sa kohë që nivelet e sheqerit në gjak janë të paqëndrueshme. Glukoza e tepërt në gjak mund të nxisë rritjen e tepërt të majasë, sëmundje zemre dhe shumë sëmundje të tjera.

Të kuptojmë dhe të përdorim indeksin glicemik është një aspekt i rëndësishëm i modifikimit të një diete për pacientët me kancer. Megjithatë, ekzistojnë prova që sheqernat mund të ushqejnë kancerin më shumë sesa niseshteja (bëhet fjalë për zinxhir të gjatë me sheqerna të thjeshta),  duke e bërë indeksin paksa të paqëndrueshëm. Një studim që përfshiu minj të cilët ushqeheshin me dieta që përmbanin kalori të barabarta nga sheqernat dhe niseshteja, prsh, u zbulua që kafshët që ushqeheshin me një dietë të pasur me sheqerna zhvillonin më shumë raste të kancerit të gjoksit.
Indeksi glicemik është mjaft i rëndësishëm për të orientuar një pacient drejt një jetese më të shëndetshme por nuk është kaq e thjeshtë. Duke përdorur vetëm indeksin glicemik, dikush mund të mendojë një një kupë me sheqer të bardhë është më e shëndetshme sesa një patate e pjekur. Kjo sepse shkalla e përcaktimit të indeksit glicemik për një ushqim me sheqer mund të jetë më e ulët sesa shkalla e përcaktimit për një ushqim me niseshte. Eshtë më e sigurt të rekomandoni më pak fruta, më shumë perime dhe pak fare sheqerna të rafinuara në dietat e personave të diagnostikuar me kancer.  (Për të mësuar më shumë rreth indeksit glicemik, vizitoni www.glycemicindex.com)

Një studim 4-vjeçar i zhvilluar nga “The National Institute of Public Health and Enviromental Protection” në Hollandë, krahasoi 111 trakte biliare të pacientëve me kancer me 480 kontrolle. Rrisqet e kancerit lidheshin me konsumimin e sheqernave, burime të pavarura energjie, të dyfishuara për pacientët me kancer. Për më tej, një studim epidemilogjik në 21 shtete moderne ( Europë, Amerika veriore, Japoni e të tjerë), zbuloi që konsumimi i sheqerit është një faktor i fortë rrisku që kontribuon në ritme më të larta të kancerit në gjoks, sidomos te femrat në moshën e tretë.

error: Nuk lejohet kopjimi!