Sa të kujdesshëm jemi per aktivitetin fizik dhe shendetin tonë.

Sa të kujdesshëm jemi per aktivitetin fizik dhe shendetin tonë.

1. Sa kujdesen shqiptaret per aktivitetin fizik si dhe per shendetin e tyre.

Në këtë periudhë mendoj se shqiptarët kanë filluar tê ndërgjegjësohen lidhur me mënyrën se si ato ushqehen si dhe me aktivitetin fizik. Tashmë besoj se çdokush e ka kuptuar që të gjitha sëmundjet kronike bazën e tyre e kanë në ushqyerjen jo korrekte dhe në jetën sedentare. Para viteve 90 njerëzit ishin nē lēvizje të vazhdueshme dhe në një pamjaftueshmëri të theksuar ushqimesh. Ato pak ushqime që mund t’i gjeje në fakt kishin vulën e cilësisē BIO. Me ndryshimin ë sistemeve, shqiptarët u ekspozuan me një larmishmëri produktesh, filluan të binin në gabime duke konsumuar sasira të konsiderueshme të produkteve të cilat më parë i konsumonin shumë pak ( flas këtu per misherar dhe djatherat, dhe jo vetêm). Këtij gabimi iu shtua mënyra e prodhimit apo e rritjes të këtyre produkteve ( hormone, pesticide, ngjyroses, konservantê, sheqerera dhe kripera në sasira te konsiderueshme. Duke mos mjaftuar kjo ndertimet e reja u pajisën me ashensorê, telefonat celularê, po gjithashtu transporti ishin elemente te tjera te cilet bene që njerëzit të konsumonin ushqim pa kontroll dhe kthim në nje jetë sedentare. Njerezit shumë shpejt filluan të perballeshin me sëmundje kronike: diabet, hipertension, kolesterol, mbipeshë dhe obezitet, kancere të ndryshme. Si rrjedhojë ndërgjegjësimi ishte një domosdoshmëri.

2. Cilat jane ushqimet qe ndihmojme te humbim peshe.

Vezët përmbajnë 9 aminoacide që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Konsumoni sa më tepër vezë pasi proteina e tyre është lehtësisht e përthithshme dhe kanë shumë pak kalori. Përveç faktit që është proteinë solide dhe ka kalori të pakta, nga studimet që janë bërë, personat që konsumonin vezë në mëngjes ndiheshin më të ngopur për një kohë më të gjatë dhe humbën dy herë më tepër peshë, se sa personat, të cilët në mëngjes konsumonin të njëjtën sasi kalorike, por I referoheshin ëmbëlsirave.

Probiotikêt
Zgjedhja e probiotikëve për humbje peshe po bëhet gjithnjë e më popullore. Probiotikët janë mikroorganizma që gjenden në shumë ushqime të ndryshme, po ashtu edhe në zorrën tonë. Trupi luan rolin e bujtesit të mijëra mikrobeve të ndryshëm, të cilët formojnë mjedisin e mikroflorës në stomakun tonë. Pjesa më e madhe e baktereve në zorrën tonë është e dobishme, duke na ndihmuar të tretet ushqimi dhe të mbrohemi nga patogjenët e zorrëve. Megjithatë, faktorë si : një dietë të varfër, një sistem imunitar i dobët, infeksionet virale apo bakteriale, apo parazitët në traktin digjestiv mund të shkatërrojnë balancën e mikroflorës. Prandaj ngrënia e probiotikëve është kritike sepse mund të ribalancojë stomakun tuaj. Disa nga përfitimet më të mira të përdorimit të probiotikëve për humbjen e peshës përfshijnë rritjen e efikasitetit të tretjes, parandalimin e depozitimit të yndyrës, shtypjen e oreksit, minimizimin e absorbimit të kalorive, reduktimin e inflamacionit, mbrojtjen e zemrës, lehtësimin e stresit dhe ankthit dhe eliminimin e yndyrës së barkut. Shumë studime kanë treguar se prania e disa probiotikëve mund të zvogëlojë thithjen e kalorive nga trupi, pa kompromentuar marrjen e lëndëve ushqyese . Kur kombinohet me aktivitet fizik kjo mund të çojë në humbje të shpejtë të peshës.

Drithërat integrale

Ēshtë mjaft e këshillueshme të fillosh mëngjesin me drithëra, siç janë tërshëra dhe mbas tre orësh të bësh aktivitet fizik, mund të ndihmojë në djegie të dhjamit.  Kjo shpjegon se nëse hani karbohidrate të rafinuara, si përshembull tostë me bukë të bardhë, rritet insulina, pra sheqeri në gjak. Kurse karbohidratet si tërshëra nuk i rrisin këto nivele në shkallë të lartë. Insulina luan rol të rëndësishëm përsa i përket dhjamit në trup. Të keni nivele të ulta të insulinës mund të çojë në djegie të masës dhjamore.

