Parazitët

Parazitët

 

Akumulimi në muret e zorrës së trashë bëhet “toka e gërryerjes” perfekte për parazitët. Një parazit definohet si “një organizëm që rritet, ushqehet dhe shumohet në ose në një organizëm të ndryshëm ndërkohë që nuk sjell asnjë dobi për shëndetin e “mikpritësit”.

Studimet e fundit mjekësore kanë treguar që rreth 85% e popullsisë së Amerikës së Veriut është e infektuar me të paktën një formë paraziti. Disa autoritete mendojnë që kjo shifër mund të jetë rreth 95%. Njerëzit mund të luajnë rolin e mikëpritësit për rreth 100 lloje të ndryshme parazitësh,  duke filluar nga ato mikroskopikët deri në krimba shirit, të cilët mund të rriten në gjatësi të ndryshme. Parazitët më së shumti gjenden në zorrën e trashë, por gjithashtu migrojnë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë mëlçinë, mushkëritë, muskujt, kyçet, lëkurë, gjak ose dhe në tru.

Burimet më të zakonshme të infeksionit nga parazitët janë mishrat e pagatuar si duhet (mishi i derrit, viçit, peshku i pagatuar veçanërisht), frutat dhe perimet e palara, ata që udhëtojnë në vendet e treta, uji i ndotur, mushkonjat dhe kafshët.

Disa nga shenjat më të zakonshme të shenjave të parazitëve te njerëzit janë:
-Një bark shumë i fryrë
-Paaftësi për të humbur peshë
-Rrathë të zinj përreth syve
-Diarre ose kapsllëk kronik (ndonjëherë të dyja)
-Akne të vazhdueshme
-Probleme me dhëmbët
-Insomia (Probleme me gjumin, veçanërisht zgjuar në orën 2-3 të mëngjesit).
-Dëshirë të vazhdueshme për ëmbëlsira
-Probleme me humorin
-Depresion
-Lodhje kronike
-Anemi
-PMS
-Frymë e keqe
-Erë e keqe trupi
-Alergji ushqimore
-Bllokim sinusesh
-Fryrje abdominale e vazhdueshme
-Probleme tretëse
-Kruarje anale
-Mbajtje të ujërave

Ju lutem mbajeni mend, që edhe pse këto simptoma mund të sinjalizojnë parazitë të ndryshëm, ato mund të jenë dhe shenja të sëmundjeve tjera.

Parazitët kanë efekt shkatërrues për shëndetin tonë
-Ata dobësojnë sistemin imunitar, duke na bërë më të prekshëm ndaj infeksioneve.
-Ata ushqehen me lëndët ushqyese që marrin nga dietat tona.
-Ata irritojnë indet e trupit, duke nxitur reaksionin inflamator.
-Ato prodhojnë mbetje toksike të cilat trupi i ynë i absorbon.
-Ato i shkatërrojnë qelizat më shpejt sesa trupi ynë i riprodhon, duke çuar në balancë jo të duhur.
-Ato shkatërrojnë vijëzimin intestinal.
-Ato mund të shkaktojnë obstruksion, sidomos në kanalet e bilës pankreatike dhe të zorrëve.

Më poshtë do të gjeni disa nga parazitët që shfaqen më së shpeshti
Krimb rrethor/Roundworm
(Ascaris Lumbricoides)

Ascaris Lumbricoidet-t janë nematodat më të mëdha që parazitojnë në zorrët e njeriut. A.Lumbricoidet të rritura ose të papjekura ndonjëherë kalohen përmes feçeve.  Parazitët mashkullorë të rritur janë rreth 15-30 cm të gjatë ose 0.3-0.8 cm në diametër dhe kanë një bisht të përdredhur; Parazitët femërorë kanë 20-35 cm gjatësi nga 0.5 cm diametër.

Krimbat rrethorë (Roundworms) janë parazitët më të zakonshëm  që gjenden në trupin e njeriut dhe është përllogaritur që rreth 25% e popullsisë së botës është e infektuar nga kjo nematodë. Krimbat e rritur jetojnë në zorrët e holla dhe vezët kalojnë në feçe. Një femër e vetme mund të lërë rreth 200,000-300,000 vezë në ditë.

Rreth 2 javë pasi kanë kaluar në feçe, vezët përmbajnë një larvë infektuese, dhe njerëzit infektohen në momentin që gëlltisin këto vezë. Vezët ngecin në zorrën e hollë. Krimbat e rinj penetrojnë në zorrën e hollë, fillimisht duke hyrë në sistemin qarkullues dhe hyjnë në kanalet e ajrit. Më pas ato migrojnë në kanalet e ajrit në faring ku ato gëlltiten dhe në zorrët e holla shnëdrrohen në krimba të rritur. Se pse këta krimba i nënshtrohen një migrimi të tillë për të filluar aty ku e nisën është një mister. Por këto zakone nuk janë unike vetëm për këtë lloj, pasi dhe të afërmit e tyre kalojnën nën të njëjtin megrim në brendësi të trupave të “mikpritësit” të tyre.

