Miqtë e mi! Ndodhemi në një situatë “lufte”!
Jemi në luftë me një virus, i cili mund të godasë çdo njërin nga ne, por që ka goditje mjaft të fuqishme tek moshat e treta dhe ata me sistem imunitar më të ulët.
Nuk është për të përhapur panik, është thjesht ndêrgjegjësim. Nga ata që do të lexojnē këtē status mund të këtë shumë jo të moshuar dhe qê nuk e klasifikojnë veten tek ajo kategoria e atyre me propabilitet më të madh për t’u prekur apo atyre me sistem imunitar më të dobët. Por me siguri në familjen apo shoqërinë qê tê rrethon ke pranë dikë që është i tillë dhe që ti nuk dëshiron që ai të sëmuret dhe më keq akoma, ta humbasësh atë për një pakujdesi apo nenglizhencê.
- Ti dhe të gjithë ne duhet të mbrohemi!
- Ti duhet të mbrohesh për veten tënde, pêr familjen tënde, pêr miqtë dhe të afërmit e tu, po në veçanti për ata që mund ta pësojnë më keq!
- Lër mënjanë egoizmin tënd dhe mundohu të rrish sa më larg infektimit nga ky virus I mallkuar! Në këtë mënyrë ti ke bërë detyrën tënde qytetare dhe mbi të gjitha, atë njerëzore!
- Zbato këshillat e mbrojtjes dhe higjienës personale!
- Qëndro i izoluar në shtëpi! Nëse e ke të domosdoshme të dalësh, qëndro në distancë nga personat e tjerë!
- Shmang praninë në grupe të mëdha njerëzish dhe mos ndërvepro fizikisht me ta!
Këshillat e mësipërme duhet t’i zbatojmë me rigorozitet. Truri ynë ka tendencën të kundërshtojë çdo ndryshim që cënon “normalitetin” e përditshmërisë sonë. Është koha të reflektojmë, në këtë moment rradhe nuk duhet ta dëgjojmë trurin tonë! Njerëzit e zakonshëm, në botëkuptimin e tyre, mendojnë se mjekimi është zgjidhja më e mirë për sëmundjet, por gabohen; mjekimi më i mirë është parandalimi! Më mirë të parandalosh sesa të kurosh! Thuajse gjithmonë parandalimi është në dorën tonë!
Mbrojtja ndaj Coronavirus nuk është një luftë që fitohet me ilaçe; kjo është një luftë që luftohet me aftësinë që kemi ne për të parandaluar infektimin këtë virus duke bërê pakt me ndërgjegjen!
Ndërgjegjësimi është hapi kryesor!
Na duhet të logjikojmë dhe të fusim trurin në punë! Sot, truri ynë na shërben më tepër se kurrë më parë!
Nëse truri ynë nuk prodhon mjaftueshëm ndërgjegje, le të dorëzohemi pa kushte përpara këtij virusi “të mallkuar”!
Mbase do të ishte më e shëndetshme të jetonim për ca kohë duke besuar verbërisht në ndërgjegjen dhe dijen e trurit të tjetërkujt!
MASAT MBROJTËSE
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
- Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me shami, me mëngë ose parakrah gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Hidhini shamitë e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
- Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
- Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
- Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
- Personat të cilët kanë qenë në zonat e prekura brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
- Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Të jesh kundër masave restriktive për lëvizjen e qytetarëve sot, është të jesh i papergjegjshem dhe “vrasës” i vetes dhe atyre që të rrethojnë dhe jo vetëm ?.
© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE