Ne kalojmë përafërsisht një të tretën e jetës në gjumë. Dhe për të qënë të shëndetshëm krahas ushqimit, ujit, oksigjenit apo qetësisë një njëri ka nevoj edhe për një sasi të konsideruar gjumi.
Por kohët e fundit për shkak të faktorëve të ndryshëm si fëmijët, adoleshnetët, prindërit dhe të moshuarit po neglizhojnë në respektimin e orëve të gjumit, duke rrezikuar në këtë formë shëndetin në përgjithësi.
E pikërisht për këtë arsye National Sleep Faundation në USA në saj të rishikimit të databazave të mëparshme si dhe duke konsideruar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë, ka publikuar sërish rekomandimet për orët e gjumit për cdo grup moshë.
Paneli i ekspertëve rekomandon:
Të porsalindurit (0-3 muajsh) duhet të flenë mesatarisht 14-17 orë në ditë- më parë ky përcaktim ishte 12-18 orë.
Foshnjet (4-11 muajsh) duhet të flenë mesatarisht 12-15 orë në ditë- më parë ky përcaktim ishte 14-15 orë.
Të vegjëlit (1-2 vjec) duhet të flenë mesatarisht 11-14 orë në ditë- më parë ky përcaktim ishte 12-14 orë.
Parashkollorët (3-5 vjec) duhet të flenë mesatarisht 10-13 orë në ditë- më parë ky përcakim ishte 11 -13 orë.
Nxënësit (6-13 vjec) duhet të flenë mesatarisht 9-11 orë në ditë,- më parë ky përcaktim ishtë 10-11 orë në ditë.
Adoleshentët (14-17 vjec) duhet të flenë mesatarisht 8-10 orë në ditë – më parë ky përcaktim ishte 10-11 orë.
Adultët e rinj (18-25 vjec) duhet të flenë mesatarisht 7-9 orë në ditë (kjo është një kategori e re grupimi pasi në kategorizimin e mëparshëm nuk përfshihej)
Adultët (26-64 vjec), për këtë kategori rekomandimi nuk ka ndryshuar. Një adult duhet të flejë mesatarisht 7-9 orë në ditë.
Të moshuarit (65+) duhet të flenë mesatarisht 7-8 orë në ditë.