Infeksionet e krimbave rrethorë te njerëzit mund të shkaktojnë komplikacione të rënda. Migrimi i larvave përmes mushkërive shkakton që enët e gjakut të mushkërive të kenë hemoragji dhe më pas kjo përgjigje inflamatore shoqërohet me edemë. Akumulimi i lëngjëve në mushkëri rezulton në “ascaris pneumonia”, e cila mund të jetë fatale.

Krimbat rrethorë janë të prirur për migrim brenda zorrës së hollë dhe kur krimbat e mëdha fillojnë të migrojnë, nuk ka shumë që qëndrojnë aty.  Janë raportuar fakte që kur krimbat rrethorë migrojnë dhe bllojnë bilën ose kanalin pankreatik, ose kur krimbat kanë penetruar në zorrën e hollë, ka rezultuar në periotinit akut (dhe fatal).

Krimbat rrethorë mesa duket janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj anestezisë. Shumë raste janë dokumentuar ku pacientët në dhomat e rikuperimit të kirurgjisë kanë pasur krimba që migronin nga zorra e hollë, përmes stomakut dhe jashtë hundës ose gojës.

*Fakte interesante: Krimbat rrethorë nuk kanë sistem qarkullues ose respirator kështu që ato përdorin difuzionin për të marrë frymë.

Krimbat e rritur jetojnë në lumenin e zorrëve të holla. Një femër mund të prodhojë rreth 200,000 vezë në ditë, të cilat kalojnë me feçet. Vezët e pafertilizuara mund të gëlltiten por nuk janë efektive. Vezët e fertilizuara embrionizohen dhe bëhen infective pas 18 ditësh ose pas disa javësh, në varësi të kushteve mjedisore (optimale: të lagështa, të ngrohta etj). Pasi vezët infektuese janë gëlltitur, larva “pushton” mukozën intestinale dhe më pas transportohen përmes portalit, më pas në qarkullimin sistemik e më pas në mushkëri.
Maturimi i larvës vazhdon në mushkëri (10-14 ditë), penetron muret alveolare, afër pemës bronkiale në fyt, dhe më pas gëlltitet. Pasi arrin zorrën e hollë, ato zhvillohen në krimba të rritur. Ndërmjet 2-3 muaj janë të nevojshme nga tretja e vezëve infektive e deri te ovipozicionimi i femrës së rritur. Femrat e rritura mund të jetojnë 1-2 vjet.

Distribucioni gjeografik
Infeksioni më i zakonshëm helmintik. Distribucioni kudo në botë. Prevalenca më e lartë është në rajonet tropikale dhe subtropikale  dhe në zonat me higjenë sanitare të ulët. Ndodh në zonat rurale të pjesës jugperëndimore të SHBA-së.

Hookworm
(Anclystoma duodenale, Necator americanus)

Hookworma-t  njerëzore përfshijnë dy nematoda (speciet e krimbave rrethore). Aneclystoma duoenale dhe Necator americanu-s. (Femrat e rritura: 10-13 mm (A.duodenale), 9-11 mm (N.americanus); meshkujt e rritur: 8-11 mm (A. duodenale), 7-9 mm (N.americanus). Një grup i vogël krimbash që infektojnë kafshët mund të pushtojnë dhe të parazitojnë njerëzit (A.Celanicum) ose mund të penetrojnë lëkurën e njeriut (duke shkaktuar larva ngjitëse), por nuk zhvillohen më tej (A.braziliense, Ucinaria stenocephala).

Janë shumë specie hookëorme-sh që infektojnë gjitarët. Më të rëndësishmit, të paktën nga perspektiva njerëzore, janë hookëorms-at, Ancylostoma duodenale dhe Necator americanus, të cilët infektojnë pothuajse 800,000,000 njerëz.

Hookworma-t janë rreth 10 mm në gjatësi dhe jetojnë në zorrët e holla. Femrat dhe meshkujt çiftëzohen, dhe femrat prodhojnë vezë që kalojnë në feçe. Në varësi të species, femrat hookworm mund të prodhojnë 10,000-25,000 vezë në ditë. Pas dy ditësh pas kalimit, vezët çahen; krimbat e rinj ose larvat zhvillohen në fazën infektive në rreth 5 ditë. Mikpritësi tjetër infektohet kur një larva infektive penetron në lëkurën njerëzore. Krimbat e rinj migrojnë përmes trupit të mikpritësit dhe në fund përfundojnë në zorrën e hollë ku ata rriten deri në pjekurinë seksuale. Prezenca e tyre mund të demostrohet duke gjetur karakteristika të vezëve në feçe.

