Sa i rëndësishëm është aciditeti i stomakut?

Sa i rëndësishëm është aciditeti i stomakut?

A besoni se mund të keni aciditet të tepërt në stomak? A merrni rregullisht mjekime si antacidet që sjellin një ndjesi djegieje? Nëse po, merrni pakëz kohë për t’u menduar se cili mund të jetë problem. Ju mund të habiteni kur të mësoni se urthi nuk shkaktohet nga aciditeti i tepërt në stomak, por nga mungesa e tij.

Cdo gjë ndodh për një arsye. Mjedisi acidic në stomak performon role të rëndësishme që janë vitale për një shëndet të mirë tretës dhe për mirëqënien. Urthi është një shenjë e mos-balancës së duhur në traktin tretës. Të merrni antacide mund të lehtësojë simptomat në periudhë afatshkurtër por nuk e rregullon plotësisht problemin. Antacidet në fakt mund të kontribuojnë në probleme të tjera shëndetësore.

Për shembull një mjedis acidic në stomakun tuaj dhe në zorrë është rreshti i parë i mbrojtjes kundrejt patogjenëve si candida. Acidi refluks është një rrjedhje nga stomaku e drejt e në ekzofag (tubi ndërmjet stomakut dhe zorrës). Djegia e zemrës është emri për atë ndjesinë djegëse që ju zakonisht përjetoni.

 

 

Dhe GERD është gjendja ku acidi refluks ndodh rregullisht

ose në mënyrë kronike. Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini për urthin, refluksin acid dhe GERD-in është që shkaktohet nga aciditeti i ulët në stomak.

Në këtë rast, mjekimet si antacidet mund të përkeqësojnë gjendjen.

-Nga ku vjen aciditeti në stomak? Aciditeti në stomak nuk vjen vetëm nga një burim. Gjendrat gastrike në stomakun tuaj prodhojnë acid hidroklorik, i cili formohet në pjesët e rëndësishme të acidit në stomak. Ushqimet dhe mjekimet që ju konsumoni kontribuojnë në pheashin e përgjitshëm. A nuk është i dëmshëm gjithë ai acid në vijën e stomakut? Në fakt jo.

-Cili është thelbi i aciditetit në stomak? Acidi në stomak performon disa role të rëndësishme vitale. Ja ku janë disa prej tyre. -Fillon procesin e copëzimit të proteinave në ushqimin tuaj, duke aktivizuar enzimat e pepsinës.

-Ndihmon sistemin imunitar, duke parandaluar rritjen e organizmave patogjenike që mund të keni konsumuar.

-Ul ph-ashin e ushqimit derisa të jetë gati të kalohet në zorrët e vogla. Sic mund ta shihni, acidi i stomakut është një komponent vital i sistemit tretës dhe sistemit tuaj imunitar. Aciditeti i ulët në stomak nuk shkakton thjesht acid refluks apo urth. Gjithashtu kontribuon në shumë sëmundje kronike dhe balanca jo-të rregullta në pjesë të tjera të trupit. Acidi i pamjaftueshëm në stomak mund t’ju parandalojë që të tresni ushqimet si duhen.

Prania e ushqimeve të patretura në zorrë mund të shkaktojë ulcer, të dëmtojë rreshtimin e zorrëve si dhe rritjen e mikroorganizmave të padëshiruar. Nëse gjendja e aciditetit të ulët është serioze, mund të shkaktojë mungesë proteinash. Më pas trupi juaj do të kërkojë për burime të tjera proteinash si sipërfaqja e kyçeve.

Në momentin që kyçet vuajnë, rreziku për shfaqjen e artritit rritet. Në fakt studime të shumta kanë zbuluar që acidi i ulët në stomak lidhet me ata individë që vuajnë nga artritit reumatoid. Së fundmi, mungesa e acidit në stomak mund të ndërhyjë në kalimin e ushqimit nga stomaku në zorrën e vogël. Meqënesë pheashi i pashëndetshëm mund ta ngadalësojë këtë proces, con në tretje të ngadaltë dhe kontribuon në fryrje pas vakteve.

-Cfarë ndodh kur prekeni nga urthi dhe acidi refluks? Besohet që urthi shkaktohet nga acidi i tepërt gastrik në stomak. Teoria vazhdon që kur ka shumë acid, krijon një ndjesi djegëse në ekzofag.

-Si të rregulloni acidin e ulët në stomak Rikthimi në normalitet i aciditetit në zorrët tuaja do të jetë më i lehtë nëse ndiqni një dietë efektive anti-candida. Duke reduktuar ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara, duke eleminuar sheqernat, ju do të filloni të shihni përmirësim në tretjen tuaj.

Brenda disa ditësh, në momentin që filloni dietën, ph-ashi juaj do të jetë në nivele optimale, duke lejuar që rikuperimi të fillojë. Më pas në varësi të moshës apo shëndetit, trupi juaj ka nevojë për pak më shumë mbështetje. Edhe me dietën më të mirë, ne të gjithë humbim acid në stomak ndërsa plakemi.

Ndonjëherë ne duhet thjesht ta zvëndësojmë. Ja pse suplementet si betaine HCL janë të dobishme. Masa të tjera mund të përfshijnë ndryshimin e zakoneve ushqimore nga përtypja e ushqimit e deri në mos të nxitojmë në konsumimin e vakteve. Eliminimi i antacideve është një hap i madh, pasi antacidet mund të përkeqësojnë simptomat tuaja.

Në vend të kësaj përdorni suplemente si betaine HCL, enzima tretëse dhe uthull molle.

error: Nuk lejohet kopjimi!