Luleshtrydhet

Përmbajnë shumë fibra dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për të humbur peshë. Një filxhan luleshtrydhe ka rreth 3 gramë fibra dhe një dozë të konsiderueshme të vitaminës C që duhet gjatë ditës. Gjithashtu, është një antioksidant që na ndihmon të mbajmë lëkurën të shëndetshme.

Kërpudhat mund të kenë “shije prej mishi”, por kanë një sasi shumë të vogël të kalorive dhe yndyrave që mund të ketë mishi i kuq. Ka shumë raste kur njerëzit që hanë ushqime me bazë kërpudhash, janë po aq të kënaqur sa kur ata hanë pjata me bazë mishi. Por vlen për t’u theksuar se në rastet kur konsumoni kërpudha, nuk do të ndiheni në faj për kaloritë e marra.

Sallata jeshile/ perimet jeshile

Janë të pasura me fibra dhe ujë dhe na ndihmojnë nga kaloritë e larta. Nuk jeni një tifoz i sallatrave? Atëherë supa me perime jeshile ka po të njëjtin rezultat (njerëzit që e fillojnë drekën me një supë perimesh përfundojnë duke ngrënë 20% më pak sesa ata që nuk ndjekin këtë zakon).

3. Cilat jane metodat qe ju ne kliniken tuaj ofroni per tu dobesuar.

Shërbimet që ofrohen tek “Anila Kalleshi’s Center” janë dobësim i përgjithshëm dhe lokal, rimodelim i trupit, detoksikim, tonifikim, drenim, trajtim anticelulit. Trajtimi konsiston në paketa prej 10 seancash ku një seancë zgjat 3 orë. Seancat bëhen çdo ditë, dhe trajtimi është intensiv. .Në një seancë realizohen pesë proçese: dobësim, modelim, drenim, tonifikim dhe detoksikim.Në çdo seancë klienti humbet 1-1.5 kg.Natyrisht kjo nuk është një peshë reale dhe në 10 seanca të plota arrin të ruajë si peshë të humbur 6-7 kg.

Trajtimi nuk ka efekte anësore. Nuk u këshillohet grave shtatëzëna, fëmijëve në zhvillim,personave qëjanë me dializë, personave qe kane varice, qe kane bere nderhyrje kirurgjikale ne sistemin kardiovaskular dhe atyre që vuajnë nga epilepsia.Trajtimi përmirëson dukshëm dhe pamjen e celulitit deri në zbehjen e plotë.

Aparaturat që përdoren janë vibrosauna,magic line,space tunel, vakum, sauna, ultratinguj, infrared dhe eletrostimulator..Bëhet një analizë trupore ku merren të gjithë parametrat trupore si : indeksi i masës trupore, masa dhjamore, masa skeletore, masa hidrike, masa muskulore dhe metabolizmi dhe në sajë të këtyre treguesve bëhet një rregjim ushqimor i personalizuar i cili konsiston në marrjen e 5 vakteve por në reduktimin e sasive kalorike ushqimore.

GRAVITY SLIM keshillohet qe duan te humbasin rreth 6 kg dhe qe duan me shume te ngushtojne perimetrin, te permiresojne format e tyre trupore.

Gravityslim teknologjia më e re e dobësimit vjen për herë të parë në Shqipëri tek Anila Kalleshi’s Center. Gravity slim është “shetitja e shendetshme” në shtimin e gravitetit që falë fuqisë të rrezeve infrared shton në mënyrë delikate të temperaturës trupore duke stimuluar metabolizmin dhe duke shpërndarë aktivitetin fizik në të gjitha zonat që trupi ka nevojë dhe që janë mjaft të vështira për t’u dobësuar me teknikat tradicionale të dobësimit.

Me GravitySlim humbja e peshës është mjaft e shpejtë, përmirësohet qarkullimi i gjakut, trupi tonifikohet dhe përmirësohet elasticiteti i lëkurës.

Dobësohu dhe tonifikohu duke shtuar gravitetin. Në 25 minuta digjni 800 kalori.
Seancat bëhen 3 herë në javë nga 25 minuta. Ekzistojnë 3 programe individuale.
GravitySlim lind për t’i dhënë një përgjigje konkrete nevojave të mirëqënies në shoqërinë moderne. Kjo teknologji e mbështetur dhe nga korigjimi i gabimeve në mënyrën e të ushqyerit, na lejon që të arrijmë peshën e duhur në kohë të shkurtër pa humbur masën muskulare, duke korigjuar inestetizmin siç është: celuliti, dhjami i lokalizuar, ipotonia, mbajtja e lengjeve apo ritensioni hidrik, por dhe për të mbajtur trupin në një formë fizike perfekte. Metoda është konceptuar për të reaguar në mënyrë natyrale, pa sforcime të mëdha fizike apo dieta drastike, por vetëm duke modifikuar disa zakone ushqimore të gabuara dhe ecje e kombinuar me prezencën e infraredit në mungesë të gravitetit.
Objektivi është për të ofruar një zgjidhje unike, lehtësisht të arritshme nga çdokush, ku trajtimet janë të personalizuara në bazë të strukturës fizike, moshës dhe peshës, duke respektuar nevojat reale bio-psikofizike të individit.
Protokolli standart i GravitySlim
Protokolli detoksikues -drenues
Protokolli dobësues 5% i peshës totale
Protokolli dobësues 5-10 kg
Protokolli anticelulit
Protokolli i ritensionit hidrik ose i mbajtjes së lëngjeve
Protokolli tonifikues
Protokolli i mbajtjes së formës trupore

Metoda Gravitacione Gravity Slim?
Metoda “GravitiSlim” doli si rezultat i kërkesave për një jetë më të shëndetshme në kohët moderne.
Kjo metodë është menduar për t’u realizuar në mënyrë natyrale, pa e tepruar me dietat ekstreme, thjesht duke modifikuar mënyrën e të ushqyerit përkrah përdorimit të infrave të kuqeve në mungesë të gravitetit.

Si funksionon Gravity Slim?

GRAVITY SLIM është një teknologji unike, e cila simulohet nën efektin e rritjes së gravitetit si dhe llampave me ngjyrë të kuqe infraredi. Këto dy efekte krijojnë një rritje të temperaturës së trupit dhe normës metabolike në 17%. Kjo sjell uljen në peshë në mënyrë efektive dhe të shpejtë.

Si funksionon Gravity Slim?

Parimi i funksionimit është i thjeshtë dhe logjik. Ushtrimet bëjnë që 70% e masës trupore të ngjitet në pjesën e sipërme duke ndikuar në uljen e masës trupore në pjesën e poshtme. Forca gravitacionale ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek kofshët, ijet dhe të pasmet.

Benefitet e tjera nga Gravity Slim?

1. Jo thjesht peshë e humbur, lëkurë e bukur gjithashtu.

Kjo lloj metode jo vetëm ndikon në dobësimin në kohë të shkurtër, por dhe përmisimin e elasticitetit të lëkurës dhe formave muskulore.

2. Ushtrime “xhentile”, rezultate të mahnitshme

Gravity Slim i ngjan një ecje të lehtë pa stres, pa dhimbje dhe rënie efikase.

3. Modele stervitje të përshtatshme për të gjithë.

Duke punuar me ekspertë të ndryshëm kemi gjetur disa lloj tipesh të cilët përfitojnë nga kjo metodë dobësimi, por është 99% e aplikueshme në çdo model.

4. Mund të punosh më gjatë dhe pasi ke ndaluar.

Rritja e temperaturës së trupit me këtë metodë jo vetëm që shkakton uljen në peshë, por dhe tonifikimin e trupit, pa proçese të tjera. Mjafton të thahesh pas 2 orëve ushtrime me peshqirë.

800 kalori te humbura në një seancë .

• Llogaritja bazohet në një person që peshon 90 kg
• Drita infra e kuqe në 40°
• Graviteti në 15 kg
• Shpejtësia e ecjes 6 km/h
Në 10 – 12 seanca arrihen gjashtë qëllime në lidhje me shëndetin dhe bukurinë trupore:

1. Reduktimi i celululitit dhe zonave yndyrore
2. Përmirësimi qarkullimit
3. Lëkurë më e butë
4. Përmiresimi i qarkullimit të gjakut dhe sistemeve limfatike
5. Reduktimi i shfaqjes së variçeve
6. Eleminimi i toksinave të akumuluara

4. Cila eshte menyra me e shendetshme per te humbur peshë.

Një stil jetese i shëndetshëm është alternativa më e mirë. I referohem këtu Doktorit të mirënjohur amerikan Dean Ornish I cili thotë: Eat well, move more, stress less, love more , pra ushqehu shëndetshëm, lëviz më shumë, stresohu më pak, duaj më shumë.