Pjesa e gojës te hookworma-t janë të modifikuara në pjesë prerëse. Lidhja e tyre me pjesët e zorrës së hollë shkakton hemorragji dhe krimbat ushqehen në gjak. Sëmundja e krimbave të tillë mund të ketë efekte shkatërruese te njerëzit, veçanërisht fëmijët, për shkak të humbjeve të shumta të gjakut. Larvat te qentë dhe macet mund të infektojnë njerëzit, por krimbat e rinj nuk do të maturohen te krimbat e rritur. Krimbat e rinj mbeten në lëkurë ku ato fillojnë të migrojnë për javë ose muaj në disa raste. Kjo gjendje rezulton në “ndërprerje të frikshme”.

*Fakte interesante: 17% e popullsisë së Kinës është e infektuar me hook-worms.

Vezët kalohen në feçe dhe nën kushte të favorshme (të lagështa, të ngrohta etj), larvat çahen brenda 1-2 ditësh. Larvat e nxjerra rriten në feçe dhe 5-10 ditësh, ato arrijnë fazën e tretë, pra bëhen infektive. Këto larva infektive mund të mbijetojnë rreth 3-4 javë në mjedise të favorshme. Në kontakt me njeriun, larva penetron në lëkurë dhe transportohet nga venat në zemër e më pas në mushkëri. Ato penetrojnë në alveolin pulmonare, ngjtur me pemën bronkiale në faring dhe më pas gëlltitet. Larvat arrijnë zorrën e hollë, ku ato qëndrojnë dhe maturohen në të rritur. Krimbat e rritur jetojnë në lumenin e zorrëve të holla, ku ata ngjiten me murin intestinal me gjakun e humbur të mikpritësit. Shumica e krimbave të rritur eliminohen në 1-2 vjet, por të dhënat e jetëgjatësisë mund të arrijnë disa vite.

Disa larva A.duodenale, duke ndjekur penetrimin e lëkurës së pritësit, mund të bien në gjendje gjumi (në zorrë ose muskuj). Përveç kësaj, infeksioni nga A.duodenale mund të ndodhë në rrugë orale ose transmetuese (nëpërmejt indeve të gjirit). Megjithatë N.americanus, kërkon një fazë migrimi transpulmonare (përmes mushkërive).

Distribucioni gjeografik


Eshtë infeksioni i dytë më i zakonshëm te njerëzit (pas ascariasis). Distribucion global, më së shumti në zonat me lagështi dhe me klimë të ngrohtë. Të dyja si N.americanus dhe A.duodenale gjenden në Afrikë, Azi dhe në Amerikë. Necator americanus predominon në Amerikë, Australi, ndërkohë që vetëm A.duodenale gjendet në Lindjen e Mesme, Afrikën veriore dhe Europën jugore.

Lymfatic Filariasis
(Wuchereria Bancrofti; Brugia malayi)

Krimbat e mëdha janë të gjatë, me kutikula të buta si dhe me funde rrethore. Mashkulli është rreth 40 mm i gjatë dhe 100 um i gjerë. Bishtin e ka në formën e gishtit. Femra është 6-10 cm e gjatë dhe 300 um e gjerë. Femrat e rritura prodhojnë mikrofilaria të cilat arrijnë në gjak dhe në shumë zona mikrofilaria-t parandalojnë periodicitetin noktumal dhe gjenden në pjesën periferike të gjakut ndërmjet 10 p.m dhe 2 a.m. Vijat e Pacifikut jugor nuk parandalojnë periodicitetin.

Shumë njerëz me shumë mundësi janë shumë familjarë me këtë sëmundje, që njihet ndryshe dhe “elephantiasis.” Parazitët e rritur jeton në nyjet limfatike të njerëzve dhe krimbat femërore prodhojnë mikrofilarie (embrioza të avancuara), që gjenden në gjak. Mikrofilariaet gëlltiten nga një mushkonjë kur ushqehen dhe në mushkonjë mikrofilariaet transformohen në larva infektive. Kur një mushkonjë ushqehet te një njeri, infeksioni transmetohet përmes larvës. Larva migrojnë në nyjet limfatike, arrijnë pjekurinë seksuale dhe cikli i jetës është i plotë. Shumë lloje mushkonjash do ta transmetojnë këtë parazit, duke përfshirë dhe Anopheles-in, i cili gjithashtu është një korrier për malarian. Ashtu si infeksionet e tjera filariale, filariazi i Bancroft diagnostikohet më shpesh duke demostruar mikrofilariae në gjak.

