Deri para pak kohësh dëgjonim shumë të flitej për ujin e kokosit, por tani vendin e tij dhe raftet nëpër dyqane duket se po i zë uji i kaktusit.
Çfarë është uji i kaktusit? Uji i kaktusit del nga fruti i kaktusit, kështu që është i lehtë dhe me pak ingredientë. Është i ulët në kalori (18 kalori për një kupë) dhe përmban 4 gramë karbohidrate, nuk përmban sheqere të shtuara si dhe është i pasur me 159 gr kalium sipas Dana Angelo White, instruktore atletike dhe autore ‘Healthy Instant Pot Cookbook’.
A është i shëndetshëm? Sipas ekspertes, nuk janë studiuar mjaftueshëm vlerat nutricionale të tij, por është e sigurt që ndihmon në hidratimin e trupit tonë dhe përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në zëvendësimin e elektroliteve të humbura nga stërvitja. Në një paketim të tillë me ujë kaktusi gjenden: 10 kalori, 0 gr yndyra, 15 mg sodium, 6 mg kalium, 3 gr karbohidrate, 0 gr fibra, 2 gr sheqeri, 0 gr proteina
Uji i kaktusit është gjithashtu miqësor me dietën Keto sepse nuk përmban sheqerna të shtuara. Kështu që pini sa më shumë ujë kaktusi, por kujdes me zgjedhjet. Sigurohuni të blini ujë të vërtetë kaktusi pasi shumë marka mund të abuzojnë.