Konsumoni porcione më të vogla

Ju vetëm duhet të hani më pak. Të ngrënit më pak nuk ju merr kohë dhe do t’ju kushtojë më pak para”. Shumica e njerëzve duhet të konsumojnë midis 1.200 dhe 1.500 kalori në ditë, nëse ata duan të heqin kilet në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Për fat të keq duhen lënë mënjanë ëmbëlsirat.

Mos anashkaloni asnjë vakt

Kjo mund të duket kontradiktore pasi këshilla për të ngrënë më pak është e përgjithshme. Edhe njerëzit të cilët nuk kanë shumë kohë në dispozicion, kanë nevojë për kalori gjatë gjithë ditës. Më shumë se katër ose pesë orë pa ushqim mund të ngadalësojë metabolizmin, të ndikojë në hormone dhe nivelet e insulinës, dhe të kontribuojnë për zgjedhje jo të shëndetshme të ushqimit kur ulen për të ngrënë. Gjëja kryesore, është të ushqeheni me të tre vaktet e shëndetshme dhe nëse ka mundësi, pesë vakte në porcione të limituara.

Lëvizni sa më shumë

Supozojmë se nuk keni mjaftueshëm kohë apo vullnet për të shkuar në palestër dhe të ushtroheni aty përreth 150 minuta. Kjo nuk do të thotë që ju të bëni një jetë sedentare. Të gjithë kemi 10 minuta kohë, gjysmë ore mbas ushqimit, për të bërë disa ushtrime në kushte shtëpie. Ushtroni disa ulje-ngritje të lehta për 10 minuta, sa herë që gjeni kohë të lirë. Zgjohuni më herët dhe shkoni me këmbë në punë. Ecja është një mënyrë shumë e mirë për t’ju dhënë energji dhe për të vënë në lëvizje muskujt tuaj.

Mos u ulni, nëse mund të qëndroni këmbë

A nuk e keni dëgjuar më parë se një jetë sedentare përkeqëson zemrën tuaj, trurin tuaj dhe po, edhe belin tuaj. Kur ju keni mundësi të qëndroni në këmbë atëherë, përse nuk e praktikoni? Të ecurit dhe të qëndruarit në këmbë ju ndihmon të digjni më tepër kalori. “Ndoshta nuk do të dobësoheni duke qëndruar në këmbë, por të paktën nuk do të shtoni në peshë dukë qëndruar ulur. Të qëndroni në këmbë kur jeni në punë, sigurisht që nuk është një zgjidhje, aq më tepër kur ju punoni para një kompjuteri. Qëndroni në këmbë sa herë që keni mundësi dhe mos u rehatoni kur flisni në telefon me familjarët tuaj, ose kur jeni në urban.

Sigurohuni të bëni gjumë mjaftueshëm

Kur ju duket sikur dita ka pak orë dhe nuk keni kohë mjaftueshëm, ideja se mund të qëndroni zgjuar deri vonë apo të zgjoheni shpejt në mëngjes për ta patur ditën para, ju duket joshëse. Nëse dëshironi të humbni peshë, atwherw hani më pak dhe ecni më shumë, por sigurohuni që të keni fjetur aq sa duhet, as më shumë as më pak. Nëse keni fjetur mw pak, nuk do të keni forca të ushtroheni sa duhet dhe do të ndiheni të lodhur gjithë ditën, gjithashtu do të konsumoni më tepër ushqime me sheqer dhe yndyrna për të qëndruar zgjuar, gjë e cila do të bëjë kërdinë me belin tuaj.

Shpenzojeni fundjavën tuaj me mençuri

Edhe nëse gjatë javës i keni ditët e ngarkuara, zakonisht e shtuna dhe e diela janë pushim. Shpenzojini këto pushime për të bërë pazar duke shëtitur nëpër dyqane apo për të gatuar një drekë të shëndetshme me të gjithë vlerat ushqyese për trupin tuaj. Gjithashtu ju mund të blini të gjithë ushqimet për javën në vijim në mënyrë që të hani shëndetshëm. Fundjava shërben për të rikuperuar veten nga lodhja e javës dhe kequshqyerja. Për vetë faktin se keni më tepër kohë në dispozicion, përpiquni që të ushtroheni disa minuta më tepër, kështu gjatë javës, nuk do të keni nevojë të tepërt për t’i bërë këto ushtrime.