Filariaza Bankroftiane dhe një sëmundje e ngjashme e shkaktuar nga Brugia malayi, janë të përhapura më së shumti në qendër të Afrikës dhe në pjesën jugore dhe jugperëndimore të Azisë. Infeksionet e përsëritura, siç ndodh në zonat ku ka sëmundje endemike, rezultojnë në bllokim të kanaleve dhe nyjeve limfatike. Kjo rezulton në akumulim të limfës dhe ënjtje të indeve. Parazitet e rritura kanë si tendencë të preferojnë nyjet limfatike që kullohen në zgavrën e pjesës së ulët abdominale dhe të këmbëve, kështu që “elephantiasis”shpesh shënjohet nga një disfiguracion i organeve të jashtme gjenitale dhe të këmbëve.

Fakte interesante: Mbi 120 milionë njerëz janë prekur nga filariaza limfatike.

Specie të ndryshme të mushkonjave janë vektorët e W. Bancrofti filariasis në varësi të shpërndarjes gjeografike. Ndërmjet tyre janë: Culex (C.annulirostris, C.bitaeniorhynchus, C.quinquefasciatus, dhe C.Pipiens);  Anopheles (A.arabinensis, A.bancrofti, A.Farauti, A.funestus, A.gambiae, A.koliensis, A.melas, A.merus, A.punctulatus dhe A.ëellcomei); Aedes (A.aegypti, A.aquasalis, A.bellator, A.cooki, A.darlingi, A.kochi, A.polynensiensis, A. pseudocutellaris, A.rotumae, A.scapularis dhe A. vigilax); Mansonia (M.pseudotitillans, M.uniformis); Coquillettidia (C.juxtamansonia). Gjatë një vakti gjak, një mushkonjë e infektuar prezanton fazën e tretë të larvës në lëkurën e njeriut mikpritës, ku ato penetrojnë në zonën e pickuar. Ato zhvillohen në rritur dhe zakonisht vendosen në zonën limfatike. Femrat krimba janë rreth 80-100 mm të gjata dhe 0.24 dhe 0.30 mm në diametër, ndërkohë që meshkujt janë rreth 40 mm nga .1 mm. Të rriturit prodhojnë mikrofilariae rreth 244-296 um nga 7.5 um deri në 10 um të cilat janë të mbuluara dhe kanë periodicitet nokturnal, përveç mikrofilariae-s të Pacifikut jugor i cili ka mungesë të periodicitetit të shënjuar. Mikrofilariae-t migrojnë në kanalet limfatike dhe të gjakut duke lëvizur në mënyrë aktive përmes gjakut dhe limfës. Një mushkonjë gëlltit mikrofilariae-n  gjatë një vakti gjak. Pas tretjes, mikrofilariaet humbasin mburojën e tyre dhe disa prej tyre punojnë drejt murit proventrikular dhe pjesës kardiake të grykës së mushkonjave dhe arrijnë muskujt torakalë. Aty, mikrofilariae-t zhvllohen në fazën e parë të larvës dhe më pas eventualisht në fazën e tretë, që është faza infektive. Faza e tretë infektive, larva migron përmes hemocoelës drejt prosbokis-it të mushkonjave dhe mund të infektojnë një tjetër njeri kur mushkonja i pickon.

Shpërndarja gjeografike
Ndërmjet agjentëve të filariazës limfatike, Wuchereria bancrofti gjendet në zonat tropikale kudo në botë; Brugia malayi është e limituar në Azi; dhe Brugia timori është e kufizuar në disa ishuj të Indonezisë. Onchocerca volvulus, ndodh kryesisht në Afrikë, por pa përjashtuar dhe Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Ndërmjet specieve të tjera, Loa Loa dhe Mansonella streptocerca gjenden në Afrikë; Mansonella ndodh kryesisht në Afrikë dhe në Amerikën Jugore; dhe Mansonella Ozzardi ndodh vetëm në kontinentin Amerikan.
Whipworm
(Trichuris Trichiura)

Nematoda Trichuris Trichiura, të quajtura gjithashtu “Whipëorms”. Femra e rritur është rreth 35-50 mm në gjatësi dhe mashkulli rreth 30-45 mm.

Këto krimba e morën emrin e tyre nga forma karakteristike e krimbave të rritur. Këto të fundit jetojnë në zorrën e trashë të mikpritësit të tyre me fundet e cunguara në qelizat që vijëzojnë zorrën. Cdo femër mund të prodhojë rreth 10,000 vezë me tepri çdo ditë dhe krimbat mund të jetojnë disa vjet. Vezët kalohen në feçet e mikpritësit dhe ato bëhen infektive në rreth tre javë. Kur një vezë e infektuar gëlltitet nga një mikpritës, çahet në zorrën e hollë dhe krimbi i ri migron në zorrën e trashë kur arrin pjekurinë seksuale.

