Shenjat e dhjamosjes – Simptomat

Shenjat e dhjamosjes – Simptomat

Shkeputur nga “ Si te dobesohemi” Anila Kalleshi
· Vështirësi në frymëmarje – pa patur sëmundje pulmonare apo kardiake (në rastet kur kryen lëvizje paksa të shpejta, apo ulje e ngjitje nëpër shkallë). Kjo ndodh për shkak të lidhjes të mekanizmave ( mbipeshë ) dhe metabolik ( shtohet nevoja për oksigjen dhe nxjerrja jashtë e dioksidit të karbonit, si rezultat i metabolizmit të rritur .
· Prishja e gjumit ”Sindroma e apneas ose Sindroma Pickwick ”. Personi i dhjamosur fle gjatë ditës në pozicion ulur, duke drejtuar makinën ose në zyrë në karrige. Ka dhimbje mesi, gjunjësh që janë si rezultat i mbipeshës, shqetësime të tretjes, si rezultat i rritjes së presionit intraabdominal tek mbipeshat . Urinimi i pavullnetshëm shoqërohet sidomos gjatë kohës kur personi kollitet. Shpeshtësia e urinimit rritet më shumë me rritjen e peshës , dhe arrin 60 % tek gratë me BMI > 33.0
· Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë kjo ndodh si rezultat i rritjes së metabolizmit sidomos në palat e lëkurës .
· Shpesh herë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjëndje depresioni .
error: Nuk lejohet kopjimi!