Jini aktiv me miqtë dhe familjen tuaj

Zakonisht fundjava perceptohet si kohë për ta shpenzuar me familjen dhe shoqërinë. Atëherë përse të rrini në një kafene apo të konsumoni ato muhabetet e stërzgjatura ulur në mënyrë pasive? Nuk mund të dilni shëtitje me miqtë apo familjen tuaj? Nuk mund të organizoni një fundjavë në mal? Nuk mund të luani më fëmijët tuaj? Nuk mund të shkoni në pishina apo plazh për të notuar me miqtë tuaj? Trupi juaj do t’ju falenderojë, gjithashtu familja dhe miqtë.
Kaloni në një stërvitje me intensitet të lartë
Stërvitja e mirë për humbjen e yndyrave nuk kërkon orë pas ore palestër. Në fakt, studimet e shumta tregojnë se një 20 minuta me intensitet të lartë stërvitje mund të djegë shumë kalori. Provoni biçikletën ose çdo lloj pajisje kardiovuskulare. Lëvizni me një ritëm të moderuar për 5 deri 10 minuta. Pushoni 30 sekonda, pastaj kaloni në një ritëm më të lehtë për 45 sekonda. Përsëriteni këtë proces disa herë dhe do të shihni ndryshimin vetëm për pak kohë.

Formoni një minipalestër në shtëpi

Nëse keni mundësi të blini një biçikletë palestre, aq më mirë. Por nëse ju nuk e keni këtë mundësi, nuk keni kohë mjaftueshëm pasi e shpenzoni duke ndërruar pelenat ë fëmijëve tuaj, atëherë zgjidhja më e mirë është të improvizoni. Një tapet palestre, disa pesha apo shishe të mbushura me ujë nuk ju kushtojnë asgjë. Dilni para pasqyrës dhe shikoni në internet sesi praktikohet joga. Tani jeni gati të hidhni poshtë disa kilogramë dhe të tonifikoni trupin tuaj në kushte shtëpie dhe pa kosto.

Përdorni zgjidhje nga celularët

Shumica prej nesh përtojnë të llogarisin sesa kalori hanë apo sesa hapa bëjnë në ditë. Në palestër, makineritë e llogarisin vetë sesa kilometra kemi vrapuar apo sesa kalori kemi djegur. Zgjidhja jonë për ju është të instaloni në smartfonin tuaj aplikacione të cilat na tregojnë në përgjithësi sesa kalori përmban çdo përbërës në ushqimet që ne konsumojmë, aplikacione që ka tregojnë sesa hapa kemi ecur dhe sa kalori kemi djegur. Kjo është një zgjidhje e zgjuar dhe shumicës së atyre qe i përdorin këto aplikacione ju ka rezultuar pozitive.

Përdorni rrjetet sociale në shērbim të shëndetit tuaj

Kohën që ju e kaloni në Facebook, Instagram, Twitter apo Youtube, shpenzojeni duke marrë pjesë në grupet të cilat japin këshilla për rënien nga pesha.

Konsumoni më shumë fibra

Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të rënë nga pesha pa e torturuar stomakun tuaj dhe që kërkon zero kohë për të shpenzuar. Shtoni në dietën tuaj 30 gram fibra në ditë (jo shtesa apo tableta). Sipas një studimi, personat të cilët i kanë qëndruar rigorozë kësaj këshille, kanë mundur të humbin më tepër kilogramë sesa ata të cilët kane ndjekur dieta të forta dobësimi. Ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër si: fasulet, drithërat, frutat dhe perimet ju jep ndjesinë e ngopjes dhe do të mbushë stomakun tuaj dukë mos i lënë vend ushqimeve jo të shëndetshme të hyjnë në të.

Përpiquni t’a largoni stresin

Stresi është armiku numër një për të shkatërruar belin tuaj. “Për t’u dobësuar, duhet të mbështeteni në tre pika: kontrolli i ushqimit, lëvizja dhe kontrolli mbi stresin. Stresi ndikon së tepërmi në sasinë e ushqimit që në hamë dhe në sasinë e kalorive që trupi jonë djeg, por njerëzit e nënvlerësojnë këtë fakt. Luftimi i stresit është i barabartë më luftimin e kileve të tepërta.

Zbuloni prioritetet tuaja
Analizoni se çfarë në të vërtetë po harxhon kohën tuaj më me vlerë. Ndoshta gjatë ditës ju shpenzoni kohë për gjëra me më pak vlerë sesa kujdesi për shëndetin tuaj. Zakonisht njerëzit gjejnë kohë për të shkuar te mjeku kur kanë dhimbje, apo te estetisti kur duan të lyejnë flokët apo diçka tjetër. Por anashkalojnë të shkuarit në palestër apo të ushqyerin mirë pasi janë më pak urgjente në dukje. Por ndaluni dhe mendoni se askush nuk do t’ju shohë nga flokët e lyera bukur nëse dhjami ka mbuluar muskujt tuaj dhe lodhja e mbipeshës ju bën pasivë në çdo aspekt të jetës

INTERVISTE PER KONFIDENT.AL

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!