Shumica e infeksioneve të “whipëorm” janë asimptomatike. Megjithatë, për shkak se krimbat jetojnë shumë gjatë dhe një person mund të ri-infektohet disa herë, grumbullime krimbash mund të formohen. Simptomat e këtij infeksioni përfshijnë diarre, disenteri dhe anemi. Infeksionet e rënda te fëmijët mund të shkaktojnë vonim mendor dhe fizik. Diagnoza varet nga demostrimi i vezëve të cilat kanë një pamje karakteristike në feçe.

Një vezë e paembrionizuar kalohet me feçet. Në “dhe”, vezët zhvillohen në fazën e dytë, një fazë e avancuar, dhe më pas ato embrionizohen; vezët bëhen infektive në 15-30 ditë. Pas tretjes, vezët çahen në zorrën e hollë dhe çlirojnë larva, që piqen dhe stabilizohen në zorrën e trashë si të rritur. Krimbat e rritur (rreth 4 cm në gjatësi) jetojnë në cecum, afër zorrës së trashë. Krimbat e rritur janë të rregulluar në atë vendodhje me pjesë të brendshme që vazhdojnë drejt e në mukozë. Femrat fillojnë në oviozitohen 60-70 ditë pas infeksionit. Krimbat femra në cecum prodhojnë ndërmjet 3000-20,000 vezë në ditë. Jetëgjatësia e tyre si të rritur është rreth 1 vit.

*Fakte interesante: Simptomat e krimbave Pin janë më të këqija gjatë natës kur krimbat janë më aktivë dhe zvarriten në anus për të depozituar vezët e tyre.

Shpërndarja gjeografike:
Whipworm zë vëndin e tretë si një nga llojet më të zakonshme që prekin njerëzit. Përllogaritet që rreth 200 milion njerëz janë të prekur çdo vit. Gjendet zakonisht në rajonet e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore (ekzistenca është mjaft e rrallë në tropik), si dhe gjendet veçanërisht te fëmijët. Nivele të larta të prekshmërisë janë treguar në fëmijët kaukazë në SHBA dhe Kanada, me vlera 30-80%, me vlera të njëjta dhe në Europë.

Krimbat Pin
(Enterobius Vermicularis)
Kjo nematodë është quajtur gjithashtu dhe krimbi Pin njerëzor. (Femrat e rritura: 8-13 mm, meshkujt e rritur: 2-5 mm). Njerëzit konsiderohen të jenë mikpritësit e vetëm të E. vermicularis. Një specie e dytë, Enterobius gregorii, është përshkruar dhe raportuar nga Europa, Afrika dhe Azia. Për qëllime praktike, morfologjie, cikli jetësor, prezantime klinike dhe trajtimi të E.gregori është identik me E.vermicularis.

Kjo nematodë, ose krimbi rrethor, është përllogaritur që infekton rreth 400 milionë njerëz, por megjithatë pak është bërë për të mposhtur këtë infeksion. Shkakton irritim dhe kruajtje të vazhdueshme në zonën e anusit  pasi krimbat e rritur lënë zorrën dhe migrojnë në lëkurë për të lëshuar vezët e tyre. Këto vezë janë mjaft rezistente ndaj dehidratimit. Kur një person i infektuar gërric zonën anale, vezët fluturojnë në ajër dhe lejojnë anëtarët e tjerë të familjes t’i marrin dhe eventualisht ata infektohen me to.

Eshtë ky parazit që çoi në testin “Scotch Tape Test”, si një metodë për të detektuar praninë e vezëve në pacientët e infektuar , sidomos te fëmijët. Ky test duhet bërë që në mëngjes përpara se personi që dyshohet se është i infektuar të ngrihet nga krevati, të përdorë banjën apo të bëjë një dush.

Ky lloj testi konsiston në:
-Aplikimi i një ane ngjitëse të një shiriti transparent (si shirit skoç) shkurtimisht në lëkurë përreth anusit. Çdo krimb Pin ose/dhe vezët që janë në lëkurë, do të ngjiten te pjesa ngjitëse.
-Shtypja e anës ngjitëse të shiritit në një slajd mikroskopi dhe ekzaminimi për praninë e krimbave dhe/ose vezëve.

Ky është testi më i mirë për diagnostikimin e krimbave. Këto krimba kur janë të pranishëm mund të detektohen mjaft lehtë nën një mikroskop nga një trajner profesional. Më shumë se 1 test është i nevojshëm për detektim të infeksionit; duke e bërë këtë test për tre ditë rrjesht diagnostikon me sukses krimbat në 90% të rasteve.

Vezët janë të depozituara në pjesët perianale. Vetë-infektimi ndodh kur transferojmë vezët infektive  drejt gojës me duart të cilat kemi gërvishtur zonën perianale. Transmetimi person-person ndodh kur kemi të bëjmë me rroba të ndotura apo çarçafë të ndotur. Enterobiaza mund të ndodhë kur kemi të bëjmë me një sipërfaqe në një ambjent të ndotur me krimba pin (prsh perde, tapet). Një numër i vogël vezësh mund të përhapen përmes ajrit. Këto mund të gëlltiten dhe të ndjekin të njëjtin zhvillim si vezët e tretura. Duke ndjekur të njëjtin proces, larvat çahen në zorrët e holla dhe vezët e rritura stabilizohen në zorrën e trashë. Intervali kohor nga tretja e një veze infektive në ovipozicion nga femrat e rritura është rreth një muaj. Jetëgjatësia e të rriturit është rreth dy muaj. Femrat gravide migrojnë jashtë anusit dhe ovipozicionohen ndërkohë që synojnë lëkurën e zonës perianale. Larva që mbahet brenda vezës zhvillohet (vezët bëhen infektive) në 4-6 orë nën kushte optimale.  Retroinfeksioni ose migrimi i larvave të reja nga lëkura anale drejt e në rektum, mund të ndodhë por frekuenca në të cilën ndodh akoma nuk dihet.

*Fakte interesante:
Në 5 shtator, 1991, doktorët arritën të nxirrnin 37 ft(njësi matëse) krimbi shirit nga Sally Mae Wallace of Great Grits, Mississipi.

Shpërndarja gjeografike
Kudo në botë, infeksion që është më së shumti i pëhapur në shkolla, në fëmijët para-shkollorë dhe në turma. Enterobiaza shfaqet të jetë më e zakonshme në zonat e temperuara sesa ato tropikale. Infeksioni më i zakonshëm është në SHBA (ku preken përkatësisht 40 milionë njerëz).

Krimbat shirit (Taenia sp.p)
Llojet më të zakonshme të krimbave shirit janë: cestodat (krimbat shirit), Taenia saginata (krimbat shiritë të lopës) dhe Taenia solium (krimbat shiritë të mishit të derrit. T. saginata është e gjatë rreth 9 m (27 ft)  ndërkohë që T.solium mund të arrijë 6 m (18 ft). Taeniasis ndodh kur mishi i pagatuar dhe i pashkrirë i mishit të lopës ose të derrit konsumohen. T. solium mund të shkaktojë gjithashtu cisticercozë.

Manifestime të krimbave shirit zakonisht ndodhin në rajone ku ka ndotje fekale të dheut, ujit dhe ku peshku e mishi gatuhet pak ose aspak. Lloji më i zakonshëm i krimbave shirit në SHBA janë krimbat shiritë të mishit të lopës, Teania saginata, dhe krimbat shiritë të mishit të derrit (T.solium), ku mikpritësit e tyre të zakonshëm janë lopa ose derri, respektivisht.

Krimbat shiritë të peshkut (Diphyllobothrium latum), të transmetuar nga peshku te njerëzit, zakonisht kulmin e kanë në Azi, Kanada dhe në liqenet veriore të rajoneve të SHBA-së. “Hymenolepsis nana” transmetohet përmes ndotjes fekale dhe zakonisht prek fëmijët në pjesën jugperëndimore të SHBA-së. Krimbat shiritë të qenit (Echinococus granulose), e kalojnë fazën e rritjes në zorrët e qenve dhe gjithashtu mund të prekin edhe njerëzit.

Njerëzit janë mikpritësit e vetëm të Taenia saginata dhe Taenia solium. Vezët kalohen me feçet; vezët mund të mbijetojnë për ditë ose muaj në një mjedis. T.saginata dhe derrat (T.solium) mund të infektohen duke tretur pjesë të ndotura me vezë ose me proglotide gravide. Në zorrët e kafshëve, oncosfera cahet, “pushton” murin intestinal dhe migron në muskujt e strijuar, ku zhvillohen në “cisticerci”. Kjo e fundit mund të mbijetojë për vite me rradhë te një kafshë. Njerëzit infektohen duke tretur një mish të pagatuar mirë ose të infektuar. Në zorrën e njeriut, cisticercusi zhvillohet përgjatë dy muajve në një krimb shirit të rritur, i cili mund të mbijetojë për vite me rradhë. Krimbat shiritë të rritur lidhen në zorrën e hollë dhe aty qëndrojnë. Gjatësia e një krimbi të rritur është diku te 5 m ose më pak për T.saginata  (megjithatë mund të arrijë deri në 25 m) dhe 2 deri në 7 m për T.solium. Të rriturit prodhojnë proglotide të cilat piqen dhe shnëdrrohen në gravide, ndahen nga krimbat shirit dhe migrojnë në anus ose kalojnë me feçet (rreth 6 në ditë). Të rriturit T.saginata zakonisht kanë 1000 dhe 2000 proglitide, ndërkohë që të rriturit T.solium kanë një mesatare prej 1000 proglitidesh. Vezët e mbajtura në proglotidet gravide lirohen pasi proglotidet kalojnë me feçet. T.saginata mund të prodhojë rreth 100,000 ndërkohë që T.solium mund të prodhojë rreth 50,000 vezë për proglotid respektivisht.

Shpërndarja gjeografike
Të dyja speciet janë të përhapura kudo në botë. T.solium është më prevalent në vendet e popujt e varfër, ku njerëzit jetojnë më afër, në kontakt me derrat dhe konsumojnë mish të pagatuar mirë; si dhe prevalanca më e ulët është në vendet myslimane.

Candida Albicans
Candida Albicans është një infeksion i majasë pothuajse kërpudhor. Normalisht, jeton harmonisht në mjedisin e ngrohtë, në pjesët e traktit tretës dhe vaginal. Megjithatë, kur një rritje malinje e majasë ndodh në traktit gastrointestinal, njihet si syndroma mjekësore komplekse e quajtur “candidiasis”, ose sindroma e majasë. Candidiasis kronik është provuar klinikisht që shkakton një sërë simptomash në çdo sistem të trupit. Simptomat mund të përfshijnë lodhje, depresion, ankth, probleme me lëkurën dhe keqfunksionime të sistemit imunitar.

Kjo lloj gjendjeje është mjaft komplekse e shkaktuar nga një akumulim i faktorëve kontribues. Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve dhe pilulat e kontrollit të lindjes janë me siguri shkaktarët më të këqinj në shkatërrimin e bakterieve beneficiale –duke lejuar majanë të shumohet me shpejtësi. Dieta jonë moderne me karbohidrate të thjeshta, e bën trupin tonë “bufe të hapur” për candida-n. Thjesht mendoni procesin e pjekjes së bukës. Cfarë ndodh me majanë kur sheqeri shtohet në përbërje? Fillon të riprodhohet në ritme të shpejta. E njëjta gjë ndodh dhe në trupin tonë.

Një botim i korrik 1984 i “Journal of Reproductive Medicine” studioi 100 femra dhe gjetën një të dhënë pozitive ndërmjet konsumimit të sheqerit, të bulmetit dhe lidhja e tyre me infeksionet maja vaginale.  Pasi ndoqën një dietë që eliminonte këto ushqime, më shumë se 90% e këtyre femrave nuk u prekën më nga infeksione të tilla përgjatë gjithë vitit.

*Fakte interesante: Ka më shumë toksina në trup që ndodhin natyralisht sesa ato që janë të shkaktuara nga vetë njeriu.

Eshtë përllogaritur që rreth 30 milionë meshkuj dhe femra vuajnë nga candidiasis në çdo kohë dhe pothuajse të gjithë kanë-ose do të kenë-një gjendje të moderuar të candida-s në jetën e tij apo të saj.

Një qelizë majaje prodhon rreth 75 substanca toksike të njohura që helmojnë trupin e njeriut. Këto toksina ndotin indet, dobësojnë sistemin imunitar, gjëndrat, veshkat, fshikëzën, mushkëritë, mëlçinë dhe veçanërisht trurin dhe sistemin nervor. Candida bëhet aq masive dhe “pushtuese” saqë formon struktura të gjata me rrënjë që penetrojnë vijëzimin e mukusit të murit gastrointestinal. Ky penetrim thyen barrierën mbrojtëse ndërmjet traktit intestinal dhe qarkullimit të gjakut, duke lejuar shumë substanca të panjohura dhe toksike që të hyjnë dhe të ndotin trupin, duke kontribuar më tej në autointoksifikim.

Si rezultat, proteinat dhe nënproduktet e tjera që nuk janë tretur ose eliminuar plotësisht mund të sulmojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë reaksione serioze alergjike, lodhje dhe shumë gjendje të tjera shëndetësore. Kjo lejon Candida-n dhe bakteriet e tjera të hyjnë në qarkullimin e gjakut, i cili i transporton ato në inde të tjera, duke çuar në plagë nyjesh, dhimbje kraharori, probleme me sinusin dhe lëkurën, ose më keq. Para disa vitesh, ishte një rast i një autopsie të një zonje e cila vdiq nga problemet me zemrën për asnjë shkak të dukshëm. Ata zbuluan që zemra e saj ishte plotësisht e mbuluar nga majaja Candida.

Infeksionet maja vaginale janë më prevalente në ditët e sotshme, ato nuk pastrohen plotësisht derisa rritja e Candidës kontrollohet përgjatë gjithë trupit, sidomos në zonën e brendshme. Gjithashtu Candida mund të transmetohet nga një person te tjetri. Mbetjet e mëdha të aktivitetit të qelizave të majasë janë acetaldehidet dhe nënprodukti është etanoli. Shumë njerëz bëhen anemikë pasi hekuri është i vështirë për t’u absorbuar në praninë e Candida-s, kur nuk ka mjaftueshëm oksigjen për indet. Etanoli mund të shkaktojë lodhje të tepërt dhe të reduktojë fuqinë dhe staminën. Shkatërron enzimat e nevojshme që nevojiten për energjinë e qelizave dhe siguron kushte të favorshme për të çliruar radikalet e lirë, të cilët përshpejtojnë procesin e plakjes.

Shumë njerëz që vuajnë nga Candidiasis, rrallë dyshojnë që ky mund të jetë shkaku pse ata sëmuren. Simptomat janë të shumta saqë mjekët kurrë nuk gjejnë shkakun por trajtojnë simptomat sipërfaqësore (si lodhja, artriti,  depresioni etj).

Simptomat e Candida-s albicans përfshijnë:
-Kapsllëk
-Diarre
-Kolit
-Dhimbje abdominale
-Dhimbje koke
-Frymë e keqe
-Kruarje rektale
-Impotencë
-Humbje kujtese
-Ndryshime me humorin
-Plagë
-Urth i vazhdueshëm
-Dhimbje nyjesh dhe muskujsh
-Dhimbje fyti
-Bllokim
-Kollë e vazhdueshme
-Akne
-Djersë gjatë natës
-Infeksione sinusi
-PMS
-Djegie gjuhe
-Pika të bardha në gjuhë ose gojë
-Lodhje ekstreme
-Vaginitis
-Infeksione veshkash dhe fshikëze
-Artrit
-Depresion
-Hiperaktivitet
-Hipotiroidizëm
-Probleme adrenale
-Diabet

Siç mund ta shihni, simptomat e candidiasis-it janë shumë të ngjashme me infeksionet parazitare, për shkak se sistemi imunitar preket në të dyja rastet dhe situata del jashtë kontrollit. Ja pse shumë njerëz me parazitë vuajnë edhe nga Candida.

Këto gjendje mund të shkaktohen dhe nga faktorë të tjerë. Disa njerëz mund të vuajnë nga një ose dy simptoma, ndërsa njerëz të tjerë mund të vuajnë nga shumë simptoma.

Trajtimet konvencionale për candida-n kanë si tendencë të injorojnë rrënjën e problemit. Si rezultat, pasojat janë të paevitueshme. Shumë herë përshkruhen antibiotikë të cilët kontribuojnë në  eliminimin e bakterieve të mira dhe prishin balancën e florës së brendshme.

Terapia Nistatin përdoret më gjerësisht nga doktorët për të trajtuar infeksionin e majasë. Ky mjekim funksionon duke dëmtuar muret qelizorë të organizmave të majasë. Përpos faktit që doktorët e shohin si mjekim jo-të dëmshëm, te disa persona mund të jetë toksik dhe të prodhojë efekte të padëshirueshme.

Ketoconazole dhe Nizoral shpesh përshkruhen si trajtime anti-kërpudhore. Ata mund të jenë efektive ndaj Candida-s por të shkaktojnë probleme serioze të mëlçisë. Gjithashtu simptomat përsëriten nëse shkaku real nuk adresohet.

*Fakte interesante
: Eshtë përllogaritur që rreth 70% e njerëzve kanë rritje të tepërt të Candida-s  në zorrë, gojë apo lëkurë.
Si të detoksifikohemi?
Siç mund ta shihni, një zorrë e trashë e dëmtuar dhe një sistem i prekur imunitar mund t’ju bëjë të prekshëm ndaj shumë sëmundjeve. E gjithë kjo gjendje shëndetësore mund t’ju duket pak e frikshme. Nëse po, mund të doni të dini si ta parandaloni ose ta trajtoni këtë gjendje.

Një program i mirë detoksifikimi  nuk targeton vetëm zorrën e trashë por edhe të gjitha organet. Këto organe-kryesisht mëlçia, veshkat, sistemet limfatike dhe të qarkullimit të gjakut –gjithashtu pastrojnë dhe mbrojnë trupin nga substancat toksike. Detoksifikimi mund të targetojë secilën nga këto organe individualisht ose njëherësh.

Njerëzit me sistem të dobët imunitar duhet të jenë shumë të kujdesshëm me programet e detoksifikimit. Meqë pastrimi lëshon shumë kimikate dhe toksina të ruajtura, një sistem i brishtë imunitar mund të ketë ndërlikime. Njerëzit me këtë problem duhet të punojnë më fort për të forcuar sistemin imunitar fillimisht dhe më pas të përdorin barna ose suplemente për të filluar me pastrimin gradual.

error: Nuk lejohet kopjimi!